Rosana Aleksoska: Ndikimi rus depërton veçanërisht në periudha dhe ngjarje kyçe për Maqedoninë e Veriut
Organizata joqeveritare MOST së fundmi publikoi një studim dedikuar luftës kundër lajmeve dhe narativave të rreme. Studimi „Dezinformatat dhe distorzioni informativ në Maqedoninë e Veriut Dhjetor 2021“ fokusohet tek narrativat dominante në vitin 2020, me një fokus të veçantë tek artikujt e publikuar në periudhën nga 1 janari deri më 10 maj. Janë analizuar gjithsej 2.659 artikuj nga 211 portale dhe faqe/grupe në Facebook. Në fokus të këtij studimi janë dezinformatat dhe një varg veprimesh ndërkombëtare informative që e tangojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për atë se si tema të caktuara janë targetuar nëpërmjet fushatave të dezinformimit, se si krijohen narrativat dezinformuese dhe si ato amplifikohen nëpërmjet një rrjeti kompleks të aktorëve online dhe rrjeteve sociale, „Vërtetëmatësi” bisedoi me Rosana Aleksoska nga MOST, një nga autorët e këtij studimi.
Organizata joqeveritare MOST së fundmi publikoi një studim dedikuar luftës kundër lajmeve dhe narativave të rreme. Studimi „Dezinformatat dhe distorzioni informativ në Maqedoninë e Veriut Dhjetor 2021“ fokusohet tek narrativat dominante në vitin 2020, me një fokus të veçantë tek artikujt e publikuar në periudhën nga 1 janari deri më 10 maj. Janë analizuar gjithsej 2.659 artikuj nga 211 portale dhe faqe/grupe në Facebook. Në fokus të këtij studimi janë dezinformatat dhe një varg veprimesh ndërkombëtare informative që e tangojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për atë se si tema të caktuara janë targetuar nëpërmjet fushatave të dezinformimit, se si krijohen narrativat dezinformuese dhe si ato amplifikohen nëpërmjet një rrjeti kompleks të aktorëve online dhe rrjeteve sociale, „Vërtetëmatësi” bisedoi me Rosana Aleksoska nga MOST, një nga autorët e këtij studimi.
Shkruan: Ana Anastasovska
Cilat janë pesë teknikat e përgjithshme ose 5D të dezinformatave?
Pesë teknikat e dezinformatave paraqesin një koncept i cili fillimisht përfshinte katër elemente:sulmimin ose ofendimin (Dismiss), shtrembërimin/distorzionin (Distort), tërheqjen e vëmendjes (Distract) dhe shqetësimin/frikësimin (Dismay).Me shtimin e elementit të pestë, krijimin ose thellimin e ndarjeve (Divide), koncepti fillestar evoluoi në 5D të dezinformatave.
Ofendimi ose sulmimi – nëse dikujt nuk i pëlqen kritika, atëherë në vend të fakteve dhe argumenteve sulmohet me ofendime. Shumë shpesh cak i këtyre ofendimeve janë gratë në politikë, grupet e margjinalizuara ose bashkësitë etnike më të vogla.
Shtrembërimi/distorzioni – kjo teknikë përdoret kur dikujt nuk i pëlqejnë faktet, e të njëjtat shtrembërohen, ndërsa rezultati është një gjysmë e vërtetë, e cila është më e rrezikshme në raport me gënjeshtrën e trilluar. Këtu si shembull mund të jepet distorzioni gjatë informimit për incidentin midis anijes luftarake britanike (HMS Defender) dhe flotës detare ruse që ndodhi në korrik të vitit 2021 në Detin e Zi. Dezinformatat ruse për ngjarjen ishin prezente në Maqedoninë e Veriut, ndërsa gjatë informimit për ngjarjen në hapësirën online u vu re një distorzion serioz. Gjegjësisht, 70 përqind e artikujve për ngjarjen e përcollën anën ruse të ngjarjes, ndërsa rreth 30 përqind atë britanike. Thuajse 60 përqind e artikujve përdorën burime ruse, ndërsa vetëm 19 përqind përdorën burime britanike. Përveç kësaj, një pjesë e burimeve britanike ishin shtrembëruar dhe manipuluar në favor të narrativit rus.
Tërheqja e vëmendjes ndodh për defokusim të publikut nga ngjarje të caktuara kyçe, ose nga arritje historike. Dezinformatat për rrezikun nga rrjeti 5G tek ne u plasuan në mënyrë të organizuar në periudhën rreth 27 marsit të vitit 2020, ditën kur u bëmë anëtarë të NATO-s.
Frikësimi –kur një shtet i caktuar zbaton politikë të caktuar dhe ka zgjedhur një kurs të cilin e mbështet shumica e qytetarëve, siç zgjodhi Maqedonia e Veriut integrimet euroatlantike, atëherë ndodh që shteteve të treta që nuk u konvenon kjo gjë të shpërndajnë frikë.
Ndarja – përdoret çdo mundësi që të bëhet ndarja e qytetarëve mbi bazë partiake, etnike dhe fetare, e kjo teknikë përdoret edhe për të krijuar ndarje midis shteteve të ndryshme ose fqinje.
Pasi të përdoret një ose më shumë nga këto teknika, kalohet në amplifikim, me qëllim që dezinformata të arrijë deri te një numër sa më i madh i qytetarëve. Në këtë drejtim rrjetet sociale u treguan si një nga mjetet për shpërndarjen e dezinformatave, me çka janë identifikuar një numër i madh i portaleve të njohura dhe anonime proruse dhe antiperëndimore që për amplifikimin e informacioneve përdorin infrastruktura të zhvilluara mirë nëpër rrjetet sociale. Në studimin „Dezinformatat dhe distorzioni informativ në Maqedoninë e Veriut“ që e publikoi FN në dhjetor të vitit 2021, u analizuan informacionet për ndihmën e siguruar për menaxhimin e KOVID-19 nga shtete të ndryshme dhe entitete ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, u vu re se artikujt që i referoheshin ndihmës nga Kina dhe Rusia u amplifikuan në masë më të madhe nëpërmjet rrjeteve dhe aktorëve në mediet sociale, që rezultoi në atë që numri i artikujve për ndihmën nga këto shtete dhe interaksionet e tyre në Facebook të jenë shumë më të larta nga shtetet dhe entitetet e tjera, që nuk ishte proporcionale me kontributin e tyre real.
.
Sipas Raportit për edukim mediatik për vitin 2021 i cili e vlerëson potencialin për rezistencë ndaj lajmeve të rrejshme në 25 shtete evropiane, Maqedonia e Veriut ndodhet në fund të listës– pozicion që e mban që nga viti 2017. Cilat janë burimet kryesore të dezinformatave në Maqedoninë e Veriut dhe pse shteti ynë ndodhet në fund të listës?
Arsyet se pse Maqedonia e Veriut është në fund janë përmendur edhe në vetë raportin, ndërsa një nga ato është arsimimi dhe në mënyrë konsekuente, niveli i lartë i mosbesimit në shkencë. Krahas edukimit mediatik, vlen të përmendet edhe hulumtimi i GLOBSEC për cenueshmërinë e vendeve të Evropës qëndrore dhe Ballkanit Perëndimor nga ndikimet e Rusisë dhe Kinës, në të cilën shoqëria e Maqedonisë është në mesin e shkallës me indeks të cenueshmërisë prej 40 nga 100 të mundshme. Si pjesë të faktorëve që kontribuojnë për këtë gjendje janë shënuar fragmentizimi i shoqërisë, polarizimi politik, si dhe dallimet etnike dhe religjioze, të cilat këtë shoqëri vullnerable demokratike e kthejnë në një shenjestër të lehtë nga ndikimet e dëmshme perëndimore. Sa i përket burimeve të dezinformatave, siç edhe përmenda, në studimin tonë janë identifikuar disa grupe portalesh proruse dhe antiperëndimore me një infrastrukturë të zhvilluar mirë në Facebook për shpërndarje të dezinformatave.
A ka ndikim të jashtëm në Maqedoninë e Veriut dhe si pasqyrohet ai?
Doemos që ka. Ajo që e vumë re është se ndikimi i këtillë depërton në periudha dhe ngjarje kyçe për shtetin, sidomos kur janë në pyetje integrimet euroatlantike. Gjatë çdo ngjarje kyçe në këtë proces, u vu re një aplikim i fushatave dezinformative ose operacioneve informative me qëllim të tërheqjes së vëmendjes nga këto arritje historike, sulm ndaj perëndimit, diskreditim të personaliteteve të ndryshme, përfshirë këtu edhe institucionet perëndimore. Me rëndësi është të përmendet se ky ndikim i jashtëm i dëmshëm vjen nga shtete autoritare dhe joliberale dhe i njëjti mund të karakterizohet si „sharp power”. Ky koncept në fakt do të thotë se këto regjime autoritare në shtetet e tyre e shtypin lirinë e fjalës dhe i shkelin të drejtat e njeriut, ndërsa në të njëtën kohë i keqpërdorin shoqëritë e hapura demokratike që të promovojnë dhe imponojnë joliberalizëm dhe autoritarizëm. Ndikimi autoritar tek demokracitë e reja dhe të cenueshme të Ballkanit Perëndimor është karakterizuar si „i ashpër” në sensin e asaj se depërton deri te ose e perforon hapësirën informative, duke u përpjekur që të ndikojë deri te qytetarët nëpërmjet manipulimeve dhe distorzionit të informacioneve. Ky proces aplikohet nëpërmjet shumë agjentëve të ndikimit dhe operacioneve informative, si të huaj ashtu edhe të vendit, të cilët janë të pozicionuar në nivele të ndryshme dhe që kanë role të ndryshme në këtë proces. Kur flasim për narrativat dezinformative në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkan, duket të jemi të vetëdijshëm se ato polarizojnë dhe shkaktojnë ndarje.
Në studim një theks të veçantë keni vënduar tek propaganda anti-BE dhe anti-NATO në Maqedoninë e Veriut. Si e dalluat dhe në çfarë mënyrë ajo plasohet në mediet e Maqedonisë?
Siç thashë, një nga teknikat e dezinformimit është tërheqja e vëmendjes, e cila tek ne ishte posaçërisht e dukshme gjatë arritjeve kyçe ose ngjarjeve me integrimet euroatlantike, e kështu u bëmë dëshmitarë të dy fushatave dezinformative kundër BE-së dhe NATO-s.
E para, e emërtuar në mënyrë ironike „Batanije për ty“, ishte në kuadër të narrativit anti-BE „BE-ja nuk e ndihmon Maqedoninë e Veriut/Ballkanin” dhe kishte për qëllim që ta nënvlerësojë ndihmën e siguruar nga BE-ja për Maqedoninë e Veriut për menaxhimin me KOVID-19. Pas deklarimit të ambasadorit të atëhershëm të BE-së, Samuel Zhbogar, se Maqedonia e Veriut do të marrë ndihma nëpërmjet mekanizmit të BE-së për mbrojtje civile, e cila midis të tjerash përfshinte edhe 1.000 batanije, menjëherë u reagua me narrativ anti-BE, ndërsa titulli i fushatës ishte një shtrembërim ironik i slloganit „BE-për ty”. Në fakt, kjo mund të interpretohet si një përpjekje që të anashkalohet informacioni se Maqedonia e Veriut në atë periudhë mori 66 milionë euro nga BE-ja për menaxhim me koronavirusin, duke pasur parasysh se të gjithë aktorët e përfshirë në fushatë e injoruan dhe aspak nuk e përmendën atë. A mund ta parafytyroni se si do të ishin kushtet dhe gadishmëria e sistemeve që të menaxhojnë pandeminë nëse nuk ishte ndihma sistematike afatgjatë që aleatët perëndimorë e japin që nga shkatërrimi i Jugosllavisë e deri sot?
Fushata e dytë u zbatua në periudhën rreth 27 marsit të vitit 2020, ditën kur Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s. Ajo kishte për qëllim që ta tërheqë vëmendjen e publikut nga kjo arritje historike e cila është qëllim strategjik i shtetit që prej pavarësimit dhe vazhdimisht ka mbështetje të lartë nga qytetarët. Për fat të keq, kjo fushatë ishte e mirëorganizuar dhe e koordinuar dhe implikonte se NATO-ja po imponon rrjetin 5G, me qëllim që të nxisë frikë dhe panik tek qytetarët. Krahas kësaj, narrativat anti-NATO u vunë re edhe në kontekst të pandemisë me KOVID-19, si për shembull dezinformata nga muaji marsi i vitit 2020 sipas së cilës 70.000 ushtarë amerikanë kanë arritur në Gjermani , qëllimi i të cilës ishte që të diskreditohen stërvitjet ushtarake „Defender Europe 2020” dhe të krijohet përshtypja se në Evropë mbisundon frika dhe paniku.
