Rregullohet shëtitorja në pyjet e Gazi Babës

Shëtitorja "Gazi Babë" Foto: printscreen

 

Projekt: Rregullimi i shëtitores në pyet e Gazi Babës, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit. (Afati: viti 2014)

 

 ARSYETIM

Projekti për rregullimin e shëtitores në parkun e pyjeve në Gazi Babë është një prej premtimeve të realizuara të kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, premtim ky që e ka dhënë në programin e tij zgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Disa muaj, pasi për së dyti herë morri funksionin e kryetarit të komunës së Gazi Babës, Trajkovski së bashku me kryetarin e qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, promovuan shëtitoren e re “Gazi Baba”, e gjatë 2.140 metra. Informacioni nëpër mediume u shpërnda në 20.10.2013.

 Shëtitorja në parkun e pyjeve të Gazi Babës është rindërtuar e tëra dhe ka përmbajtje të re. Sportistët dhe dashamirët e rekreacionit prej dje fituan edhe pajisje për fitnes të ndërtuar prej druri dhe hekuri, janë vendosur mete të reja, pajisje urbane, ndërsa përgjatë rrugës janë vendosur edhe tabela për rekreacion.  

Në po të njejtën ditë, lajmi u transmetua edhe në ueb-faqen zyrtare të qytetit të Shkupit.

 Kryetari i Komunës së qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, drejtori i NP “Parqe dhe gjelbërim”, Dushan Aviroviq, drejtori i Agresionit për Rini dhe Sport, Aleksandar Pujovski, këshilltarët të këshillit komunal të qytetit të Shkupit dhe këshilltarët e Komunës së Gazi Babës, sot /20.10.2013/ lëshuan në përdorim shëtitoren e rindërtuar në parkun e pyjeve të Gazi Babës.  

Duke pasur parasysh të gjithë këtë, si dhe afatin e dhënë në programin zgjedhorë të kryetarit Trajanovski, mund të arrihet në përfundim se ky është një premtim i realizuar.

 

BURIMET:

 

 Vlerësuar prej: Ana Anastasovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.