Recension: Vrasësi i Lukës “gjuan” vajza në Budvë?!

08262014-Kurir-Ubiecot-na-L-crop-resize Lexuesit e Shërbimit për verifikimin e fakteve në media janë gjithnjë e më aktivë. Ajo që është për t’u theksuar është se ata reagojnë në gabime të ndryshme dhe veprime joprofesionale të gazetarëve, e jo vetëm për përmbajtjet më atraktive. Kësaj radhe një lexues i yni reagon ndaj një lajmi nga rajoni, të cilat portalet tona i përpunojnë në mënyrë joadekuate dhe në titull krijojnë iluzion se bëhet fjalë për ngjarje dhe personalitete “nga mëhalla jonë”. Prandaj, lexuesi ynë propozimin për recension e arsyeton në këtë mënyrë:

“….sikur të gjithë ne me atë Lukën jemi shokë mëhalle, e duhet ta dijmë atë emër. Aq janë hutuar në imitimin e tabloideve serbe, sa që e kanë humbur sensin për atë se për qytetarët e Maqedonisë ato emra, e as ato mbiemra, nuk kanë asnjë domethënie.”

Ky fenomen i lokalizimit të pabazuar të ngjarjeve dhe personave tashmë një kojë ka marrë hov të madh dhe për këtë arsye themi se lexuesi ynë ka të drejtë dhe e pranuam propozimin e tij për recension. 08262014-Kurir-Ubiecot-na-LLinku deri te artikulli origjinal: Vrasësi i Lukës “gjuan” vajza në Budvë?! Data dhe koha e publikimit: 26.08.2014, 09:50 Data e recensionit: 26.08.2014 Recensues: Zoran Bojarovskië n Kjo përmbajtje mediatike ka probleme edhe me vërtetësinë për shkak se, përveç asaj që është marrë “blanko” nga një medie tjetër, i cili i takon një mjedisi dhe publiku krejtësisht tjetër mediatik, bazohet në burim anonim krejtësisht i paidentifikuar, i emërtuar vetëm si – “shërbimet e sigurimit”, të cilëve nga ana tjetër, këtë informatë ua ka treguar “një vajzë nga Beogradi”. Shumë joserioze edhe nga “shërbimet e sigurimit” edhe nga media ku fillimisht është publikuar ky lajm, si dhe nga media që e ka marrë këtë informatë që e recensojmë. Mangësitë në prezantimin e vërtetësisë shihen edhe në jokonsekuencën e medias, e cila një ditë para se ta publikojë këtë lajm, se dikush që është i dyshuar për vrasje është parë në Budva, publikoi lajm se ai është parë në Kinën qendrore (“Gjendet vrasësi i Lukës, në fund të botës“). Dje në Kinë, sot në Budvë… Kjo gjithsesi nuk është gazetari profesionale. Fotografia ka një mangësi shumë serioze. Si është e mundur që të publikohet fotografi e vrasësit të dyshuar, pa pasur asnjë sqarim se prej ku është ajo, kush e ka bërë atë, a është me të vërtetë i dyshuari në atë fotografi, kush mund ta vërtetojë atë… Thjesht shumë gabime për një lajm, i cili është në një shkallë shumë, shumë të ulët për të qenë me interes publik për mejdisin tonë mediatik.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari