Recension: SKANDAL: A këta njerëz do të flasin për liri dhe pavarësi?

2-nezavisnost-09876-09807-crop-resize

Një gjë nuk e kam të qartë. A është kjo kritikë për mediat “opozitare” apo vetëkritikë për portalin që e ka publikuar tekstin konkret? Të jem i sinqertë, kam përshtypjen sikur kemi të bëjmë me një artikull me simptome të natyrës së ndarë.

2Linku deri te artikulli origjinal: SKANDAL: A këta njerëz do të flasin për liri dhe pavarësi?

Data dhe koha e publikimit:  22.12.2014, 13:47

Data e recensionit: 23.12.2014

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

AKUZA TË FUQISHME NË KËMBË TË DOBËTA

Teksti ka shumë probleme, të cilat janë aq serioze sa që janë në nivel të gabimeve të fabrikës.

E para, cili është qëllimi i tij? Qartazi, arsyen për ekzistim artikulli e kërkon vetëm në qërimin e hesapeve, me prapavijë të qartë politike, me ata “të ndryshmit”. Domethënë, qëllimi nuk është që ta informojë publikun, sikurse çdo artikull normal dhe i besueshëm gazetaresk, por të etiketojë dhe të vendosë në nishan.

E dyta, akuzohen nëpër disa portale në internet se publikojnë tekste të cilat “i dikton opozita” vetëm në bazë të tezave paushalle dhe argumenteve të pasqaruara deri në fund. Vini re, në shtete normale me atmosferë normale mediatike, dikush do të merret në përgjegjësi për shkak se thotë se dhjetëra media “në mënyrë të orkestruar luajnë sipas notave të opozitës”, dhe me këtë rast ofron shumë pak dëshmi. Nuk mundeni dikujt t’ia zeni për të madhe se transmeton informatë të marrë nga ueb-faqja zyrtare e opozitës. Ç’ka të keqe këtu? Nëse opozita plason lajm të rëndësishëm, gjithsesi se të gjitha mediat, e jo vetëm ato “opozitare”, duhet ta publikojnë atë, e jo ta lënë pas dore ose ta publikojnë në fund të ditareve televizive, siç ndodh shpesh.

Pastaj, me ngul theksohet se të gjitha portalet “ndryshe” financohen nga Sorosi, edhe ose një pjesë e tyre publikisht deklaruan se më nuk marrin paraa nga ky fondacion. Një numër i madh i këtyre mediave nuk i fshehin financat e tyre, për dallim nga disa të tjera, dhe poashtu, nuk fshehin se ndonjëherë praktikojnë bashkëpunim të ndërsjellë, para së gjithash, nga buxhetet e vogla, i cili përfshin edhe marrjen e ndërsjellë të teksteve duke theksuar në mënyrë të qartë se bëhet fjalë për artikull të kopjuar. Kjo, gjithsesi, nuk është dëshmia kryesore se dikush u pëshpërit në vesh se si të shkruajnë dhe çka të publikojnë, ose nuk e arsyeton pohimin se “E gjithë kjo tregon se portalet opozitare nuk janë asgjë tjetër, përveç se kopje prej njërit te tjetri”.

Që nebuloza të jetë edhe më e madhe, si një lloj dëshmire merret edhe ajo se disa nga “të inkriminuarit” kanë publikuar tekste me tituj të ngjashëm në të cilat citohet ndonjë qëndrim i “Plenumit studentor”. Përsëri, nuk e kam të qartë se çka është këtu kontestuese? Se transmetohet pozita e kësaj organizate joformale rinore, e cila shumë ia ngatërroi llogaritë qevesirë dhe “reformën e saj arsimor”?! Këto media janë fajtore edhe për atë se njëri prej tjetrit e kanë marrë lajmin se “Drejtoresha e SH.F. Koço Racin paraqitet në spotin e VMRO-DPMNE-së”?! Domethënë, nuk është informatë se njeriu të cilin të gjithë ne e paguajmë që të arsimojë fëmijët, paralelisht bën edhe agjitim partiak, por mëkat është se pse kjo i tregohet publikut. E kjo është me të vërtetë e tepërt. Ky është shembull mediatik për shtrembërimin e realitetit sipas dëshirës dhe nevojës së dikujt. Me të vërtetë nuk dua të jem avokat i një sërë gazetarësh të përmendur dhe të targetuar në këtë artikull, mirëpo nuk mundem të mos e përmend faktin se “kryqëzimi” i tyre në tekts bëhet pa asnjë shkronjë nga qëndrimi apo mendimi i tyre. Domethënë, pala e dytë jo vetëm se nuk është e përfaqësuar, por ajo as që është planifikuar. Prandaj, për çfarë burimesh të informatave dhe për çfarë kredibiliteti mund të flasim kur përmbajtja është e anshme pa asnjë grimcë objektiviteti. Këtë e vërtetojnë komentet si:

“Ata që vazhdimisht flasin për lirinë e të shprehurit dhe pavarësinë, vetë i shkelin parimet për të cilat gjoja se angazhohen, në qoftë se duhet ta kryejnë rolin propagandues që iu është dhënë nga qendra partiake e cila i kontrollon.”

Ose:

“Publikimet e këtilla të orkestruara janë më se të qarta dhe bëhet e qartë se janë kontrolluar nga qendra e njëjtë, e cila vetëm e përcakton detyrën që duhet ta kryejnë dhjetëra njerëz që janë të paguar shumë mirë nga fondacioni i Sorosit që ta kryejnë rolin propoagandues të opozitës.”

 

KRITIKË APO VETËKRITIKË, SHTROHET PYETJA TANI!

Mirëpi, kulmi i gjithë kësaj, është dyfytyrësia që vërehet në gjithë tekstin. Nëse ndonjë medie tashmë ka vendosur t’i gjykojë të tjerët që i takojnë kësaj branshe, atëherë kjo nënkupton se ajo është plotësisht e pastër dhe me kredibilitet që të flasë për gazetarinë. E të jemi të sinqertë, atë që e prodhon ky portal, duke e përfshirë edhe artikullin konkret, ka shumë pak pika të përbashkëta e gazetarinë оbjektive dhe të mirëfilltë.

Prandaj, përsëri, do të pyes se mos rastësisht bëhet fjalë për gabim dhe ndoshta bëhet fjalë për vetëkritikë, e jo për kritikë ndaj të tjerëve.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.