Recension: Zaevi “plasi” edhe një bombë, të 12-tën, për zgjedhjen e gjykatësve
Tekst sipërfaqësor në të cilin, supozoj me qëllim, kalohet mbi esencën e ngjarjes që përpunohet. Një temë jashtëzakonisht e rëndësishme është trajtuar “shpejt e shpejt”, duke u përkujdesur vetëm për formën, e jo edhe për përmbajtjen. Ka mungesë të shumicës së elementeve gazetareske, krahasime joadekuate dhe më në fund, janë plasuar informata të pavërteta.
Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi “plasi” edhe një bombë, të 12-tën, për zgjedhjen e gjykatësve
Data dhe koha e publikimit: 19.03.2015, 20:59
Data e recensionit: 21.03.2015
Recensues: Vlladimir Mirçeski
SELEKTIVITET, SIPËRFAQËSI, PAVËRTETËSI, NGARKESË ME ANSHMËRI
Përshtypja pas leximit të këtij artikulli të shkurtë është se ai është publikuar që të numërohet se ky televizion i transmeton konferencat për shtyp të opozitës ku publikohen materiale për aferën “Përgjimi”. Prandaj, edhe thamë më lartë se këtu forma vjen para përmbajtjes. Teksti, nga aspekti profesional, ka zbrazëtira si “djathi zviceran” – mungojnë përgjigje në pyetjet kryesore gazetareske si “çka” dhe “pse”. Për shembull, është e paqartë pse të mos thuhet asnjë fjalë për disa nga bisedat e publikuara, për të cilat edhe një pjesë e pjesëmarrësve konfirmuan se janë të vërteta, e në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë të bëjnë me funksionimin e sistemit gjyqësor në vend. Si mund kjo të mos paraqesë provokim gazetaresk për “shfletimin” e materialeve që i publikon LSDM-ja dhe të cilat tregojnë përputhje të plotë të pushtetit ekzekutiv mbi atë gjyqësor??? Mirëpo, jo, kjo për dikë nuk ka qenë interesante, por na kthen diku para 20 vitesh në të kaluarën që të nga tregojë se si pushteti i atëhershëm ka ndërruar dhe ka zgjedhur gjykatës. Ndaluni, flasim për një ngjarje që ndodh tani, për një skandal shumë të madh, e jo për diçka që ka ndodhur në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, dhe për të cilën gjë, pa arsyetuar diçka ose dikë, ajo elitë që ka qenë në pushtet e ka paguar çmimin me atë që në zgjedhje nuk e ka fituar besimin e qytetarëve. Domethënë, situata aktuale, tregon përmasa të papara të lidhshmërisë së gjyqësisë, si një rrjet merimange, nuk mund dhe nuk guxon, assesi në kuptimin gazetaresk, të arsyetohet me ngjarjet në të kaluarën.
Poashtu, është e paqartë cili ka qenë qëllimi me intervenimin se “publiku akoma nuk ka dëgjuar asnjë bisedë telefonike të funksionarëve të LSDM-së, por përsëri cak i inçizimeve të prezantuara ishin ministrat aktualë dhe funksionarët shtetërorë”. E para, me këtë në mënyrë indirekte rrëzohet teza e plasuar paraprakisht për “gjoja bisedat”, për shkak se formulimi i përdorur aludon se bëhet fjalë për biseda të vërteta. E dyta, nuk është e vërtetë se LSDM-ja nuk ka publikuar asnjë bisedë të funksionarëve të tyre. Të jemi precizë dhe të përmendim se lideri i opozitës këtë e bëri më 09.02.2015 në konferencën për shtyp ku e publikoi të ashtuquajturën bombë të parë. Domethënë, kemi vërtetësi të dobët me ndikim të fuqishëm mbi përmbajtjen.
Prandaj, nëse bëjmë një përmbledhje, del se bëhet fjalë për një tekst selektiv, me qasje sipërfaqësore, pa angazhim elementar gazetaresk, me esencë dukshëm jokualitative, të ngarkuar me elemente favorizuese duke bërë krahasim joadekua të kohë së tanishme me të kaluarën dhe gjithsesi me formulime që nuk janë të vërteta.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari