Rrjetet sociale “eksploduan” nga dezinformatat për vaksinat

Фото: pixabay.com - Принтскрин колаж

 

Shpërthim i vërtetë i dezinformatave për Covid-19 në periudhën e kaluar ndodhi në internet, para se gjithash në rrjetet sociale. Përhapja e të pavërtetave, gjysmë të vërtetave dhe manipulimeve u rrit veçanërisht me fillimin e vaksinimit masiv dhe përhapjen e llojit delta të koronovirusit. Në këtë valë të katërt të pandemisë, narracioni në krijimin e imazhit të gabuar të sëmundjes së rrezikshme është kthyer kryesisht tek vaksinat. Ka pretendime të përhapura dhe të pasakta se vaksinat janë të paprovuara, joefektive, të dëmshme për shëndetin e njeriut, të gjitha në mënyrë që të dëmtojnë procesin e imunizimit dhe të pengojnë njerëzit që synojnë të vaksinohen. Muajt ​​e fundit, “Vërtetmatësi” nxori në pah qindra postime të tilla.

 

Në përhapjen e dezinformatave, paraprinë disa profileFacebook me postime të vazhdueshme në këtë temë të cilat ishin mjaft virale. Të njëjtat fytyra ishin më të zëshmit në protestat kundër vaksinimit që u zhvilluan muajin e kaluar.

SHPËTIMI ËSHTË NË VAKSINIM

Postime të tilla, duke cituar deklarata jashtë kontekstit, studime që nuk kanë bazë shkencore, përhapin në publik të pavërteta kundër vaksinimit kundër koronavirusit. Në këtë kuptim, pretendohet se vaksinimi masiv nuk është shpëtim nga virusi, se vaksinat janë plot me toksina, se përmbajnë oksid grafeni, proteina spajk dhe luciferaza, se kanë mikroçipa dhe efekte magnetizuese, se nuk janë testuar dhe se nuk dihen efekte anësore që mund të shkaktojnë në afat të gjatë.

Sidoqoftë, pavarësisht pretendimeve të tilla, çdo ditë ka dëshmi të reja se shpëtimi nga kjo sëmundje e rrezikshme është në vaksinim, se njerëzit e vaksinuar fitojnë imunitet dhe nëse infektohen kanë simptoma shumë më të buta. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive, njerëzit e pavaksinuar janë aktualisht shqetësimi më i madh. Ata që kanë marrë dy doza dhe u infektuan me Covid-19 janë shumë më të rrallë, se sa të infektuarit që nuk kanë marrë vaksina. Në fakt, analizat më të fundit epidemiologjike të Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se vdekshmëria më e lartë e pacientëve me kovid në vend, është në qytetet ku ka përqindjen më të ulët të të vaksinuarve.

Vërtetmatësi” ka shkruar vazhdimisht se nuk ka prova shkencore që vaksinat përmbajnë oksid grafeni. Dhe shërbimet e huaja të kontrollit të fakteve, si ato të “Reuters” dhe “Associated Press“, kanë raportuar se asnjë vaksinë që administrohet kundër kovidit, nuk përmban enzimën luciferaza. Edhe në faqen zyrtare të internetit për vaksinimin në vend, në të cilën renditen përbërësit e të gjitha vaksinave që administrohen në Maqedoninë e Veriut, as oksidi i grafenit dhe as luciferaza nuk përmenden askund.

Në lidhje me pretendimet për lidhshmëri midis proteinës spajk dhe vaksinave, shumë burime mjekësore tregojnë që proteina spajk në vaksinë nuk është e njëjta me atë të koronavirusit. Për më tepër, ajo që është në vaksinë është në sasi shumë të vogla, dhe trupi e heq atë pa pasoja pasi të krijohet përgjigje imune. Postimetilla qëllimisht keqinterpretojnë një studim shkencor. Por sipas bashkautorit të studimit, prania e sasive të vogla të proteinave spajk nuk do të thotë që vaksinat mRNA kanë potencial të shkaktojnë dëm serioz. Edhe profesori në Fakultetin e Mjekësisë, Dragan Danilovski për “Vërtetmatësindeklaroi se proteina spajk që krijohet pas vaksinës nuk është e njëjtë me atë të koronavirusit.

