Rinovohet sheshi i lojëra për fëmijë në lagjen “Goce Dellçev” në Gjevgjeli
Premtim: Të rregullojmë dhe mirëmbajmë sheshin e lojërave në rrugën “Goce Dellçev”
[Burimi: Programi zgjedhor i Sasho Peckov në zgjedhjet lokale 2017, „Jetë në Gjevjgeli për të gjithë“ (faqe 35), data: tetor 2017]
ARSYETIM:
Premtimi i kryetarit të Gjevgjelisë, Sasho Pockov për rregullimin e sheshit të lojërave në rrugën “Goce Dellçev” në Gjevgjeli, deri më tani është realizuar pjesërisht. Ky premtim i tij është dhënë në programin zgjedhor: “Jetë në Gjevgjeli për të gjithë”, në pjesën “Projekte komunale” (faqe 35), me të cilin ai doli në zgjedhje lokale (15.10.2020) si kandidat i LSDM-së për funksionin e të parit të qytetit. Sheshi i përmendur është në fazën e rikonstruktimit dhe informacionet për këtë mund të gjenden në ueb-faqen e Komunës, në pjesën e mediumeve dhe profilit zyrtare të Facebook-ut të kryetarit të Komunës së Gjevgjelisë. Në lidhje me sheshin, Peckov në fillim të marsit (2020) në Facebook shkroi:
Tashmë dita e tretë prej kur filloi rikonstruktimi i sheshit në rrugën “Goce Dellçev” Gjevgjeli, ndërsa vazhdojnë aktivitet për të pajisur këtë shesh edhe me pajisje urbane. Aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe në sheshet e tjera për lojëra për fëmijë në dhe jashtë Gjevgjelisë, me qëllim që fëmijët t’i shfrytëzojnë për lojëra, sport dhe rekreim.
Për atë se deri ku ka arritur rinovimi i sheshit, kërkuam përgjigje edhe nga Komuna dhe sipas informacioneve që u morëm, është çimentuar, ndërsa muajin e ardhshëm kur do të stabilizohet gjendja me virusin korona, do të vendosen edhe pajisjet urbane.
Me situatën e krijuar të virusit korona, furnizimi i sheshit është ndërprerë për shkak se të gjithë sheshet për lojëra dhe parqet në Gjevgjeli janë mbyllur, i njëjti do të furnizohet me pajisje pas kushteve të krijuara për punë. Deri tani, fusha është çimentuar, dhe e njëjta do të pajiset me pajisje urbane, për të cilën ka të shpallur tender dhe është arrirë marrëveshja për prokurim të pajisjeve të nevojshme për sheshin e lojëra për fëmijë, thonë nga Komuna e Gjevgjelisë.
Përndryshe, rinovimi i këtij sheshi bëhet në suaza të aksionit për rikonstruktim të fushës për fëmijë në Gjevgjeli. Duke pasur parasysh se deri më tani (23.04.2020) janë bërë aktivitet konkrete për realizimi e këtij projekti – është çimentuar fusha dhe mbetet të bëhet rregullimi me pajisje urbane, premtimin, sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit” e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar.
BURIME:
- Предизборна програма на Сашо Поцков за локалните избори 2017 година, „Живот во Гевгелија за сите“ (стр. 35) [Пристапено на 23.04.2020]
- Веб-страница на Општина Гевгелија (06.03.2020): Aкција за обнова на детските игралишта [Пристапено на 23.04.2020]
- Официјален Фејсбук профил на градоначалникот Сашо Поцков [Пристапено на 23.04.2020]
- Утрински весник.мк (06.03.2020): Во гевгелиско се обновуваат детските игралишта [Пристапено на 15.04.2020]
- [Пристапено на 23.04.2020].
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari