Recension: Zaev për udhëzime te Cërvenkovski

Zaev-na-instrukcii-kaj-Crvenkovski-crop-resize

Zaev për udhëzime te Cërvenkosvki”  është tekst tendencioz dhe i anshëm, që ka probleme serioze me relevancën. Ky material spekulativ i redaksisë nuk jep burime, nuk ka fakte dhe argumente, por në bazë të informatave të pakonfirmuara dhe me qëllim e imponon tezën se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nuk ka kapacitet dhe se frenat në parti ende i tërheq ish-lideri, Branko Cërvenkovski.

“Zoran Zaev natyrisht se nuk mund të udhëheq partinë në të cilën është lider, ka kërkuar ndihmë nga ish-lideri Cërvenkovski” 

FireShot Screen Capture #187 - 'Заев на инструкции кај Црвенковски' - kurir_mk_makedonija_vesti_146417-Zaev-na-instrukcii-kaj-CrvenkovskiLinku deri te artikulli origjinal:  Zaev në udhëzime tek Crvenkovski 

Data dhe koha e publikimit: 31.01.2014, 13:13

Data e recensionit: 1.02.2014

Recensues:  Olivera Vojnovska

Vërtetësia: I gjithë artikulli është pezull. Nuk bazohet në fakte dhe nuk ka tregues relevant që të mbështes pohimin “për konflikt të fingaur në LSDM”:

“Crvenkovski lavdëroi Zaev se si me sukses ka luajtur momentin me Natasha Savovën, duke krijuar dallimet artificiale të Bihaçka. Qëllimi i këtij “sherri” në të vërtetë ishte për të krijuar një imazh për publikun se diçka po ndryshon Bihaçka.2

As nuk ofron dëshmi për pretendimet:

“Cërvenkovski praktikisht i tha Zaevit të vazhdoj të mashtroj publikun në mënyrë që të marrë më shumë vota.”

“Brankoja e ka këshilluar Zaevin të fillojë përsëri të plasojë premtime të rreme dhe nëpërmjet masave populiste të premtojnë mrekulli. Më në fund kanë gjetur  terren të përbashkët dhe ranë dakord për të kombinuar metodat”

“Pas takimit, Cërvenkovski e bëri me dije në mënyrë të qartë për të gjithë se personalisht qëndron prapa Zaev-it dhe se ai është i pulen i tij, tek i cili ka besim maksimal.”

Burimet e informatave: Teksti nuk ka burime precize dhe kredibile të informatave por shfrytëzon formulime “siç kuptuam” dhe “burimet tona partiake”.

Përmbajtësia:  Artikulli është i një anshëm, kurse në fund të tekstit se “ka pasur tentim të pasuksesshëm të vihet kontakt me Zaevin”, nuk e ndryshon përshtypjen se ky material është krijuar mbi teza të dhëna përpara.

Anshmëria: Intonacioni dhe mënyra se si është shkruar ky tregim tregojnë se i mungon distancim politik.

 Komentim: I gjithë teksti është thurur me elemente komentimi si për shembull:

„… Zaev natyrisht se nuk mundet vetëm të udhëheq Partinë….“

„… me sukses e ka luajtur momentin me Natasha Savovën, duke krijuar në mënyrë  artificiale mospajtime në Bihaçka.”

 „Qëllimi i këtij “sherri “ në të vërtetë ka qenë të krijohet opinion tek publiku se diçka po ndryshon në Bihaçka“

 „…në LSDM asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk ka për të ndryshuar”

Origjinaliteti/Plagjiatura: Materialin që e recensojmë është pa nënshkrim autori, me siguri se është punë e redaksisë. Por, origjinaliteti është diskutabil duke pasur parasysh faktin se në të njëjtën ditë këtë artikull e kanë publikuar më shumë mediume , ku disa janë thirrur në këtë artikull, kurse disa kanë shfrytëzuar të njëjtin formulim: „burime partiake“.

Kualiteti i titullit: Titulli me tendencës e tij çon në përfundim se Zaev zbaton politikat dhe urdhëruat e Cërvenkovskit. Kombinuar me nëntitull sugjeron se ai nuk ka aftësi lidershipi:

„Zoran Zaev natyrisht se nuk mund vet të udhëheq  partinë në të cilën është lider, ka kërkuar ndihmë nga ish-kryetari Cërvenkovski“

 Fotografia: Teksti është ilustruar me fotografi të vjetër, në cilën në plan të parë është Cërvenkovski, kurse në prapa vijë janë Zaev dhe Andrej Petrov. Kjo jep përshtypjen se Zaev është nën hijen e Cërvenkovskit.

Gjuha e urrejtjes: Artikulli nuk ka gjuhë të urrejtjes, por ka ton ofendues:

„Cërvenkovski, praktikisht, ka porositur Zaevin të vazhdoj të mashtroj publikun, me qëllim të fitoj një votë më shumë.”

„Brankoja e ka këshilluar Zaevin të fillojë përsëri të plasojë premtime të rreme… “

„… Cërvenkovski e bëri me dije në mënyrë të qartë për të gjithë se personalisht qëndron prapa Zaevit dhe se ai është i pulen i tij….“

Përfundimi: Lexuesve është ofruar prodhim i fabrikuar në të cilin janë shkelur disa dispozita të Kodeksit të gazetarëve  dhe nga Udhëzuesit për etikë në gazetari. Duke filluar nga titulli, nëntitulli, hyrjen e lajmit deri tek përfundimi qartë shihet qëllimi që të diskreditohet Zaevi. Publikimi, gati se i të njëjtit material në të njëjtën kohë në më shumë mediume , elektronike dhe të shkruara dhe tekste tjera në temë të ngjashme në të njëjtat mediume   një ditë përpara, flet për sulm të sinkronizuar në funksion të diskreditimit politik të liderit të partisë më të madhe opozitare.

 

.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.