Recension: Vetëvritet babai i tre fëmijëve
Se me gjasë nuk ekziston fund, në kuptim të respektimit të kritereve dhe të standardeve gazetareske, vërteton edhe ky tekst. Nëse mendoni se jam tepër i ashpër, shihni temën – vetëvrasje, e pastaj shiheni fotografinë.
Linku deri te artikulli origjinal: Vetëvritet babai i tre fëmijëve
Data dhe koha e publikimit: 01.05.2014, 08:28
Data e recensionit: 02.05.2014
Recensues: Vlladimir Mirçeski
FOTOGRAFI PËR “VETËVRASJE GAZETARESKE”
Ky është teksti për të cilin flasim:
“Babai i tre fëmijëve М.S. (52) nga Sapna, në afërsi të Tuzllës, u vetëvra në shtëpinë familjare, duke gjuajtur me pistoletë në kokë.
Gjoja paska qenë i sëmurë dhe për çdo ditë ka pasur dhimbje të mëdha, të cilat në kohën e fundit janë intensifikuar. Vdekjen e M.S. e ka konstatuar mjeku kujdestar. Policët boshnjakë kanë bërë hetim dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për vetëvrasje”.
Asgjë e veçantë do të thoshim. Lajm i shkurtër për një tragjedi të madhe, i përgatitur keq, pa i theksuar burimet e informatës, pa precizuar se prej ku dhe prej kujt është “huazuar”, me zbrazëtira serioze në përmbajtje, pa ndjenjë elementare për familjen që njeriu i pafat e ka lënë pas vetes…. Me fjalë të tjera, informatë e marrë shpejt e shpejt dhe sipas parimit copy-paste, e ndoshta edhe Google translate, që mund të supozohet nga disa gabime drejtshkrimore, është vendosur në këtë ueb-faqe. Nejse, do të thoshim se shembujt e këtillë për kopjime jokualitative nuk janë as të parët e as të fundit, por një segment veçohet SHUMË edhe atë SHUMË në aspektë negativ. Fotografia!
Nuk e kam të qartë se çka duhet më tepër: fantazi apo budallallëk, me gjasë është kjo e dyta, që si ilustrim për një tragjedi të këtillë të shfrytëzohet një skenë e një megahiti nga Hollywoodi. Nuk e di se kujt dhe si i ka shkuar ndërmend ideja se vdekja e një njeriu mund të “stoliset” me fotografi në të cilën Mel Gibsoni në filmin “Arma vdekjeprurëse” dëshiron të vetëvritet? E frikshme! Si të quhet ndryshe përpjekja e këtillë patetike për ta pasqyruar me fotografi ngjarjen nga Bosnja. Fiksion filmi për një naracion real. Me të vërtetë një fotografi vlen 1.000 fjalë, por në këtë rast nuk vlen fare.
Pa çka se tragjedia nuk ka ndodhur këtu në vend. A do të thotë kjo se standardet profesionale nuk vlejnë?!
“Gazetari është i detyruar ta respektojë dhimbjen dhe vuajtjen personale.” – neni 7 i Kodit të gazetarëve;
“Mënyra e informimit në raste të fatëkeqësive, katastrofave, luftrave, tregjedive familijare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga senzacionalizimi” – neni 7 i Kodit të gazetarëve.
Përgjigja është jo! Standardet gjithmonë duhet të vlejnë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari