Recension: U zhduk Radmilla Sheqerinska

ikk-0987-0980099-crop-resize

Para nesh gjendet një tekst i ngarkuar me problemin për publkimin e të cili nuk ka asnjë arsye. Mu fakti që në të nuk ka ndonjë të risi, as nuk jepet përgjigje në pesë pyetjet gazetareske, bën që të mos mund të vendoset në zhanrin gazetaresk të “lajmit”. E nëse nuk ka lajm, as gazetari analitike, atëherë parashtrohet pyetja se pse ky tekst ka merituar ta fitojë hapësirë mediatike që i është ndarë? Kur të bëhet analiza e diskursit, përgjigja mund të vërehet ndërmjet dy pikave: anshmërisë dhe mospasjes së idesë.

ikkLinku deri te artikulli origjinal: Recension: U zhduk Radmilla Sheqerinska

Data dhe koha e publikimit: 07.05.2014

Data e recensionit: 10.05.2014

Recensues: Мirosllava Burns

Në relacion të ndërsjellë vendosen rezultatet zgjedhore me intensitetin e paraqitjeve publike të një funksionari dhe gjatë kësaj dy gjëra vendosen në lidhje shkak-pasojë. Kjo edhe sipas qëllimeve do të duhej të tingëllonte: Аhа, Sheqerinska fshehet. Ajo të cilës nuk i kushtohet vëmendje është se a ka pasur arsye ose shkaqe që ajo të paraqitet në publik. Në tekst vërehen edhe kualifikime jashtëzakonisht subjektive, të cilat e paraqesin edhe qëndrimin në lidhje me atë që shkruhet, si për shembull fakti se shumat për qiratë janë skandaloze. Me këtë rast, nuk argumentohet skandaloziteti i pretenduar dhe vihet në pikëpyetje natyra e asaj që thuhet, gjegjësisht se a bëhet fjalë për konstatim me qëllim spini ose prapa tij ka ndonjë të vërtetë. Përpjekja e pasukseshme që të simulohen “burimet e informatave” nuk tregon vërtetësi:

Sipas asaj që mund të kuptohet nga rruga e Bihaqit, ajo është aktive në organet partiake, por nuk ka informatë se pse nuk paraqitet në publik.

Përkundër kësaj, dominojnë përjetimet dhe përshkrimet subjektive. Bëhet përpjekje modeste për “analizë”, por kjo është e cekët dhe pa bindshmëri për shkak se pikërisht Sheqerinska është në agjendë. Do të ishte ndryshe sikur të analizoheshin paraqitjet dhe përfaqësimi i më tepër politikanëve përnjëherë, por në këtë rast nuk është ashtu dhe kemi qasje selektive.

Sheqerinska e cila vlente si politikane e cila ishte jashtëzakonisht aktive në rrjetet sociale, në faqen Facebook nuk ka asnjë aktivitet që nga 27 prilli, ndërsa postimi i fundit në Twitter është i dy ditëve më parë.

Nga kjo vërehet anshmëria dhe një ton i etiketimit joproduktiv.

Titulli seriozisht shmanget nga standardet gazetareske ku manipulimi është armik i të vërtetës. Cili do qoftë lexues do të mund të mendonte se Sheqerinska është zhdukur realisht, e bile edhe se mund të jetë rezultat i ndonjë veprimi penal juridik, që nuk është e vërtetë.

Marrë në përgjithësi, nëse tekstit pa burime i shtohet atributi i panevojshmërisë, atëherë publikimi i tij lidhet ngushtë me agjenda që zhvillohen jashtë redaksive. Për këtë tekst duhet të ketë shkak dhe arsye të saktë për t’u publikuar. Çdo elxues mund të pyetet se pse plasohet një produkt i caktuar medatik nëse është e qartë se “tajmingu” dhe përmabjtësia e tij bijnë në testin e informimit profesional. Çdo shembull ku prej asgjësë bëhet diçka, me vete e bart parollën se është manipulativ dhe propagandues.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.