Serial spinesh nga “Informeri” serb për marrëdhëniet Shkup-Sofje

Foto: Ilustrimi i cili u publikuar me tekstin e "Informer"

 

Mediumi serb “Informer”, në edicionin e tij on-line tash së fundmi publikoi tekst me spine-“komike” për marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes. Teksti u paraqit në lajmet e edicionit serb të multimilionerit rus “Sputnik”, i cili përmes bashkëfolësit nga Sofia pretendonte se Maqedonia e Veriut ka pasur tensione territoriale me Bullgarinë perëndimore, për të cilën, në META dhe në “Vërtetmatës” u publikuar recension.

Lajmi shumë shpejtë u publikuar në më tepër mediume serbe dhe rajonale, por një spinim i tillë, qoftë edhe komik, i shoqëruar me një të pavërtetë, siç e bën këtë “Informer”, nuk gjetëm.

Më saktë, teksti i “Informer” është shumë i ndërlikuar dhe me një titull të gjatë i cili fillon me neologjizmin “Smehotresno” (SMEHOTRESNO! FRKA U SOFIJI, MAKEDONCI HOČE DEO BUGARSKE! Bratko I bratko ne razbiraju šta e čije! NATO KE DONESE PRESUDA)

Edhe pse “smehotresno” mund të jetë një tentim i “Informer” për tu tallur me gjuhën maqedonase për shkak të rënieve, në titull dhe në tekst ka më tepër të pavërteta, sikurse kjo e “gjuhës”.

Së pari, në asnjë burim tjetër përveç në bashkëbiseduesin e “Sputnik”, nuk mund të arrihet në përfundim se në Sofje ka ndonjë frikë, tregti, apo ngazëllim për marrëdhëniet me Shkupin rreth disa pretendimeve territoriale.

Së dyti, e pavërtetë e madhe është se në çështje duhet të intervenojë NATO. “Duke pasur parasysh se të dy shtetet janë anëtare të NATO-s, Aleanca perëndimore do të duhet të vendos” -thuhet në fjalinë e fundit të Informerit.

Është e vërtetë se Maqedonia e Veriut është para dyerve të NATO-s, por vendi akoma nuk është anëtare formale. Më tej, shteti nuk do të mundej që të arrij para dyerve të Aleancës ushtarake perëndimore nëse do të kishte çështje territoriale të pazgjidhura me fqinjët siç implikon “Informer”. Në fund, edhe sikur Maqedonia e Veriut të ishte gjysmë anëtare, NATO nuk merret me spekulime dhe “probleme” të këtilla. /tb/

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.