Recension: Zaevi është lexuar, skenari është demaskuar – paditë penale kanë qëllim politik

Firefox_Screenshot_2015-03-08T22-20-37352Z-crop-resize

 

“Komunikatë partiake” – mu ashtu, pa asnjë rezervë, mund të quhet ky artikull, i cili paturpësisht, në stilin e vezës qyqare, na ofrohet si produkt legjitim gazetaresk. I gjithë teksit, në faktë, është njëfarë platfrome për plasimin e vetëm njërës anë të tregimit, normalisht atë të pushtetit.

Firefox_Screenshot_2015-03-08T22-20-37.352ZLinku deri te artikulli origjinal: Zaevi është lexuar, skenari është demaskuar – paditë penale kanë qëllim politik

Data dhe koha e publikimit: 05.03 2015, 15:57

Data e recensionit: 08.03.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

A ËSHTË KRYEMINISTRI, APO JANË EKSPERTËT?!

Argumentimin për, ndoshta për dikë, kualifikimin tepër të vrazhdë në fillim të recensionit, e nxjerr nga fakti se tezën se “skenari është demaskuar – paditë pedaneë kanë vetëm qëllim politik”, që është lajtmotivi kryesor i tekstit, në fakt, e plason kryeministri dhe askush tjetër. Prandaj, ajo që në mënyrë bombastike na paralajmërohet si “demaskim i planit të opozitës”, është vetëm deklaratë e një politikani, i cili, normalisht e prezanton vetëm anën e tij të tregimit. Domethënë, nuk ka hulumtim, nuk ka bashkëbisedues që do ta mbështesnin pohimin, por gjithçka bazohet në paraqitjen e kryeministrit. Nëse kjo nuk është “krim gazetaresk”, atëherë me të vëretë nuk e di se çka është.

Për shembull, në një pjesë të tekstit thuhet se “njohësit e rrethanave dhe ekspertët konsiderojnë se assesi nuk mund të vendoset shenjë barazie ndërmjet të dyja palëve që kanë fituar padi penale”, e menjëherë pastaj shihet se nuk ka asnjë njohës të rrethanave apo ekspert. Mirëpo, nga ana tjetër, citohet deklarata e kryeministrit, në të cilën ai thotë se “ajo që është përshtypja ime është se zotëri Zaevi përpiqet praktikisht të lëshojë sa më shumë padi penale që të dërgojë një porosi deri te publiku se ne kemi padi penale, mirëpo kanë edhe ata. Dhe të vëndojë njëfarë shenje të barazisë se të gjithë kemi padi penale”. Në gazetari nuk vendoset shenjë barazie ekspertëve dhe politikanit aktiv. Pikë!!! Aq sa i përket vërtetësisë.

 

MJAFT ME NËNÇMIMIN E INTELIGJENCËS SË PUBLIKUT!

Mungesa e burimeve të qarta të informacionit, së paku në formën e të ashtuquajturve еkspertë dhe njohës të rrethanave, siç pritet ka efekt të keq mbi përmbajtjen e materialit të ofruar. Të jemi të sinqertë, gjithçka do të ishte më e thjeshtë vtëm sikur të publikohej deklarata e kryeministrit,  dhe nga ajo që është ofruar, lexuesit vetë të nxjerrin përfundime. Askush nuk do të ishte fajtor, do të ishte “as ka ngrënë hudhër, as nuk i vjen era”. Mirëpo, jo, është dashur të shtohen edhe elemente të tjera, të cilat janë vetëm paravan, do të thoja i tejdukshëm, për akuzat kryesore, të cilat në adresë të liderit të opozitës i dërgon pikërisht kryeministri. Prandaj, produkti përfundimtar është papazjani, gjithsesi i palejuar, ndërmjet dëshirës për “tekst informativ” dhe buletinit, vendi i së cilës është ueb-faqja zyrtare e partisë, e jo portalet që e mashtrojnë publikun se merren me gazetari. Nëse me të vërtetë ka pasur dëshirë që të plasohet një lajm, atëherë ai gjithsesi duhet të pastrohet nga elementet që padyshim tregojnë anshmëri dhe joobjektivitet. Në fakt, kjo më së miri shihet nga komentet e përdorura:

“…Me këtë veprim, opozita edhe njëherë e nënçmoi inteligjencën e popullit.

 

Me këtë bëhet e qartë se veprimi i LSDM-së me paditë penale ka qëllim politik dhe përpjekje për marketing, e jo ndonjë zgjidhje të dëshiruar ligjore.

 

LSDM-ja dëshiron të vijë në pushtet pa zgjedhje dhe në mënyrë të dhunshme, bile edhe me ndihmën e shërbimeve të huaja. Kjo nuk do të kalojë te qytetarët.”

Ta përsërisim, për shkak se sikur vështirë kuptohet:

Gazetari duhet të bëjë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit – neni 13 i Kodit të gazetarëve. 

Në fund, me të vërtetë mjaft na nënçmuat me tekste të këtilla.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.