Recension: Zhernovski ia kthen shpinën Zaevit?

 

FireShot-Screen-Capture-036-vrtenje-crop-resize

Subjekt i recensionit është një artikull tipik me spin politik, i bazuar në një spekulim të plasuar në një medie tjetër, e pastaj ai spekulim në mënyrë magjike merr peshën e faktit, me të cilin lexuesve u krijohet një storje joekzistuese për përçarje në taborin e opozitës.

Menjëherë të nesërmen pas publikimit të kësaj informate të pakonfirmuar dhe të pasaktë, ngjarjet e demantojnë atë. Mirëpo, me gjasë, qëllimi as që ka qenë informimi i saktë dhe në kohë i lexuesve për ndodhitë në taborin e opozitës, por mu e kundërta – turbullimi i ujit, plasimi i të pavërtetave, shtrembërimi i të vërtetës, me çka publiku duhet të fitojë përshtypje se fronti opozitar është i përçarë dhe po shkatërrohet, si dhe se personalitete konkrete politike janë fajtorë për këtë shkatërrim. Pikëpyetja në fund të titullit është alibi i dobët për këtë – ajo edhe me të le përshtypje të mjaftueshme që ta arrijë qëllimin. Tekstet e këtilla janë për përdorim afatshkurtër, me qëllim të caktuar dhe vetëm i ngjajnë informatës, për shkak se nuk kanë lidhje me standardet themelore gazetareske, bile edhe atëherë kur i respektojnë ato vetëm pro-forma.

Рецензија:  Жерновски му го врти грбот на Заев?Linku deri te artikulli origjinal: Zhernovski ia kthen shpinën Zaevit?

Data dhe koha e publikimit: 5.05.2014, 11:37

Data e recensionit: 6.05.2014

Recensues: Јugosllava Dukovska

 

BURIMET THONË NJË GJË, TITULLI SPEKULONN DIÇKA TJETËR

Pohimet dhe spekulimet e theksuara në informatë nuk janë të bazuara në fakte. Spekulimi që është dhënë në titull, i maskuar me shenjën e pikëpyetjes, rrjedh nga shkrimi i portalit Republika, i cili këtu përmendet si burim.

Në shikim të parë duket sikur janë respektuar standardet gazetareske, se informata bazohet në dy burime të ndryshme, mirëpo megjithatë ka një problem. Burimi kryesor të cilit i referohet informata është nga një medie tjetër, e cila, pohimin e saj (“PLD-ja mendohet a të mbetet me LSDM-në”) e bazon në të dhënën se vendimi për kthimin e mandateve akoma nuk është miratuar në mbledhjet e Këshillit ekzekutiv dhe atij Qendror të partisë që janë mbajtur javën e kaluar. Ndërsa, burimi i dytë, i cili shfrytëzohet në artikull, është një person nga radhët e PLD-së, por ai jep deklaratë me të cilën vetëm qartësohet se pse deri tani nuk është marrë vendim për ta përkrahur vendimin e Lidhjes Socialdemokratike për kthimin e mandateve të deputetëve. Nga deklarata askund nuk del se PLD-ja tërhiqet. Të dy burimet janë deklarata, që në fakt, nuk e mbështesin spekulimin e titullit, por kjo nuk ka qenë arsye e mjaftueshme që ky qrtikull të mos publikohet.

Ai, në fakt, paraqet shembull shkollor për një lajm jo të plotë, jogjithëpërfshirës, ndërsa dyshimet se diçka është fshehur u dëshmuan me ngjarjet e vetëm një dite më vonë, me të cilat spekulimet se Zhernovski ia kthen shpinën Zaevit, ranë në ujë.

 

GREP PËR TË PAKUJDESSHMIT

Anshmëria e këtij artikulli është evidente – ai “e krye detyrën e tij” në favor të partive nga opozita.

Edhe pse është siguruar njëfarë rezerve e objektivitetit me plasimin e spekulimit në formë pyetësore, titulli nuk është mbështetur me përmbajtjen e artikullit, që e bën atë tendencioz dhe – me qëllim të caktuar.

Spini në këtë epizod është në formë të grepit të hedhur për lexuesit. Kush kapet në të, kapet. Leximi pak më i kujdesshëm i gjithë artikullit, edhe një lexuesi që është mesatarisht i kujdesshëm do t’ia bëjë me dije se sa është ora, gjegjësisht se bëhet fjalë për spekulim të pabazë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari