Rindërtohet rruga kryesore në Probishtip
Projekt: Rindërtim i plotë i pjesës së rrugës Jakim Stojkovski
Përshkrim i projektit: Me projektin parashihet vendosja e asfaltit të ri, vendosje e trotuareve dhe llambave me efikasitet elektrik. Me realizimin e projektit, Komuna do të përmirësoj infrastrukturën rrugore me gjatësi prej 1.220 metra, me çka do të mundësoj transport më të sigurt, zhvillim të ekonomisë dhe kualitet më të mirë të jetesës për banorët e komunës, dhe para së gjithash të atyre që jetojnë përreth rrugës dhe atyre që çdo ditë kalojnë përmes saj. (Mjete: 15.000.000 denarë, Burimi i financave: Buxheti i Komunës, Afati: viti 2013)
ARSYETIM
Në programin zgjedhor me të cilin në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kërkoi besimin e qytetarëve për mandat të dytë, Toni Tonevski, kryetar komune kandidat i VMRO DPMNE-së, në faqen 73 premtoi edhe rindërtimin e pjesës së rrugës Jakim Stojkovski, e cila është rruga kryesore në Probishtip. Kërkimet për këtë premtim treguan se është realizuar, por vonë pas skadimit të afatit – rindërtimi është zvarritur, një pjesë nuk është bërë mirë, dhe në fund të marsit të këtij viti filloi heqja e asfaltit të vjetër dhe vendosja e asfaltit të ri.
Informacionin e parë për rindërtim e gjetëm në ueb-faqen e Komunës së Probishtipit, e publikuar me 25 e dhjetorit të vitit 2013, që do të thotë pak para kalimit të afatit të dhënë për premtimin e Toni Tonevskit. Në të thuhet se në atë moment kërkohet realizuesi, ndërsa rindërtimi do të fillojë në mars të vitit 2014.
Informacionin e dytë për aktivitetin të cilin e morëm nga ueb-faqja e Komunës së Probishtipit nga 21 janari i vitit 2014, në të cilin jepet shpjegimi se parat janë siguruar me hua nga Banka botërore, si dhe përfshinë edhe projektin për rindërtim të rrugës Jakim Stojkovski, i cili do të zgjat gjashtë muaj.
Projekti parasheh rindërtim të plotë të rrugës e cila përfshinë rinovimin e sipërfaqes ekzistuese të asfaltit, ndërtimin e trotuareve nga pllakat prej begatoni, zgjidhje të largimit të ujërave atmosferik përmes ulluqeve. Një pjesë e projektit për ndërtimi i mureve rezistente, dhe sinjalizim horizontal dhe vertikal.
Rindërtimi fillon me 9 maj të vitit 2014. Përgjatë asaj kryetari i komunës Tonevski thotë se rindërtimi do të zë 1.200 metra prej rrugës, dhe kuptuam se për atë janë paraparë gjysmë milion euro.
Do të ndiqet rindërtimi trotuareve, do të vendoset sinjalizimi i ri rrugor, si dhe llamba me efikasitet energjik, me çka komuna do të kursej energji elektrike, shtoi Tonevski.
Me 1 dhjetor të vitit 2014, televizioni Iris informon se rindërtimi i rrugës Jakim Stojkovski, pjesa më e madhe e infrastrukturës në Komunën e Probishtipit për atë vit është afër përfundimit.
Për shkak përpunimit të versionit të ri në ueb-faqe e Komunës së Probishtipit dhe pas vështirësive gjatë përpunimit të versionit të vjetër të faqes, informacionet në vazhdim i gjetëm në Fecebook faqen e Komunës, gjegjësisht në galerinë e saj. Me 22 nëntor të vitit 2014 janë publikuar dhjetë fotografi të reja nga asfaltimi i rrugës, që do të thotë se ende nuk ka përfunduar, por është në përfundim e sipër,
Në informatorin e Komunës së Probishtipit nga marsi i vitit 2015, në faqen 3 shkruan se “tani më shtatë muaj ka përfunduar rindërtimi i plotë, punët rrjedhin sipas planit të parashikuar të aktiviteteve”. Informohet se trotuaret e reja janë ndërtuar, rruga është asfaltuar dhe janë vendosur muret rezistnte në vendet e parapara, llamba, instalacion nëntokësor, ndërsa ndriçimi është në drejtim të rrugës Kalnishte ndërsa tjetri, nga unaza deri te kryqëzimi pranë Komunës Probishtip duhet të vendosen. Lexojmë se vazhdon vendosja e pajisjeve urbane.
Me kërkimet në internet dhe në ueb-faqen e komunës nuk arritëm të gjejmë informacion të veçantë për lëshim të rrugës në përdorim.
Më pas në profilin zyrtar të Komunës së Probishtipit në Facebook me 28 mars të vitit 2016 gjetëm informacion se realizuesi i punëve në rrugën “Jakim Stojkovski” do të duhet që të largojë asfaltin, i cili nuk ka qenë cilësor, dhe do të vendoset shtresë e re. Në informatorin e 38 të komunës nga 6 maji i këtij viti, në faqen 5, në pjesën e intervistave të kryetarit të komunës Tonevski kuptojmë se ai asfalt është ndërruar në kosto të realizuesit, dhe në vend të 4 cm fillestare, tani rruga është shtruar me shtresë asfalti prej 7 cm.
Sipas asaj që realizuam, premtimi për rindërtim të rrugës është realizuar, edhe pse me vonesë të madhe dhe riasfaltim për shkak të kualitetit të ulët të atij paraprak.
BURIMET
- (2013) Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ за локални избори 2013 -2017 – Тони Тоневски (стр. 73) [Пристапено на: 17.08.2016]
- (25.12.2013) Општина Пробиштип – Комплетна реконструкција на улица “Јаким Стојковски“ [Пристапено на: 17.08.2016]
- (21.01.2014) Општина Пробиштип – Под-проект „Реконструкција на улица Јаким Стојковски“ [Пристапено на: 17.08.2016]
- (09.05.2014) Канал 5 – Половина милион евра за модернизирање на главната улица во Пробиштип [Пристапено на: 17.08.2016]
- (о1.10.2014) Ирис – Реконструирана централната улица во Пробиштип [Пристапено на: 17.08.2016]
- Фејсбук страница на Општина Пробиштип – Асфалтирање на улицата “Јаким Стојковски” (22.11.2014) [Пристапено на: 17.08.2016]
- (март 2015) Општина Пробиштип – Општински информатор бр. 35 (стр. 3) [Пристапено на: 17.08.2016]
- Општина Пробиштип – Соопштенија [Пристапено на: 17.08.2016]
- Општина Пробиштип – Новости [Пристапено на: 17.08.2016]
- (28.03.2016) Пост на Фејсбук-страницата на Општина Пробиштип [Пристапено на: 17.08.2016]
- (06.05.2016) Општина Пробиштип – Општински информатор бр. 38 (стр. 5) [Пристапено на: 17.08.2016]
Vlerësuar nga: Sasho Spasoski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari