Rindërtimi i papërfunduar i SHF “Vanço Përke” – Shtip
Projekt: Rindërtimi i SHF “Vanço Përke”
Qëllimi është që të sigurohen kushte për zhvillim cilësor të mësimdhënies në shkollë. Me rindërtimin do të përfshihet pullazi, dritaret, dyert, dyshemeja, muret/fasada dhe ngrohja. (Burim i financave: Buxheti i RM-së, Afati: viti 2015)
ARSYETIM
Në programin zgjedhor me të cilin kërkoi edhe besimin e qytetarëve të Shtipit në zgjedhjet lokale në vitin 2013, në faqe 20 Ilço Zahariev premtoi rekonstruktim të shkollës fillore “Vaço Përke”, e cila gjendet në qendrën e Shipit. Sipas asaj që është vërtetuar, ky premtim i Zaharievit, i cili fitoi zgjedhjet dhe u bë kryetar i komunës së Shtipit, është realizuar pjesërisht.
Herën e parë rindërtimi i SHFK “Vaço Përke” në Shtip u shënua në 19 gusht të vitit 2014, kur televizioni Iris lajmëroi se rindërtimi ka përfunduar.
Në Shtip përfundoi rindërtimi i shkollës fillore Vanço Përke, tani pritet që të filloi edhe zëvendësimi i dyerve dhe dritareve në shkollën fillore Tosho Arsov.
Se çka në të vërtetë kuptohet me fjalën rindërtim e morë vesh nga llogaridhënia e kryetarit të Komunës së Shtupit, Ilço Zahariev, për periudhën 2013-2015. Në të, në faqen e 340, lexojmë se ka përfunduar.
Ndërrim i dyshemesë dhe dyerve në SHFK “Vanço Përke”
Në llogaridhënien e VMRO DPMNE-së të prezantuar me 20 mars të këtij viti, në faqen 311 lexojmë se ka përfunduar rindërtimi i pullazit, ndërrimi i dritareve, dyerve dhe dyshemesë në SHF “Vanço Përke” në Shtip.
Në takim me nxënësit e dy shkollave të tjera të Shtipit, me 28 dhjetor të vitit 2015, kryetari i komunës Zahariev thekson se ka përfunduar rindërtimi i SHF Vanço Përke, por fillimisht duhet të rindërtohet fasada.
Rindërtuam shkollën “Vanço Përke”, por aty është edhe projekti i ardhshëm me Republikën e Bullgarisë, ku duhet të ndërrojmë fasadën tërësisht me fasadë të re, e cila do të jetë me efikasitet maksimal energjetik që fëmijët të kenë me të vërtetë kushte të shkëlqyera në shkollë, tha Zahariev.
Pasi listimi në pjesën Ngjarje në ueb-sajtin e Komunës së Shtipit nuk zbuloi informacione se është bërë ndërrimi i fasadës së shkollës, ndërsa afati i dhënë për premtimin në programin zgjedhor të Ilço Zaharievit, gjegjësisht viti 2015 është pas nesh, sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, premtimi për rindërtim të SHF “Vanço Përke” është realizuar pjesërisht.
BURIME
- Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ за локални избори 2013-2017 – Илчо Захариев (стр. 20) [Пристапено: 18.08.2016]
- (19.08.2014) Телевизија Ирис – Училиштата се подготвуват за старт на учебната година [Пристапено: 18.08.2016]
- Отчет на градоначалникот на Штип за периодот 2013 – 2015 (стр. 340) [Пристапено: 18.08.2016]
- (20.03.2016) Отчет на ВМРО-ДПМНЕ: „Отчетно – Проекти, мерки и дела за граѓаните и државата“ (стр. 311) [Пристапено: 18.08.2016]
- (28.12.2015) Телевизија Ирис – Ученици од две штипски училишта во посета на штипскиот градоначалник [Пристапено: 18.08.2016]
- Веб-сајт на Општина Штип – Настани [Пристапено: 18.08.2016]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari