SGS vazhdon t’i “fitojë” tenderët

Muzeu arkeologjik do të paguaj 140.000 euro për një shërbim të SGS-së. Foto: printscreen.

 

Marrëveshja për sigurimin e muzeut u publikua shumë muaj pas nënshkrimit të saj, është arritur duke mos u organizuar ankand, ndërsa favori që është kërkuar, nuk është pjesë e marrëveshjes Kornizë, kuptohet nga raportimi

 

 

 

Marrëveshja për sigurim të pronës, lëndëve arkeologjike, materialeve dhe dokumenteve të nevojshme të IN Muzeut Arkeologjik në Maqedoni, Shkup me të cilin Muzeu Arkeologjik në Maqedoni me 4 shkurt të këtij viti e ka arritur me kompaninë SGS, është publikuar mbrëmë në sistemin Elektronik për prokurim publik – kur u dorëzua nga muzeu.

Arheoloshki i SGS

Marrëveshja për sigurim të pronës, lëndëve arkeologjike, materialeve dhe dokumenteve të nevojshme të IN të Muzeut Arkeologjik në Maqedoni, Shkup u publikua shumë muaj më vone nga dita e nënshkrimit të saj, dhe është arritur duke mos u organizuar ankand elektronik, ndërsa favori i kërkuar, po ashtu nuk është pjesë e marrëveshjes Kornizë, siç mësojmë nga raportimi.

Për shumën prej 8.559.720 denarë, gjegjësisht jo më pak se 140.000 euro, SGS, e cila ka qenë e vetmja kompani pjesëmarrëse në konkursin e muzeut arkeologjik 10/2015, do të duhet të ofrojë shërbimin deri më 31 janar të vitit 2017.

Kompania SGS, gjegjësisht Shoqëria për shërbime Security Group Servis DOOEL – Shkup, ka vazhduar si e paprekshme në biznesin e sigurimeve – duke filluar që nga spitalet, shkollat, përmes muzeve, deri te sigurimi i autostradave, analizon TV Nova sot.

Ky është tenderi i tetë për sigurimin e institucionit shtetërorë që e fitoi SGS që nga fillimi i vitit, dhe e gjitha kap vlerën prej 911.000 euro. 

Agjencia e pa konkurrent për sigurime, këtë vit fitoji  bizneset edhe me TEC Negotinë (34.000 euro), A.D. Elektran (46.000 euro), Spitali Veles (34.000 euro), sigurimin e të gjitha shkollave të mesme në qytetin e Shkupit (227.000 euro), Salla Boris Trajkovski në periudhë prej tre muajsh (8.600 euro), muzeu Arkeologjik (140.000 euro) ndërsa parat më të mëdha vinë nga rrugët shtetërore për sigurim të vend pagesave rrugore, marrëveshje e arritur në korrik me vlerë prej 422.000 euro për periudhë dy vjeçare. 

Që nga fillimi i punës së saj në vitin 2012, më pas deri në fund të vitit 2015, agjencia e mistershme fitoi 56 tenderë shtetërore, ndërsa në 46 prej tyre ka qenë pjesëmarrësi i vetëm. Ose në para, për katër vite SGS nga buxheti shtetëror dhe ai komunal arkëtoi 16 milion euro.

Kompania SGS dhe mënyra se si i ka bërë disa marrëveshje, përndryshe, janë temë e një cikli të bisedave të përgjuara të cilat i publikoi LSDM-ja, gjegjësisht “bomba” e 28, gjatë të cilës kuptojmë që për shumë gjëra , ashtu siç akuzon LSDM, drejtori Sllobodan Nikollovski patjetër e ka të pyes Sasho Mijallkovin.

SM: Tu lajmërua Konjakovski?
SN: Jo, nuk më ka lajmëruar. Nuk më është lajmëruar. 
SM: I’a dhashë numrin tënd, do të thërras.  
SN: Po.
SM: Ka filluar procedura për koncesionet.
SN: Mirë, atëherë.
SM: Prandaj i thash që dokumentacionin e tenderit të ta jap ty, të rishikohet. 
SN: Po, Po, gati, nuk është problem. 
SM: Për tu përgatitur, për tu përgatitur strategjia
SN: Po, gati, nuk është problem, do ta marrim dhe do ta rishikojmë. 
SM: Do me thënë ai do të thërras, do të ta jep.
SN: Bën, bën.
SM: Ajo nuk do të jetë në…Di të bëhet në seancën e radhës ose të fundit, ku dot të miratohet dokumentacioni i tenderit dhe proceduar do të kryhen sipas asaj, do të realizohet procesi. 
SN: Po, po, po. Mirë…
SM: Mirë unë do të jem aty dhe ashtu që…
SN: Sapo të më thërras…do ta marrim do ta rishikojmë, nuk është problem. Çfarë ka të re?
SN: Asgjë, ja punojmë. Tani janë pushimet vjetore, njerëzit i lëshojmë në pushime vjetore, është obligim ligjor. Ashtu e bëmë tani jemi mbi 920-930 njerëz.
SM: Aha, mirë është.
SN: Numri është i madh, mirë është. Tani është mirë, por do të shohim, shëndet. Dhe ashtu. 
SM: Prit, të përfundojmë këtë, edhe T-Mobile dhe arrish deri te 1.100.
SN: T-Mobile dhe ELEM, do të jenë mbi 1.200. Do të shohim, shëndet të kemi. 
SM: ELEM me Dejanin.
SN: Si?
SM: ELEM me Dejanin.
SN: Po, po, po. Jo, procedura, ku do që të jetë, do të jetë. Ka tender, gjithçka aty. Dhe aty…si për fillim 50 njerëz, më pas do të shohim. Sepse ato kanë,  të vetët…
SM: Prit, ke ti kontakt me Dejanin?
SN: Jo, e bëjmë atë punë. Edhe tenderin e publikuan dhe…
SM: Jo, me Dejanin duhet…që të kesh…
SN: Jo, jo, rregullisht jemi me të, rregullisht. 
SM: Mirë, atëherë. 
SN: Vaj shkon puna, mos u mërzit. Them për fillimin 50 njerëz sepse ato kanë edhe rojet e tyre dhe tani…
SM: Kur do të vendoset për atë?
SN:  Mendoj se fillon në shtator, sepse ai tender…deri në shtator mendoj.
SM: Shumë mirë.
SN: Po. Do të jetë, këtu do të shihemi kur do të vini.
SM: Tani, do ta thërras Zharen të shoh deri ku është me atë punë.
SN: Po, mirë.
SM: Me të. Ka diçka te re, në T-Mobile.

Në një bisedë tjetër, ashtu siç thotë LSDM, Mijallkov dhe Nikollovski, kuptojmë se kompania SGS ka biznes të “gatshëm” me Albafon.

SN: Të vi nesër në mëngjes. Dhe një punë, këtë patjetër menjëherë ta zgjidhim. Me Telekomin, apo dhe ato i kemi siguruar dhe…
SM: Si?
SN: Telekomin…
SM: o.
SN: Me atë kemi marrëveshje, me 1-shin do ta kemi edhe këtë Albafonin, e rI…
SM: Albafon?
SN: Po, edhe ato erdhën, dhe ato presin që t’i sigurojmë.
SM: Po, po, e di. Ata i kam miq. 
SN: Po. Dhe tani në Marrëveshjen me to ka një klauzolë, të kemi të drejtën e ekskluzive, do të thotë vetëm ato i sigurojmë, të mos sigurojmë kompani me veprimtari të njëjtë. 
SM: Jo, nuk bëhet ajo punë.
SN: Po, dhe tani duhet edhe këto t’i refuzojmë. 
SM: Do ta heqin atë nga Marrëveshja dhe fund. 
SN: Këtë desha te jua them. 
SM: A din ata të kërkojnë ekskluzive? Ku e kanë atë?
SN: Dhe duhej të shihemi me Zharkon të flisni ju, që më pas të shohim nëse mund të hiqet. Përndryshe me Marrëveshjen jemi të detyruar me atë ekskluzivitet. 
SM: Prit pak, a është ajo në ndonjë marrëveshje? Në, në…
SN:  Në Telekom.
SM: Te Zharko?

Përkundër ministrit të atëhershëm Zoran Konjakovski, SGS ka pasur përkrahje edhe nga ish ministri i financave Zoran Stavreski.

SN: Po të shohim disa punë që janë më të rëndësishme, rreth tenderëve, njëri, tjetri. Nëse shiheni aty me Stavreskin, boll me këto, ka disa firma të cilat ai apo…tani nuk e di nëse do të pranonte diçka te tillë, ama duhet ndihmë prej diku…Shohë në Jegunovcë, fabrika e Jugohromit, me duket se ai aty shkon, as nuk ka pozicione më të mira aty, as nuk mund…
SM: Në Jugohrom janë ato rusët?
SN: Por, jo, ai aty ka disa njerëz të afërt dhe ato janë në pozicione mjaftë të mira të cilët shumë mirë do të mund të menaxhonin me ne. Gjithë kohës e ndjekim e di, por përsëri rrotullohet në rreth, assesi të lëvizin. Haj kur do të vi do të bisedojmë për atë.

Kuptojmë edhe për punësimet në SGS ka vendosur Mijallkovi, gjegjësisht ajo firmë ka qenë pjesë e kulaçit që kanë ndarë VMRO-DPMNE dhe BDI:

MXH: Në atë agjencinë për sigurime…
SM: Po.
MXH: SMS, nuk e di si quhet…
SM: SGS.
MXH: E. Ka disa anëtarë, aktivistë të rëndësishëm të PDSH-së nga Çairi, por edhe disa të cilët përndiqen…
SM: E di.
MXH: Më kanë thënë se punojnë për atë agjencinë.
SM: Do ta rregullojmë menjëherë atë. 
MXH: Ashtu pra. Ose për shkak të asaj…
SM: Unë prita të mi tregojnë emrat, dhe ende nuk mi kanë dhënë. Më thanë se do t’i largojmë, nga ana tjetër e kam me urgjencë, nga i juaji, nga ai…
MXH: Sepse ato…
SM: Nga ai, nga Çairi juaj…
MXH: Aaa…mua më kanë thënë se janë ata, pa dallim ata janë, nuk mundet që të gjithë të jenë të BDI-së. Por nëse dihet se janë problematikë…
SM: Jo, ore, do të bëhen BDI, pse mos të jenë? Do të jenë me BDI-në, pse të mos jenë me BDI-në. 

Bisedat, porositën nga LSDM, se zbulojnë se SGS-ja është kompani qeveritare, e cila në mënyrë provizore fiton tenderët. Suksesi i SGS në vitin 2015 dhe këtë vit, siç arsyetoi TV NOVA përsëri nxjerrë në sipërfaqe pyetjen se nëse një praktikë e tillë do të përfundojë ndonjëherë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.