Recension: Sistemi HAARP në Serbi shkak për të gjitha vërshimet në Ballkan | Video

HAARP-0987-09-crop-resize

Tekset e këtilla veçanërisht gjatë ndonjë fatkeqësie janë të rregullta nëpër media. Pse? Për shkak se frika atëherë është më e madhe dhe njerëzit besojnë në gjithçka. Ky tekst është publikuar mu gjatë krizës më të madhe në Serbi dhe në Bosnje, e cila u ndoq me interesim të madh edhe te ne. Për shkak të adrenalinit të shtuar ky artikull shkaktoi vetëm shqetësim më të madh te qytetarët. Ndërsa shkaqet janë të shumta, por më së tepërmi për atë që është i paqartë dhe që është marrë vetëm njëra anë për analizë.

HAARPLinku deri te artikulli origjinal: HAARP fajtor për kohën dhe për disponimin e keq në Maqedoni

Data dhe koha e publikimit: 19.05.2014, 22:39

Data e recensionit: 20.05.2014

Recensues: Vllado Gjorçev

 

ÇËSHTJE PËR FIZIKANËT

Është e vërtetë se ka një sistem me emrin HAARP. Ai duhet, së paku sipas asaj që mund të lexohet, t’i ndjekë lëvizjet jonizuese në atmosferë. Por, më tej është e vështirë (normal ai që nuk është fizikan) ta kuptojë atë. Prandaj, edhe kur paraqiten tekste të këtilla ato janë shumë të lexuara për shkak të maksimës – njerëzit frikësohen nga ajo që nuk e dijnë.

Përmenden disa portale boshnjake, por pa linke.

Teksti ofron vetëm informata që thonë se (me siguri?!) ky sistem është fajtor për vërshimet në Serbi dhe në Bosnje. Shkohet deri atje sa thuhet se sistemi HAARP është fajtor edhe për vërshimet e ardhshme të cilat gjoja do ta kaplojnë Ballkanin. Me këtë rast, përveç mbjelljes së frikës nuk ka asnjë fakt tjetër që do të shkonte në favor të kësaj teze. Nuk ka as mendime të kundërta. Në botë gjithsesi se ka mendime për këtë temë, por teksti nuk i shqyrton ato, por merret me afirmimin e disa, sipas tyre, fakteve.

 

PA DËSHMI DHE MENDIME

Nuk ka anshmëri, teksit është marrë edhe është aktual për shkak të fatkeqësisë në fqinjësi. Përndryshe në kushte “paqësore” as që do të ishte interesant, e as që do te gjendej nëpër media.

Nuk ka komentim, edhe pse nuk ka link deri te artikulli origjinal dhe nuk mund të shihet me saktësi se teksti a paraqet vetëm përkthim të tekstit origjinal apo ndoshta edhe është shtuar diçka, e që është e natyrës personale ose komentuese.

Nuk është origjinal, është theksuar burimi por pa link, e për shkak se portalet i fshijnë lajmet e tyre, vështirë është të arrihet deri te origjinali.

Titulli është i përshtatshëm për gjendjen. Frikëson dhe çon në mendim. Megjithatë, nuk ka as shenjë të pikëpyetjes që të vihet shenja te ndoshta, por titulli implikon se diçka sigurisht është ashtu.

Ka fotografi dhe video, nga diçka që duhet të asocojë në këtë tregim, por pa fakte dhe dëshmi të mjaftueshme. Ato janë sisteme dhe antena, por nuk e dijmë se i ashtuquajturi sistem HAARP ose prej ndonjë hidrocentrali për shembull.

Ky tekst nuk do të duhej të paraqitet, posaçërisht në kohë të ndodhive të këtilla kataklizmike. Ndoshta, kalimthi, në kushte paqësore njeriu edhe mund të informohet edhe për diçka që quhet fshehtësi të fshehura nga përditshmëria, por nuk është gjetur momenti për ta bërë këtë. Në këtë moment më së shumti ka nevojë për tekste qetësuese dhe për ulje të tensioneve dhe të shqetësimeve të njerëzve.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.