Reklamimi i paguar – rrezik për korrupsion në media

Фото: meta.mk

Reklamimi politik me pagesë mbart me vete rrezikun e korruptimit të mediave dhe kapjes së politikave të tyre redaktuese dhe për këtë arsye duhet ndryshuar, pra të rikthehet praktika e partive politike për të paguar vetë fushatat e tyre zgjedhore, ose për t’i ndaluar ato tërësisht. Këtë e tregon Raporti i “Metamorfozis” për reformat në sektorin e medias, me titull: Reformat në gjysmë të rrugës – vullneti politik herë është, herë nuk është.

 

Reklamimi politik me pagesë është deri tani forma më e rrezikshme e pastrimit të parave publike në mediat private, e legalizuar përmes Kodit Zgjedhor. Praktika e deritanishme ka treguar se në këtë mënyrë, përmes zgjedhjeve parlamentare, lokale dhe presidenciale, në media derdhen mesatarisht rreth 3.5 milionë euro për çdo cikël zgjedhor. Për zgjedhjet lokale të tetorit 2021, shuma totale është më pak se 5 milionë euro.

Duke pasur parasysh se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk janë të rralla, si dhe zgjedhjet e parakohshme të herëpashershme për kryetar komune për shkak të rrethanave të paparashikuara, duke pasur parasysh edhe referendumin për emrin, i cili gjithashtu kushtoi më pak se një milion euro, bëhet e qartë se kjo mënyrë e financimit të mediave, edhe pse nuk është kryesore, janë domethënëse në të ardhurat e tyre.

Por, praktika e tillë, edhe pse e ligjshme, mbart rrezikun e korrupsionit politik të mediave dhe kapjen e politikave të tyre editoriale dhe për këtë arsye duhet ndryshuar, d.m.th. të rikthehet praktika që partitë politike të paguajnë vetë shpenzimet e fushatës ose, siç është përmendur nga një ekspert në grupin e fokusit, të ndalohet tërësisht.

Edhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) është shprehur se ky është një model që njihet si rrezik potencial i korrupsionit politik në media me para publike. Komisioni që në vitin 2019 njoftoi se zgjidhja ligjore për pagesën e fushatave mediatike të subjekteve në zgjedhje, nga buxheti i shtetit, është e rrezikshme dhe mund të çojë në fenomene korruptive në hapësirën mediatike:

Konkretisht, financimi buxhetor për një program politik me pagesë të fushatës zgjedhore është rrezik potencial për korrupsionin dhe klientelizmin.

Komisioni Anti-Korrupsionit, në të njëjtin dokument dhe në të njëjtën faqe që është përmendur si referencë në fjalinë e mëparshme të këtij raporti, deklarohet edhe për subvencionimin e medias së shkruar:

Në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, është miratuar një program me të cilin mediat e shkruara marrin ndihmë shtetërore për të siguruar qëndrueshmërinë e tyre. Megjithatë, kriteret mbi bazën e të cilave jepet një ndihmë e tillë, janë të pamjaftueshme dhe lejojnë keqpërdorimin e mjeteve që ndahen.

Deri më tani, nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga Qeveria ndaj paralajmërimeve dhe vërejtjeve të tilla të KSHPK-së, të përcaktuara qartë në Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit.

Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyr

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.