Recension: Vistina.mk: Luftë familjare-politike për fron ndërmjet Teutës dhe Ermirës

Вистина Семејно политичка борба за тронот меѓу Теута и Ермира-crop-resize

Artikulli “Vistina.mk: Luftë familjare-politike për fronin ndërmjet Teutës dhe Ermirës”, thjesht rrezaton me tendenciozitet duke filluar nga titulli, nëntitulli, konstruksioni i teksti, e deri te përzgjedhja e fotografive. Që në fillim është potencuar përkatësia gjinore, me çka është shkelur parimi i barazisë gjinore.

“Atje ku ka dy gra që janë në pozita të larta, veçanërisht nëse janë edhe në lidhje familjare, puna ose shkon shumë mirë, ose nuk shkon fare. Publiku kohët e fundit, pak si me turp, ka filluar të spekulojë se kjo e dyta gjithnjë e më shumë del në sipërfaqe kur janë në pyetje raportet ndërmjet nuses dhe kunatës shumë të njohura në politikën e shqiptarëve në Maqedoni, ose më saktë në partinë e tyre në pushtet, BDI, Ermira Mehmeti dhe Teuta Arifi, përndryshe, të dyja funksionare të larta dhe të rëndësishme të BDI-së

Është e qartë ideja për t’i diskredituar personat e përmendur në titull dhe në tekst. Ky material paraqet shembull klasik të sulmit mediatik, manifestim të pashijes dhe seksizmit. Kjo veçanërisht vjen në shprehje me potencimin e karakteristikave fizike të dy përfaqësueseve të BDI-së(аtraktive, e bukur, më e re, më e vjetër, sharmante). Por edhe duke u futur në privatësinë e tyre, si dhe duke e potencuar stereotipin “dy gra”, me asocioacion të qartë si “burim i problemeve”.

Вистина Семејно политичка борба за тронот меѓу Теута и ЕрмираLinku deri te artikulli origjinal: Vistina.mk: Luftë familjare-politike për fronin ndërmjet Teutës dhe Ermirës

Data dhe koha e publikimit: 7.01.2014, 13:21

Data e recensionit: 8.01.2014

Recensuese: Оlivera Vojnovska

Vërtetësia: Në tekst krijohet një “konflikt femëror-familjar në kreun e BDI-së” dhe me këtë rast thuhet:

“Në mesin e shqiptarëve të involvuar në politikë gjithnjë e më zëshëm po flitet se rivaliteti politik ndërmjet nuses dhe kunatës ngadalë kalon edhe në mosdurim personal ndërmjet dy funksionareve, ndërsa raportet e tyre i përkeqësojnë gjithnjë e më tepër, edhe raportet e mira dhe të afërta të “nuses atraktive” me shumë funksionarë të lartë të BDI-së. Kështu, rivaliteti politik, bëhet edhe rivalitet privat dhe luftë për pushtet në fronin politik, por edhe femëror, në familje dhe në parti. Ndërsa në fron ka vend vetëm për një “mbretëreshë”. Tjetra duhet të abdikojë!”

Por, pohimet e këtilla nuk mund të mbështeten me asnjë fakt dhe nuk mund të vërtetohet vërtetësia e tyre. Kështu që, mund të përfundohet se ajo që është thënë janë deklarata paushalle. Bile, shikuar formalisht, dy funksionaret e BDI-së nuk janë “nuse dhe kunatë”, por sipas lidhjes familjare, ato janë “dy kunata”!

Burimet e informatave: Artikulli nuk ka burime precize të informatave, e as që përmend bashkëbisedues konkretë. Në të përdoren formulime: “siç thonë”, “flitet”, “njohësit e rrethanave”. Në fakt, autori i paemërtuar pranon (në nëntitull) se ngjarjen e bazon në spekulime:

“Publiku kohët e fundit, , pak si me turp, ka filluar të spekulojë…”

Përmbajtësia: Тeksti ka probleme edhe me përmbajtësinë. Ai është i njëanshëm, i varfër dhe pa deklarata. Fitohet përshtypja se pala e dytë e tregimit aspak nuk është planifikuar.

Anshmëria: Ky tekst spekulues është plasuar me vetëdije. Vetë fakti se bëhet fjalë për personalitete të larta partiake dhe me ndikim në BDI, flet qartë për anshmërinë politike.

Komentimi: Në fakt, i gjithë artikulli është shkruar në stil komentues. Ai fillon me komentin:

“Atje ku ka dy gra që janë në pozita të larta, veçanërisht nëse janë edhe në lidhje familjare, puna ose shkon shumë mirë, ose nuk shkon fare” 

dhe përfundon me koment.

“Arifi nga pozita e zëvendëskryeministres për çështje evropiane duheshte ta pranojë kandidaturën për kryetare të komunës së Tetovës, që për një funksionare të lartë dhe grua e parë shqiptare që është zgjedhur në Kuvend në vitin 2002, mund të interpretohet si “kthim disa hapa mbrapa”

Оrigjinaliteti/Plagjiatura: Теksti është marrë në tërësi nga një portal tjetër dhe kjo është theksuar, por nuk është vendosur linku. Materialin burimor, faqja e ka publikuar në rurbrikën “radio Mileva“, ndërsa teksti që e recensojmë është plasuar në faqen “Маqedonia“.

Kualiteti i titullit: Titulli është bombastik, është shkruar në mënyrë senzacionaliste dhe në shikim të parë e tërheq vëmendjen e publikut lexues.

Fotografia: Në kuadër të artikullit janë publikuar tre fotografi, që duhet ta rrumbullakësojnë rolin manipulativ të tekstit. Ilustrimi i parë, në fakt, janë portrete të dy funksionareve të BDI-së. Në fotografinë e dytë është paraqitur deputetja e BDIsë e veshur me fustan të gjatë, me shpatulla të zhveshura, e buzëqeshur dhe me një shikim misterioz. E në fotografinë e tretë, ajo është së bashku me bashkëshortin dhe ka të veshur fustan nusërie.

Gjuha e urrejtjes: Теksti përmban gjuhë ofenduese që është e orientuar drejt diskreditimit të personave, me tendencë të qartë të nënçmimit në bazë gjinore. Formulimet si:

“raportet e mira dhe të afërta të “nuses atraktive” me shumë funksionarë të lartë të BDI-së”

“më e reja, e bukur dhe atraktivja, Ermira Mehmeti, para disa vitesh u martua me vëllaun e më të madhes, por jo më paj sharmantes, Teuta Arifi”

janë të pahijshme dhe kanë elemente seksiste.

Kjo është në kundërshtim me udhëzimet që janë dhënë në Doracakun për etikën në gazetari, ku thuhet:

“Gjithmonë duhet shmangur frazave që në vete përmbajnë konotacione shoviniste, seksiste ose të çfarëdo lloji tjetër diskriminues”

Në artikull vërehet edhe përqeshje dhe ton ironik:

“E në fron ka vend vetëm për një “mbretëreshë”. Tjetra duhet të abdikojë!”

Që, poashtu është në kundërshtim me udhëzimet e Doracakut:

“Gazetari duhet të jetë i vetëdijshëm për pasojat dhe efektet e fjalëve të tij, duhe të ketë kujdes gjatë zgjedhjes së tyre dhe nuk duhet të ofendojë ose të përqeshë”

Përfundimi: Теksti nuk e plotëson as nivelin minimal të standardeve gazetareske. Në të nuk citohen burime të besueshme, relevante, ndërsa autori anonim i lejon vetes që në bazë të stereotipeve gjnore dhe fjalorit të pahijshëm ta komentojë pamjen e përfaqësueseve të BDI-së. Rezultati është: një artikull i pahijshëm që ka për qëllim ta dëmtojë autoritetin e tyre.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.