Deri tani, informacionet që vaksinat kundër Covid-19 përmbajnë çip janë demaskuar disa herë. Fakt është se vaksinat nuk përmbajnë mikroçipa. E gjithë drama me mikroçipa të supozuar, përmes të cilëve, gjoja, do të monitorohet popullata, nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Në fakt, kompania amerikane “ApiJekt” mendon për “mikroçip opsional”, por ai do të ishte në etiketën e shiringës dhe nuk do të injektohej gjatë imunizimit. Siç kemi shkruar tashmë, ky mikroçip është menduar vetëm për SHBA, dhe jo për Maqedoninë e Veriut. Kjo teknologji është plotësisht opsionale dhe qeveria amerikane ende nuk ka vendosur nëse dëshiron ta përdorë atë apo jo. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se vaksinat nga çdo prodhues nuk përmbajnë metale. Doza e vaksinës është më pak se një mililitër dhe nuk është vëllim i mjaftueshëm në të cilën mund të futet mikroçip, edhe nëse dikush e dëshiron këtë.

Për më tepër, vaksinat kundër Covid-19 nuk përmbajnë fetuse të abortuara, as veshka nga majmunët ose embrione të pulave. As pretendimi se vaksinat kundër Covid-19 ndryshojnë ADN-në tuaj nuk është i saktë.

TEORI KONSPIRACIONI

Të pashmangshme ishin teoritë konspirative për pronarin e “Microsoft”, Bill Gates, i cili gjoja ka plan për shpopullim përmes vaksinimit masiv të popullsisë në të gjithë botën! Thuhet se ai “pret 700,000 viktima si rezultat i vaksinimit“. Edhe dezinformatat e tilla gjithashtu u demaskuan.

Multi-miliarderi, i cili investon në zhvillimin dhe prodhimin e vaksinave të koronavirusit, asnjëherë nuk ka thënë diçka të tillë. Në intervistë për “CNBC” më 9 prill të vitit të kaluar, ai ripohoi përpjekjet e tij për të gjetur vaksinë të sigurt që do të funksiononte për të moshuarit, pa efekte anësore dhe vetëm në mënyrë hipotetike deklaroi se nëse do të kishte efekte anësore në një në 10,000, potencialisht mund të prekte 700,000 njerëz. Ai kurrë nuk tha se efektet anësore do të ishin fatale, siç pretendohet në postimet që shpërndahenFacebook, të cilat nxisin fushatë kundër vaksinave dhe kanë ndikim negativ në procesin e vaksinimit.

KUNDËSHTARËT E VAKSINËS DHE “PANDEMIA E RREJSHME”

Paralelisht me dezinformatat rreth vaksinave në rrjetet sociale, vazhdoi përhapja e gënjeshtrave të mirënjohura se pandemia është e rreme, se maskat nuk mbrojnë dhe se testet PCR nuk zbulojnë koronavirusin, për të cilat u fol edhe në protestat kundër vaksinave në Shkup.

Por, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive – CDC, nuk kanë vënë kurrë në dyshim testet PCR. Përkundrazi, qëndrimi është se testi PCR e zbulon me saktësi praninë e koronavirusit.

OBSH është gjithashtu e bindur se mbajtja e maskës është masë kryesore për të parandaluar transmetimin e Covid-19, si dhe për të shpëtuar jetë. Maskat, siç thonë ata, duhet të përdoren me qasje gjithëpërfshirëse, me distancë fizike, duke shmangur turmat dhe uljen në ambiente të mbyllura, ventilim të mirë, larje të shpeshtë të duarve.

Dhe, se Covid-19 nuk është fare mashtrim, tregojnë edhe statistikat. Në kohën e shkrimit të këtij teksti (9 shtator), nga ky virus që nga fillimi i pandemisë janë infektuar gati 220 milionë njerëz, ndërsa më shumë se 4.5 milionë kanë vdekur. Në Maqedoni deri më tani (raporti i 07.09.2021) ka 6,129 të vdekur, ndërsa numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është 180,919.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari