Recension: Vendim i ri kundër mediumeve: “Qyteti im” duhet t’i paguajë 5 mijë euro komunës së Kavadarit

new3535-009980076-098-crop-resize

Ky informacion është edhe një shembull i keq i praktikës gazetareske, të cilën gjë e kemi theksuar disa herë nëpërmjet recensioneve dhe leksioneve gazetareske: të kopjohet një artikull i postuar në një portal tjetër, të modifikohet me disa fjali dhe të ndryshohet titulli, me ç’rast do të ndryshohet tërësisht kuptimi i informacionit dhe do të vihet në dyshim vërtetësia e lajmit. Në këtë rast, mediumi ka përshkruar informacion nga një portal nga Kavadari, i cili informon për vete se ka padi nga Komuna e Kavadarit dhe kërkohet dëmshpërblim në vlerë të pesë mijë eurove. Portali nga Kavadari ka manipuluar me titullin, duke përmendur t dënimin prej pesë mijë euro, por tekst nuk përmend se ka një proces gjyqësor, ku nga vula e hyrëse gjykatës, shihet se padia ishte paraqitur më 31 dhjetor, tri javë, kohë në të cilën as teorikisht nuk është e mundur të sillet vendim. Por në artikullin e recensuar është shkuar edhe një hap përpara dhe lexuesit i ofron informacion se është marrë edhe një vendim në të cilin mediumi është gjobitur me 5.000 € edhe atë për prishej të reputacionit të Komunës së Kavadarit. Më pas, janë dhënë edhe pjesë të gjykimi të pretenduar, e cila, në vërtetë është përmbajtja e padisë! Në këtë mënyrë tregohet mos njohje të procedurës gjyqësor, ku nuk është arritur në mënyrë të drejtë të lexohen dokumentet e publikuara në portalin lokal, ku vihen në huti lexuesit ju prezantohet krejtësisht informacion jo i saktë.

Sipas të dhënave të qasshme, më 15 janar gjyqi ka dërguar ftesë deri tek portali i paditur, që të dorëzojë përgjigje për padinë në 15 ditët e ardhshme, me çka do të mbahet seancë përgatitore. Do të propozohen prova (materiale ose dëshmitarë), do të mbahen seanca dhe tek pas kësaj do të sillet vendimi, ku gjyqi mund të refuzojë padinë ose të gjej se ka elemente për shpifje dhe të kërkojë  të paguajë pjesë të shumës së kërkuar ose tërë shumën. Mirëpo, sot, në një situatë të tillë juridike nuk mund të flitet për vendim, për dënim ose për citim të pjesëve të gjykimit të supozuar, si është vepruar në këtë tekst. Pas reagimit të rrjeteve sociale, portali e ndryshoi informatën, mirëpo nuk kërkoi falje, si dhe as tha se bëhet korrigjim, çka është në kundërshtim me normat profesionale dhe etike në gazetari.

new3535-009980076-098Linku deri te artikulli origjinal: Vendim i ri kundër mediumeve: “Qyteti im” duhet të paguaj 5 mijë euro komunës së Kavadarit

Data dhe koha e publikimit: 20.01.2014

Data e recensionit: 20.01.2014

Recensues: Sashe Dimovski

VërtetësiaTeksti i ofruar i këtillë ishte i pavërtetë, pa marrë parasysh se na jepte dokumente si mbështetje për deklarimet, për arsye se kopjet e ofruara nuk korrespondonin me përmbajtjen e tekstit. Nga dokumentet shihet se nuk është bë dallim në mes padisë dhe çka është gjykim, si dhe as pak nuk është be tentim nëse diçka nuk është e qartë, të kërkohet qëndrim, komentim ose informatë shtesë nga portali i cili ka publikuar informacionin.

Burimet e informatave: Në tekst jepet burimi nëpërmjet linkut deri te portali burimor, mirëpo pjesët e cituara dhe deklarimet në titull janë autorësi e portalit të cilin tekst e recensojmë. Për arsye se na jepet informacion i pavërtetë, thirrja në burim nuk është relevante dhe e zbulon gabimin.

Përmbajtësia: Lajmi jep informata bazë, të përshkruara nga portali, mirëpo nuk mund të bëhet fjalë për minimum përmbajtje, për arsye se informacioni shtesë i ofruar, siç është gjoja se citimi i disa pjesëve të gjykimit, nuk janë të besueshëm.

Kualiteti i titullit: Titulli është një nga pjesët më problematike të informacionit, duke i ofruar lexuesit informacion jo të plotë dhe të pasaktë.

Fotografia: Fotot dhe dokumentet e përdorura i bëjnë gabimet e mediumeve lehtë të qasshme për të gjithë ata që dinë t’i “lexojnë” dokumentet e ofruara.

Përfundimi: Pas reagimit të lexuesve në rrjetet sociale, bordi redaktues e korrigjoj informacionin nga Vendim i ri kundër mediumeve: “Qyteti im” duhet t’i paguajë 5 mijë euro komunës së Kavadarit në: Kërcënim i ri kundër mediumeve: Komuna e Kavadarit kërkon nga “Qyteti im” t’i paguajë 5 mijë euro.

Por, mediumi pas ndryshimit të titullit dhe përmbajtjes së lajmeve nuk kërkoi falje për gabimin e bërë dhe as tregoi se e korrigjon tekstin, ku në bazë të standardeve profesionale dhe etike, ishte e logjikshme dhe e pritur si gjest ndaj lexuesve, të cilët disa orë pas publikimit e kishin lexuar lajmin e gabuar.

Kjo “shëtitje” edhe një herë na kthen në rekomandimet e mëparshme: mediumet duhet të bëjnë kontroll minimal për origjinalitetin e lajmeve që i marrin ti publikojnë, për arsye se duke treguar burimin, nuk lirohen nga përgjegjësia. Në rastin e analizuar, është marrë lajm me gabim në titull, mirëpo i njëjti lajm është “plotësuar dhe zgjeruar” me një seri gabimesh, të cilat tregojnë mosnjohjen e përgjithshme për temën për të cilën shkruhet.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari