Refugjatët nga Afganistani në Maqedoni gjetën humanizëm dhe mikpritje, por edhe jotolerancë

Пристигнувањето на првата група бегалци на скопскиот аеродром Фото: meta.mk

 

Në fund të gushtit, natën vonë, grupi i parë prej 149 refugjatësh nga Afganistani mbërriti në vendin tonë. Ata mbërritën në Shkup pas disa ditësh dramë që u zhvillua në aeroportin e Kabulit pasi talebanët morën pushtetin në këtë vend aziatik. Imazhe të tmerrshme përfshinë botën kur edhe kryeqyteti, Kabuli, ra në duart e talebanëve. Mijëra njerëz të frikësuar u gjendën në aeroportin e Kabulit duke u përpjekur të largoheshin nga vendi për të shpëtuar jetën e tyre, kurse disa u vranë në përpjekjet e tyre. Një pjesë e shoqërisë në Maqedoni në këtë periudhë tregoi jotolerancë ndaj pranimit të emigrantëve dhe refugjatëve, të cilët lëshuan vendin e tyre, duke pasur frikë për jetën.

Shkruan: Simona Atanasova

Ardhja e refugjatëve në Maqedoninë e Veriut paraprakisht u njoftua nga krerët shtetëror, edhe pse për disa ditë u spekulua për numrin e saktë të refugjatëve që do të qëndronin përkohësisht në vendin tonë.

Bëhet fjalë për 780 refugjatë, të cilët arritën nga Afganistani në disa grupe dhe gjetën strehim të përkohshëm në vendin tonë, para se statusi i tyre të zgjidhet plotësisht.

Këta persona, të cilët Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi t’i pranojë me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara, në Afganistan ishin të punësuar në organizata ndërkombëtare, organizata humanitare, organizata të të drejtave të njeriut, gazetarë dhe lloje tjera të shoqatave, të cilat gjatë 20 viteve të fundit punuan për të ruajtur paqen në Afganistan, si dhe anëtarët e familjeve të tyre.

Kostoja e akomodimit të tyre të përkohshëm, do të sigurohet nga organizatat ndërkombëtare si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Akomodimi dhe pranimi i popullsisë lokale do të jetë për një periudhë të kufizuar kohore, derisa të sigurohet transferimi i tyre në Shtetet e Bashkuara ose në vendet e treta, që do të përcaktohen në koordinim me partnerët tanë strategjikë dhe organizatat ndërkombëtare, tha Qeveria.

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, njoftoi se refugjatët nuk janë kërcënim dhe se nuk ka arsye për prishjen e rendit dhe sigurisë.

Edhe MPB edhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencia e Inteligjencës, i ndërmarrin të gjitha masat nga pikëpamja e sigurisë dhe qytetarët mund të jenë të qetë, sepse nuk ka asnjë arsye për shkelje të sigurisë në fushën e këtij aksioni operacional. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë ndërmerr të gjitha aktivitetet dhe kompetencat e saj që rrjedhin për mbrojtjen e shëndetit të popullatës, veçanërisht tani në kushtet e koronavirusit. Do të ofrohet kujdesi i duhur shëndetësor dhe vaksinimi për ata që nuk janë të vaksinuar, tha Spasovski.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, për refugjatët kërkoi solidaritet nga vendet më të pasura.

Maqedonia është një nga vendet më të varfra në Evropë, në një situatë të tillë, është mirë të shohim shembull solidariteti nga vendet më të pasura se Maqedonia jonë, për shembull, të tregojnë vlera për të pranuar refugjatë nga Afganistani, dhe jo duke përkëdhelur shpatulla. Më pas të mendojmë nëse dhe kush do të paguajë …, përndryshe më lejoni t’ju kujtoj se kjo ishte në mendjen e anëtarëve të VMRO-së, apo!, ka shkruar Mickoski.

Ksenofobi dhe gjuhë e urrejtjes në rrjetet sociale

Një pjesë e shoqërisë në Maqedoni në këtë periudhë tregoi jotolerancë ndaj pranimit të emigrantëve dhe refugjatëve të cilët largohen nga vendi i tyre nga frika për jetën e tyre. Në rrjetet sociale u shpërndanë komente diskriminuese dhe ksenofobike, ndërsa në disa prej tyre kishte gjuhë urrejtjeje, por edhe përhapje të dezinformatave (këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu). Disa prej tyre aluduan se pranimi i refugjatëve do të na sillte krim dhe përdhunim. Gjithashtu ka pasur thirrje në mediat sociale për dëbimin e emigrantëve nga vendi, duke i emëruar ata si terroristë që do të rrezikojnë shtetin dhe sigurinë e popullsisë.