Nga këta dy shembuj mund të shihet se temat e përdorura për dezinformim janë më së shpeshti emocionale, diçka për të cilën njerëzit reagojnë, si shëndeti i tyre, apo shëndeti i fëmijëve, siguria, çështjet e identitetit, marrëdhëniet ndëretnike etj.
Për momentin aktuale është situata me Rusinë dhe Ukrainën. A bëhet në vendin tonë një glorifikim i Rusisë? Çfarë thonë narrativat në hapësirën publike dhe mediatike?
Kjo pyetje në një farë mënyre ndërlidhet me pyetjet e mëparshme, ndërsa është e rëndësishme për kontekstin aktual. Siç u pa më parë, shumica e narrativave të drejtuara kundër Perëndimit, SHBA-së, BE-së apo NATO-s, në të njëjtën kohë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, nënkuptojnë edhe promovim ose glorifikim të Rusisë. Këtu (keq)përdoren një sërë faktorësh, si trashëgimia nga komunizmi, origjina dhe feja sllave, hapja e shoqërive demokratike, etj… Pra, dezinformatat dhe veprimet informative udhëhiqen nga keqkuptimet, perceptimet e gabuara dhe besimet e gabuara që ekzistojnë tek një pjesë e qytetarëve. Nga ana tjetër, përhapja e dezinformatave dhe propagandës kontribuon në përforcimin e keqkuptimeve, perceptimeve dhe bindjeve të gabuara. Është në interes të Rusisë që ky rajon të jetë pjesë e „sferës së ndikimit” të saj dhe nuk mund të pajtohet me faktin se pothuajse të gjitha këto vende janë bërë tashmë anëtarë të NATO-s. Në këtë periudhë, kjo strategji e Rusisë mund të shihet edhe nga situata me Ukrainën, ku përveç luftës hibride që po bën kundër Ukrainës që nga pushtimi i Krimesë në vitin 2014, ajo ka kaluar në një nivel më të lartë dhe kërkon nga një shtet sovran të politikën e jashtme të mos e drejtojë sipas interesave të qytetarëve të tij, por sipas interesave ruse. E gjithë kjo, përfshirë këtu edhe vuajtjet e qytetarëve dhe shtetit ukrainas, jetën e kanë humbur më shumë se 14.000 ukrainas, është shkelur integriteti territorial dhe sovraniteti i Ukrainës, është në kundërshtim me parimet themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare që garantojnë paqen dhe sigurinë. Glorifikimi i Rusisë, ndër të tjera, kryhet edhe përmes agjentëve të ndikimit dhe operacioneve informative, të huaj dhe vendas, të cilët janë të lidhur mes veti dhe përhapin dezinformata dhe propagandë, dhe kjo ndonjëherë bëhet edhe në mënyrë shumë suptile.
Një nga shembujt e fundit janë reagimet për paraqitjen e Ministres së mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në Top Tema, për shkak se ajo ka thënë se ARM-ja po shqyrton skenarë për vendosjen e trupave tona në Ukrainë si pjesë e NATO-s dhe se Maqedonia e Veriut e respekton dhe mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ajo që është befasuese është se struktura të caktuara në shoqëri ende sillen sikur Maqedonia e Veriut të mos ishte anëtare e NATO-s, edhe pse po bëhen gati dy vjet nga anëtarësimi i saj në NATO. NATO është mbi të gjitha një Aleancë, që do të thotë se ne kemi hyrë në një aleancë të mbrojtjes dhe sigurisë me 29 shtetet e tjera anëtare dhe natyrisht që duhet të marrim pjesë në çdo operacion mbrojtës që ndërmerr ose që planifikon të ndërmarrë NATO..
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari