Servisi publik serb rregullisht e përdor nocionin “Severnomakedonci” (maqedonas verior) megjithëse komb i tillë nuk ekziston

Servisi publik mediatik serb Radiotelevizioni i Serbisë (RTS) duke e publikuar shtojcën e lajmeve të djeshme sërish ka përdorur mbiemrin në kategorinë “Severnomakedonsko” (maqedono-veriore) dhe emër të përveçëm “Severnomakedonci” (maqedonas-verior) që është manipulim me publikun, për shkak se komb i tillë nuk ekziston, njofton Meta.mk.

Bëhet fjalë për lajm nga sfera e sportit me titull “Bugari nude Severnomakedoncima zajedniëku kosharkashku ligu!“ (Bullgarët u ofrojnë Maqedonasve verior ligë të përbashkët basketbolli!), në të cilën edhe pavarësisht sugjerimit nga ana e Ministrisë për Punë të Jashtme të Maqedonisë, sërish shpiket nacionaliteti “Maqedonas verior”. Ndërsa, lajm për këtë sugjerim ka publikuar edhe vetë RTS.

Manipulimi nuk haset vetëm në titull, por edhe në fillim të tekstit, ku përmenden “mediat maqedono veriore” dhe “basketbolli maqedono veriore”.

Dukuria e përdorimit të gabuar të emrave dhe mbiemrave në këtë aspekt jo vetëm që hasеt me të madhe ueb-sajtin e RTS-së, por me sa duket është bërë ndonjë zëvendësim automatik i “maqedonas” me “maqedono verior”, madje edhe në lajme shumë më të vjetra nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Prespës, më 12 shkurt 2019, me të cilin emri Maqedoni u ndryshua në Maqedonia e Veriut, lexojmë “maqedono verior” (faqe 8 në rezultatet).

Sipas udhëzimeve të MPJ-së së Maqedonisë për mediat me Marrëveshjen nga Prespa, emri zyrtar i vendit është Republika e Maqedonisë së Veriut (emri i shkurtë Maqedonia e Veriut”. Nacionaliteti (shtetësia) është “Maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Do të thotë, fjala “maqedono verior” në titullin e tekstit është absurde, pasi nuk shënon asgjë.

Kur bëhet fjalë për shtetin dhe organet e saj zyrtare, por edhe kategori tjera, format e shtuara mund të jenë “maqedonas/e”. MPJ-ja paraqet disa shembuj: “ekonomi maqedonase, sektori shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, arti maqedonas, muzika maqedonase, bujqësi maqedonase, arkitektura maqedonase, industria ushqimore e Maqedonisë së Veriut etj.”, prej ku rezulton që përdorimi i nocioneve nga RTS “mediat maqedono-veriore”, “basketboll maqedono-verior”, apo “policia maqedono-veriore” janë të padrejta dhe të pasakta.

MPJ këtu pa ekuivoke dhe në mënyrë kategorike thotë që “mbiemra tjerë, duke përfshirë edhe maqedono Verior”, “maqedono v.” dhe “maqedonoverior”, nuk duhet të përdoren në këto raste.”

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.