Për këtë ka reaguar Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, prej ku apeluan të mos shfrytëzohet kriza në Afganistan në prag të zgjedhjeve lokale.

U bëjmë thirrje mediave, dhe veçanërisht politikanëve, që të mos nxisin ndjenja ksenofobike tek qytetarët për të arritur qëllime të caktuara politike. Shfrytëzimi i tillë i fatit të njerëzve që ikin për të shpëtuar jetën e tyre sepse përballen me kërcënime me vdekje në vendin e tyre, shkel konventat ndërkombëtare me të cilat ne jemi të lidhur si shtet (Konventa për statusin e refugjatëve e Kombeve të Bashkuara dhe Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut), por edhe me parimet themelore morale të solidaritetit me ata që janë të privuar nga e drejta dhe ekzistenca e të cilëve është drejtpërdrejt e rrezikuar, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Këta njerëz, të cilët po përpiqen të largohen nga vendi i tyre, dhe ne e kemi parë këtë në kanalet televizive dhe rrjetet sociale, kanë frikë për veten dhe sigurinë e të dashurve të tyre, madje kanë frikë edhe për jetën e tyre. Maqedonia e Veriut është një nga vendet që bashkëndjen frikën e këtyre njerëzve dhe për shkak të solidaritetit, humanizmit dhe altruizmit solli vendim për të pranuar disa prej tyre në territorin e vet.

Detyrimi për të mbrojtur refugjatët

Që nga pavarësia, vendi ynë ka treguar vazhdimisht mikpritjen, humanitetin dhe mbrojtjen e refugjatëve nga rajonet përreth, derisa të krijohen kushtet për kthimin e tyre në vendet e tyre të origjinës.

Maqedonia e Veriut është anëtarësuar në të gjitha instrumentet kryesore ndërkombëtare ose rajonale për mbrojtjen e refugjatëve dhe të huajve, përkatësisht Konventën e OKB-së të vitit 1951 për statusin e refugjatëve dhe Protokollin e saj të 1967-ës me suksesion më 18 janar 1994, më pas Konventën e OKB-së kundër keqtrajtimit ose ndëshkimit çnjerëzor ose poshtërues (CAT), Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, Konventa e Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave, Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat të Fëmijëve dhe dy protokollet fakultative të saj, Konventat e Gjenevës e vitit 1949, përfshirë Protokollet I dhe II të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (ECHRE), dhe Protokollet e saj numër 1, 4, 6, 7, 11 -14 dhe Konventës Evropiane kundër Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor ose Poshtërues. Në të njëjtën kohë, për të harmonizuar legjislacionin e brendshëm me legjislacionin e Bashkimit Evropian, Maqedonia e Veriut ka transferuar një numër direktivash evropiane në ligjet e miratuara së fundmi, të cilët mbulojnë çështjen e integrimit të grupit të synuar të përcaktuar në vend.

Standardet ligjore dhe politikat e Bashkimit Evropian në fushën e migrimit, refugjatëve dhe azilit rregullohen në një numër direktivash, rregulloresh, protokollesh, vendimesh, veprimesh të përbashkëta, agjendash të politikave dhe programeve të zbatimit. Politika e Komisionit Evropian bazohet kryesisht në nenin 2, rreshti 4 i Traktatit për themelimin e Bashkimit Evropian (TEU), si dhe në nenin 63 të Kushtetutës Evropiane (KE), të cilët përcaktojnë kompetencën e BE-së në fushat e azilit, imigracionit dhe kontrollit të kufijve të jashtëm.

Kjo temë është gjithashtu e pranishme në metodologjinë dhe negociatat për pranim në Bashkimin Evropian, në Kapitullin 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria. Aktivitetet e zbatuara në këtë kapitull synojnë të mundësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve, duke garantuar sigurinë e tyre. Korniza e tillë e gjerë përfshin menaxhimin e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian si dhe çështjet dhe fushat që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar, vizave, migracionit dhe azilit. Çdo vit Maqedonia e Veriut merr raport nga Komisioni Evropian për përparimin e vendit në të gjithë kapitujt, përfshirë Kapitullin 24. Në Raportin e vitit 2020 thuhet se vendi është mesatarisht i përgatitur për të zbatuar ligjet e BE-së.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre


 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.