Sa dhe ku i harxhuan paratë partitë në fushatën zgjedhore
Fushata zgjedhore nxori nga partitë shuma të mëdha parash. Për fushatën 20 ditëshe partitë harxhuan mbi 1,5 milion euro, dëshmojnë raportet financiare të partive të dorëzuar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, Komisionin për Antikorrupsion dhe Revizionin Shtetëror
Shkruan: Rada Isovska – Manevska
LSDM qeveritare për 20 ditë ka harxhuar 335.461 euro, ndërsa VMRO-DPMNE opozitare 761.610 euro. Partitë shqiptare së bashku kanë harxhuar mbi 360.100 euro. Pjesën e mbetur e plotësojnë partitë më të vogla dhe kandidatët e pavarur.
SA HARXHOI LSDM?
LSDM dhe Koalicioni për realizimin e fushatës kanë mbledhur 683.055 euro, ndërsa kanë harxhuar 335.641 euro. Në dhjetë ditët e para të fushatës prej 25.09.2017 ky koalicion ka mbledhur 253 mijë euro, ndërsa në këto dhjetë ditë ka harxhuar vetëm 42.000 euro. Në periudhën prej 05 deri me 13 tetor Koalicioni i LSDM-së ka pasur në dispozicion 430.095 euro. Për nevojat zgjedhore gjithsej ka harxhuar 293.461 euro.
Sipas raportit, koalicioni i LSDM-së më shumë a harxhuar për reklama dhe propagandë, ndërsa një pjesë e madhe e parave ka përfunduar edhe për harxhime transporti. Për reklama në 10 ditët e para të fushatës ka harxhuar 17,3 mijë euro, përderisa në dhjetë ditshin e dytë kjo parti ka harxhuar 124.602 euro për reklama.
Pjesa e reklamave nga fushata kryesisht është zhvilluar përmes 16 shtëpive medaitike, pjesa më e madhe e televizioneve kombëtare dhe lokale, radio dhe portale. Më së shumti ka LSDM kanë pasur përfitim televizioni Kanal 5 me 13.743 euro dhe Alsat M ne 12.479 euro.
KU KANË SHKUAR PARATË E ANËTARËSISË SË VMRO-DPMNE-SË?
VMRO-DPMNE opozitare së bashku me koalicionin e sajë për fushatën e realizuar për 20 ditë gjithsej kanë siguruar 954.346 euro, ndërsa kanë harxhuar 761.610 euro. Në dhjetë ditët e para të fushatës prej 25 shtatorit deri në 04 tetor ky koalicion ka mbledhur gjithsej 647.447 euro. Për nevojat e fushatës në këtë periudhë koalicioni i VMRO-DPMNE-së ka harxhuar 533.359 euro. Në periudhën prej 05 deri me 13 tetor në shërbim të koalicionit kanë qenë 306.899 euro. Prej tyre gjatës kohës së fushatës janë harxhuar 227.861 euro.
Më së shumti mjete në këtë koalicion ka harxhuar për reklama, propaganda dhe shërbime intelektuale. Në këtë periudhë, sipas raportit, së më shumti ka përfituar TV Nova e cila për reklama ka fituar 60.000 euro nga ky koalicion.
Raportet financiare të këtij koalicioni tregojnë se një pjesë e mirë e parave kanë përfunduar edhe si honorar për persona publik: Vlladimir Janevski (215.250 denarë), Mile Kuzmanovski (107.625 denarë), Adrijana Janevska (64.000), Jelena Zhugiq, Toni Mihajllovski dhe Bllaga Petreska (me nga 43.050 denarë). Ata honorare i kanë marr në dhjetë ditët e para të fushatës, përderisa në dhjetë ditshin tjetër vetëm Bllaga Petreska me vlerë prej 21.525 denarë.
VMRO-PDMNE ka bërë reklama edhe në Facebook. Vetëm për tetë ditë marketing në rrjetet sociale partia ka paguar 19.885 euro.
SA SHPENZUAN PARTITË SHQIPTARE?
Raporti i BDI-së tregon se partia më së shumti ka harxhuar se sa ka mbledhë para prej donacioneve dhe anëtarësisë. Në dhjetë ditët e para të fushatës BDI ka harxhuar mbi 143.000 euro, edhe pse në llogarinë zgjedhore ka mbledhur 65.000 euro nga anëtarësia. BDI në dhjetë ditët e para ka qenë në minus 85 mijë euro.
Në pjesën e dytë të fushatës BDI, të realizuar në periudhën prej 5 deri në 13 tetor, e përfundon në minus prej 45 mijë euro. Sipas raportit të hyrat e BDI-së kanë qenë të siguruara nga donacionet, rreth 61 mijë euro, përderisa shpenzimet kanë arritur deri më 106 mijë euro. Pothuajse e gjithë shuma është harxhuar për reklama.
Aleanca për shqiptarët për dhjetë ditë ka harxhuar mbi 41,6 mijë euro. Në periudhën prej 25 shtatorit deri me 4 tetor kjo parti ma mbledhur 32.500 euro, ndërsa në fushatën dhjetë ditore ka harxhuar 36.500 euro. Aleanca për Shqiptarët në periudhën prej 5 deri në 13 tetor ka pasur në dispozicion 3.500 euro dhe atë të fituar nga donacionet, por ka shpenzuar 5.100 euro,
BESA në dhjetë ditët e para të fushatës në llogarinë e vetë ka arritur që të mbledh gjithsej 19.000 euro nga donacionet dhe anëtarësia, ndërsa ka harxhuar 19.500 euro. Pjesa e dytë të fushatës e cila është realizuar prej 5 deri në 13 tetor partia ka mbledhur donacione në vlerë prej 10 mijë eurosh, ndërsa ka harxhuar 50 mijë euro ose minus i shënuar prej 40 mijë eurosh.
Partitë, në raportet kanë përfshirë se kryesisht financohen nga donacionet e anëtarëve të udhëheqësisë dhe familjeve të tyre, si dhe nga të hyrat të cilat i ka secila parti.
Raportet e fundit për parat e harxhuara në zgjedhjet lokale duhet që t’i dorëzojnë 30 ditë nga dita e mbylljes së llogarisë për zgjedhje, gjegjësisht tre muaj pas pas përfundimit të zgjedhjeve.
SI U SHPENZUAN PARATË E ZGJEDHJEVE TË MËHERSHME LOKALE?
Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 VMRO-DPMNE mblodhi 95,1 milion denarë (1,546 milion euro), ndërsa ka harxhuar 104,5 milion denarë (2.280 milion euro)
LSDM në këto zgjedhje lokale ka mbledhur dhe ka shpenzuar sasi të barabartë të parave 27,9 milion denarë. (453 mijë euro).
BDI, edhe në këto zgjedhje (2013) ka harxhuar më tepër se sa që kë mbledhur para për fushatë. Ka akumuluar 14,13 milion denarë (229 mijë euro), ndërsa ka shpenzuar 22,11 milion denarë (359 mijë euro).
Në zgjedhjet lokale të vitit 2009 VMRO-DPMNE ka mbledhur dhe ka harxhuar më së tepërmi para. Partia ka mbledhur 273,4 milion denarë (4,44 milion euro), ndërsa ka harxhuar 74,6 milion denarë (1,2 milion euro).
LSDM në këto zgjedhje (2009) shkoi në minus. Mblodhi donacione dhe anëtarësim prej 2,7 milion denarë )43,8 mijë euro), ndërsa harxhoi 8,6 milion denarë (139 mijë euro).
BDI edhe në këto zgjedhje shkoi në minus. Ka harxhuar 3,9 milion denarë (63,3 mijë euro), ndërsa ka akumuluar 2,1 milion denarë (34 mijë euro).
BURIME:
- Државна изборна комисија – Втор дел од финансиските извештаи за приходи и расходи – Локални избори 2017 [Пристапено: 19 .10 2017]
- Податоци од финансиски извештаи на партиите за локални избори во 2013 и 2009 година објавени од Државниот ревизор [Пристапено: 19.10.2017]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari