Recension: VMRO-DPMNE pranon, LSDM-ja nuk e di a është për zgjidhje parlamentare

VMRO prifakjaparlamentarna razvrska - 0987-098-crop-resize

 

Përdorimi i “njoftimeve” anonime mbetet klasikë për atë se si këtu shihen relacionet ndërmjet dy partive më të mëdha. Madje edhe në atmosferë të luftës maksimale politike, kur së paku njëra palë nuk është e interesuar të mbetet anonime. Problemi me qasjen e këtillë ndaj analizave është se madje edhe atëherë kur disa burime me të vërtetë të informuara japin të dhëna për gazetarin (gazetaren) ne bëhemi skeptikë. Në fakt, informimi i tillë mund të jetë incidental, e jo të bhëhet atribut i “brendit” në gazetari.
Në tekst problematik është titulli, i cili nuk e pasqyron esencën e përgjigjeve, mirëpo përkundrazi, bën spinim të publiku.

VMRO prifakjaparlamentarna razvrska - 0987-098Linku deri te artikulli origjinal: VMRO-DPMNE pranon, LSDM-ja nuk  e di a është për zgjidhje parlamentare

Data dhe koha e publikimit: 19.02.2015, 17:26

Data e recensionit: 22.02.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

Nga partia e Zoran Zaevit nuk dhanë mendim as për atë se propozimi, në fakt, në mënyrë indirekte, a paraqet edhe kthim të mundshëm të opozitës në parlament dhe vazhdim prej atje të dialogut duke marrë pjesë në komision. Edhe për të dytën herë dërguam e-mail, në të cilin insistuam për përgjigje konkrete për komisionin, deri në mbylljen e gazetës, nga LSDM-ja nuk morëm përgjigje për qëndrimin për propozimin e eurokomesarit.

Bëhet përpjekje që të pyeten dy partitë më të mëdha se a do ta pranonin idenë e eurokomesarit Han për formimin e komisionit anketues. Thuhet se në LSDM nuk e dijnë se a janë për atë propozim, edhe pse del se prej atje është marrë përgjigje që do të thotë se fillimisht duhet të plotësohen kërkesat e BE-së për vendin në fushën e politikës, gjyqësisë dhe lirisë së mediave, e pastaj mund të bisedohet për të gjitha. Insistimi për “sqarim plotësues”, është, si duket, i kotë, dhe në këtë përfundim kanë ardhë në LSDM.

Problemi është se titulli sugjeron se partia në pushtet është për këtë propozim. Mirëpo, nëse e lexoni këtë tekst me vëmendje, madje dhe disa herë, askund nuk thoë se ky është qëndrimi i DPMNE-së! Në fakt, mu atje thonë se “nuk kanë qëndrim zyrtar”. Si bëhet mospasja e qëndrimit – qëndrim pozitiv, me siguri e di ai që e ka shkruar tekstin, mirëpo kjo është pak a shumë një përvojë e Hudinit. Mirëpo, paska pasur edhe një përgjigje jozyrtare që ka sugjeruar se kjo parti do ta pranonte atë propozim! Mirëpo problemi është se as përgjigja zyrtare, nëse është e tillë siç jepet, nuk ka asnjë nënshkrim të qartë dhe të dallueshëm! Çka është këtu, në fakt, jozyrtare? Praktikisht gjithçka. Domethënë, gazetarja nuk ka asgjë në dorë me të cilën do ta mbronte titullin, përveç nevojës që të faqen e gazetës të vëndojë një spin që do ta bëjë një parti (LSDM-në) jokonstruktive, ndërsa tjetrën (DPMNE-në) – konstruktive.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.