Recension: Tamizi para vërshimit, rreziku më i madh në Britani
Jo rrallë herë ndodh që të hasim tituj që në shikim të parë të parë na bëjnë për të qeshur. Lajmin të cilin e recensojmë është pikërisht me një titull të tillë: „Tamizi para vërshimit, rreziku më i madh në Britani”. Në titull është bë një gabim i madh që nuk e lë lexuesin indiferent, thjeshtë kërkon komentim. Me njëherë paraqiten pikëçuditëse dhe pikëpyetje, nga vet kjo lind pyetja ku përveç në Britani ka rrezik për vërshim të Tamizit!?
Linku deri te artikulli origjinal: Tamizi para vërshimit, rreziku më i madh në Britani
Data dhe koha e publikimit: 10.02.2014, 12:44
Data e recensionit: 11.02.2014
Recensues: Olivera Vojnovska
Vërtetësia: Lajmi është marrë nga Agjencia e shtetërore e lajmeve – MIA , e kanë transmetuar shumë mediume tjera deh nuk kishin probleme me vërtetësinë.
Burimet e informatave: Si burim është dhëna MIA , e cila thirret në njoftimin e Agjencisë Britanike për mjedisin hapësinor.
Përmbajtësia: Edhe pse bëhet fjalë për lajm të shkurtër, nuk mund të thuhet se është i plotë. Disi është konfuz dhe krijon huti. Në të vërehen të njëjtat lëshime si në lajmin origjinal . Është e qartë se gjatë përpilimit nuk është tentuar të „punohet“, gjegjësisht të rregullohet që të jetë mi qartë. Si p.sh. ky fragment:
„Zonat në rrezik janë Berkshire dhe Surrey, të cilave u përkasin dhe pjesët jugperëndimore të Londrës, kryeqyteti i Britanisë, deri më tani, nuk është në mesin lokacioneve nën kërcënim, por 2500 shtëpi në Surrey janë shënuar si shumë të rrezikshme”
Kështu që, nga vet lajmi nuk mund të kuptohet lehtë se a ka rrezik për vërshim nga Tamizi në Londër ose jo.
Origjinaliteti/Plagjiatura: Është deklaruar se bëhet fjalë për lajm nga MIA, mirëpo nuk është dhënë link.
Kualiteti i titullit: Titulli është elementi më problematik i lajmit. Nga shpejtimi ose nga mosdija është bë gaf:
„Tamizi para vërshimit, rreziku më i madh në Britani“
Zgjedhja e nëntitullit, gjithashtu është i keq.
„Nivel i lartë rekord gjatë gjithë rrjedhjes së lumit Tamiz gjatë 30 viteve të fundit.“
Mbiemri „rekord” në rastin konkret nuk është zgjidhje e duhur. Në fakt, më shumë është e përshtatshme kur bëhet fjalë për të theksuar progres pozitiv apo rezultate. Rritja e nivelit të lumit Thames nuk mund të trajtohet si një lloj rekordi, edhe pse një qasje e tillë në raportim e kishin pothuajse të gjitha mediumet.
Fotografia: Si ilustrim për lajmin është përdorur fotografia nga Westminster Bridge në Londër e shkarkuar nga interneti pa mos u dhëna.
Përfundimi: Titulli tingëllon si ky lumë në rrugën e tij deri në Detin e Veriut kalon përmes kush e di se sa shteteve! Duke qenë bëhet fjalë për material të marr, është dashur vetëm pak qasje më të matur dhe lajmi do të ishte i saktë. Nxitimi, megjithatë, në kurriz të saktësisë dhe precizitetit, ka rezultuar në një gabim të madh, sepse kjo histori është bërë objekt i talljes në rrjetet shoqërore ku provokuar komente si:
„Ndryshe nga Britania, rreziku nga vërshimi Tamizit në Namibi është dukshëm më i vogël “
„Në Francë tashmë kryejnë evakuimin?“
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari