Recension: Trazirat në Ukrainë fillimi i Luftës së Tretë Botërore – çfarë ka parashikuar Nostradamus
Ky tekst që nga fjalia e parë shpërndan frikë dhe merret me thashetheme të thjeshta.
Kriza në Krime mund të rritet në konflikt të përgjithshëm, për të cilin ka paralajmëruar Nostradamusi.
Fillon në mënyrë bombastike, me konstatim si diçka që ka ndodhur ose pak me siguri do të ndodh. Më pas, si bisedë në kafe, teksti merret me „ka thënë-më tha” informata dhe teza të pambështetura. Nuk ka as edhe citate nga momentet e përshkruara nga Nostradamusi, kurse përpunon edhe disa profetë të cilët me sa duket pak ose aspak nuk janë të njohur për publikun. Ndërsa teksti është plot me “çfarë do të ishte nëse do të ishte” e vërteta është krejt e ndryshme nga ajo që autori dëshiron të tregojë. E gjithë kjo do të mund të kalonte në qoftë se teksti ishte vendosur në kolonën “Besoni apo jo,” ose të paktën “zbavitje”. Por ai është vendosur në “Bota“.
Linku deri te artikulli origjinal: Trazirat në Ukrainë fillimi i Luftës së Tretë Botërore – çfarë ka parashikuar Nostradamus?
Data dhe koha e publikimit: 03.03. 2014, 12:50
Data e recensionit: 03.03.2014
Recensues: Vlado Gjorçev
Vërtetësia: Informacion të tillë për luftën e tretë botërore dhe parashikime të tilla, kryesisht,nga Nostradamus, ka vazhdimisht ka në mediume. Kjo nuk do të thotë se ata janë të vërteta dhe të të mbështetura me dëshmi. Madje edhe njerëzit të cilët merren me dokumentet e shkruara të Nostradamusit nuk janë të sigurt se çfarë në të vërtetë “profeti” ka dashur të thotë. Janë përmendur edhe “ekspert të tjerë” të shënuar me iniciale, të cilat duhet të paraqesin profetët. Por nuk ka se ku dhe kur e kanë parashikuar luftën e tretë botërore. Nuk ka citate, dhe as kur dhe ku e kanë parashikuar se lufta e tretë botërore do të fillojë pikërisht nga Ukraina.
Burimet e informatave: E vetmja pikë e përbashkët me “burimin” është përfundimi se këtë e dëshmon T.Çejs, Krem Mitar dhe Milosh Tarabiq edhe Nostradamus.
Përmbajtësia: Teksti është bërë vetëm për shkak të kontekstit të zhvillimeve të fundit midis Rusisë dhe Ukrainës. Nuk ka asnjë qëllim tjetër, por vetëm të frikësoj. Informatat vetëm janë lëshuar, jo të plota, të shkurtuara sipas autorit, pa mos pasur kujdes për tërësinë e informatës. Pretendimet janë hutuese, të përziera me katastrofa natyrore si cunami, vërshime, nga Putini dhe meteorët, si mbretër dhe car. Mbi të gjitha një përzierje e paparë.
Komentim: nëse për një lloj komentimi merren edhe thashethemet e fshatit, i gjithë teksti është komentim në këtë aspekt.
Origjinaliteti/Plagjiatura: Tekste të tilla si kërpudha pas shiut janë paraqitur gati se në të njëjtën kohë. Për edhe nuk mund të vlerësohet se kush ka filluar i pari.
Kualiteti i titullit: Në shkallën nga 1 deri 10 sensacionalizëm, titulli merr notën 10. Është preciz në kontekst për çfarë është dedikuar. Në kësi lloj tekstesh nuk nevojitet pjesë e shkruar, mjafton vetëm titulli që të parashihet se çfarë ka dashur autori të tregoj.
Fotografia: Ka, Nostradamsui i vënë në kontekst të 11 shtatorit dhe kullave binjake në Nju Jork, çfarë donë të paraqes qëndrim se gjithçka që do të lexohet ndoshta do të ngjajë.
Përfundimi: teksti i cili shërben për plotësimin e është vënë në kontekst të aktualiteteve,. Me asnjë dëshmi për saktësi, është shfrytëzuar në situatën aktuale politike në botë e cila është mjaft serioze. Për shkak të seriozitetit të situatës në Rusi dhe Ukrainë teksti shkakton një varg spekulime, pyetje dhe debate në rrjetet sociale. Diçka për të biseduar me një filxhan kafe është vendosur në pjesën për ngjarjet aktuale që ka pushtuar vëmendjen e lexuesve gjithë ditës. Këto tekste, sidomos në një fatkeqësi të tillë politike, duhet pak ose aspak të mos publikohen.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari