Recension: Stavreski i këshillon koordinatorët e BDI-së dhe VMRO-së

Një artikull  i pakompletuar, jashtë kontekstit të cilin e sugjëron titulli dhe i përbërë krejtësisht nga komentet e autorit. Ky informacion nuk mbështetet në asnjë burim të vetëm, qoftë ai edhe anonim. Artikulli më tepër i ngjason një komenti, duke marrë parasysh natyrën e tij të lirë dhe subjektive. Në të bëhet interpretim i disa fotografive të thjeshta, të cilat jo medoemos simbolizojnë kontekstin i cili u është dhënë nga autori.

Portalb   Stavreski i këshillon koordinatorët e BDI së dhe VMRO sëLinku deri te artikulli original: Stavreski i këshillon koordinatorët e BDI-së dhe VMRO-së

 Data dhe koha e publikimit: 30.11.2013

Data e recensionit: 02.12.2013

Recensues: Gent Mehmeti

Vërtetësia:  Është e pamundur të verifikohet nëse artikulli është I vërtetë, meqë këtu bëhet fjalë për një mënyrë  të komentimit. Asnjëra pjesë e tekstit nuk është shkruar konform rregullave të informacionit, ndaj dhe kjo pamundëson të vërtetohet nëse teksti përmban legjitimitet ose jo. Megjithatë, komentet e pa thirura në burime nuk duhet konsideruar si të vërteta.

 Burimet e informatave: Në këtë tekst nuk vërehet prania e asnjë burimi. Që të gjitha konstatimet janë sjellur në bazë të perceptimit personal të autorit, i cili përgjat artikullit ka vazhduar të përshrkuan fotografitë me një stil komentues të ashpër. Disa fotografi të cilat janë itegruar në tekst me qëllim ilustrimi, janë tepër të thjeshta për të mbështetur pohimet e autorit. Për më tepër, duket se të gjitha konstatimet frymojnë njejtë, pa kurfarrë diverziteti qëndrimesh.

Përmbajtësia: Lajmi shqyrton aktivitetet të cilat kanë ndodhur mes ministrave dhe deputetëve të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe VMRO-DPMNE-së. Megjithatë, ky shqyrtim nuk është veç një konstatim I thatë I autorit I cili ka tentuar të përfiton poena senzacionaliste në llogari të komenteve të tija. Fotografitë e vendosura, të cilat më tej janë komentuar, madje as nuk ndërlidhen mes veti.

 Anshmëria:  Duket se komentet e autorit I kanë rezistuar anshmërisë dhe kanë arritur të mbesin neutral. Nga ana tjetër, stili inferior i të shkruarit, na pamundëson që të kuptojmë se a është shmangur anshmëria krejtësisht.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Në këtë artikull nuk ka plagjiaturë. Ai është kontribut original i autorit.

 Kualiteti i titullit:  Titulli është tendencioz dhe jo kreativ. Ai tenton që të paralajmëron në mënyrë të qartë për përmbajtjen intriguese të artikullit, duke u shërbyer me senzacionalizëm.

Fotografia: Fotografitë kanë pak të bëjnë me atë që thuhet në tekst. Ato janë pjesë e rëndësishme e këtij artikulli, pasi që autori I ka vendosur në atë mënyrë që të shërbejnë si deskripcion për tekstin e tij. Ai ka bazuar që të gjitha komentet në këto fotografi, duke marur lirinë që ti komenton ato dhe t’u jep kuptimin sipas dëshirës.

Përfundimi: Ky është një shembull klasik se si nuk duhet të shkruhet një artikull. Pothuajse çdo element dominat në këtë tekst, është në kundërshitm me normat e gazetarisë. Që nga komentet e pa kontrolluara, të cilat jo vetëm që nuk janë ndarë nga informacioni, por përbëjnë atë në përgjithësi, e deri te mungesa e krejtësishme e burimeve, artikulli dështon në misionin e tij që të shërben si informues i opinionit.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.