Recension: Stejt Departmenti: Maqedonia në përgjithësi i respekton të drejtat dhe liritë fetare
Teksti me titull: “Stejt Departmenti: Maqedonia në përgjithësi i respekton të drejtat dhe liritë fetare”, vetëm sipërfaqësisht e shqyrton Raportin për liritë fetare në botë gjatë vitit të kaluar, në pjesën që ka të bëjë me Maqedoninë. Ky material i mangët me vetëm katër fjali nuk e përcjell poentën kryesore të Raportit: “se në Maqedoni politizohen religjioni dhe çështjet fetare”. Fitohet përshtypja sikur artikulli është bërë sa për të thënë se është bërë. Mirëpo, mënyra e këtillë e plasimit dhe e përpunimit të tekstit, nuk është për shkak të mosdijes ose papërvojës, por është më se e qartë se Raporti qëllimisht është trajtuar në atë mënyrë.
Linku deri te artikulli origjinal: Stejt Departmenti: Maqedonia në përgjithësi i respekton të drejtat dhe liritë fetare
Data dhe koha e publikimit: 29.07.2014, 11:42
Data e recensionit: 29.07.2014
Recensues: Оlivera Vojnovska
HESHTJA DHE MARGJINALIZIMI I KRITIKAVE
Teksti i referohet dokumentit zyrtar, mirëpo të dhënat i paraqet në mënyrë tepër selektive. Në fakt, kjo informatë e shkurtër plotësisht i injoron kritikat serioze në adresë të pushtetit, më saktë të partisë në pushtet nga blloku maqedonas:
… koalicioni qeveritar në të cilin dominon partia maqedonase me orientim ortodoks e politizon fenë për qëllimet e saja politike, duke iu referuar bindjeve fetare dhe identitetit të shumicës në vend dhe me ndihmën e KOM-it.
Poashtu, nuk ka asnjë fjalë për atë se:
Tensionet etnike negativisht reflektohen mbi liritë fetare. Politizimi i çështjeve fetare është në rritje dhe ka efekt negativ mbi tolerancën fetare në vend.
Stejt department thekson se ka pasur raporte për keqpërdorime sociale dhe diskriminim nl bazë të përcaktimit fetar, fesë ose praktikës fetare.
Anëtarët e Arkipeshkopisë Ortodokose të Ohrit, e cila ka rreth 100 anëtarë, por që është e pranuar nga Kisha Ortodokse Serbe si kishë e vetme legjitime autonome në Maqedoni, thonë se u janë të nënshtrua sulmeve mediatike dhe mbikëqyrjes nga ana e qeverisë për shkak të refuzimit të tyre që ta pranojnë pavarësinë e KOM-AO-së nga KOS-i.
Disa brenda qeverisë dhe komunitetit mysliman kanë deklaruar se BFI njashtu ka përfituar nga lidhjet e ngushta me qeverinë.
Në kontribut nuk përmendet asgjë për atë se në raportin e Stejt Departmentit është theksuar kontesti i komunitetit bektashian të Maqedonisë kundër Bashkësisë Fetare Islame në lidhje me Arabati Baba Teqen në Tetovë, dhe me këtë rast vlerësohet se fakti që komuniteti bektashian akoma nuk ka status të pranuar në Maqedoni e pamundëson zhvillimin e procedurave në lidhje me kontestin për Teqen.
Përkundër konstatimeve të këtilla në raportin vjetor, teksti që e recensojmë vetëm shkurtimisht i përmend vërejtjet për KOM-in dhe BFI-në, dhe me titullin përpiqet të japë porosi se në dokumentin e Stejt Departmentit nuk janë theksuar aspekte problematike të të drejtave dhe lirive fetare. Që në mënyrë të qartë tregon se në cilën anë anon teksti.
Me heshtjen dhe margjinalizimin e vërejtjeve esenciale, publikut i cenohet mundësia për t’u informuar në mënyrë objektive. Njëkohësisht, është bërë edhe një shkelje serioze e Kodit gazetaresk, me ç’rast është shkelur preambula ku theksohet se “detyra kryesore e gazetarëve është ta respektojnë të vërtetën”, si dhe amandamenti i parë, ku në mes tjerash, thuhet se “gazetari nuk do të fshehë të dhëna thelbësore.”
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari