Recension: “Sipas të gjitha gjasave do të ketë luftë qytetare”

Ќе-биде-најверојатно-граѓанска-војна-crop-resize

 

“Nxitje e frikës dhe e mosdurrimit”. Kështu një lexuesi yni e sheh këtë tekst, veçanërisht titullin. Mirëpo, ajo që, në fakt, mund të konstatohet nga teksti është se ai bën manipulim politik, me tendencë që të ndërlidhet me tezën e partisë në pushtet, se opozita dëshiron të shkaktojë luftë qytetare në Maqedoni. Ajo që është kontestuese, është se konstatimi i këtillë nxirret nga materialet nga hetimi për rastin “Puçi”, për të cilat akoma nuk është konstatuar, në procedurë gjyqësore, se a janë të vërteta ose jo.

„Ќе биде најверојатно граѓанска војна“Linku deri te artikulli origjinal: “Sipas të gjitha gjasave do të ketë luftë qytetare”
Data dhe koha e publikimit: 05.03.2015
Data e recensionit: 16.03.2015
Recensuese: Аna Anastasovska

“Gjashtë mijë porosi dhe material prej mbi 300 faqesh është rezultati i hapjes së llogarisë në “Skype” të të dyshuarit për rastin “Puçi”, Zoran Verushevski dhe i komunikimit të tij me të dyshuarin e pestë në këtë rast, Gj.L.
Komunikimi, sipas burimeve tona nga hetimi, përmban elemente interesante.”

Аutori i këtij teksti paraqet përmbajtje nga materialet të cilat akoma janë në proces të hetimit dhe prej tyre nxjerr përfundim, që është e palejuar për një tekst profesional gazetaresk. Materialet akoma nuk kanë hyrë në procedurë gjyqësore dhe nuk është konstatuar vërtetësia e tyre. Sipas kësaj, nuk mund të thuhet se ato janë të vërteta, e poashtu, prej tyre të nxirren përfundime, në këtë rast manipulative, që të shkaktohet frikë te publiku.

Kodi i gazetarëve në mënyrë të qartë parasheh se:

Mënyra e informimit në rastet e proceseve gjyqësore duhet të jetë e lirë nga senzacionalizimi. Në proceset gjyqësore duhet të respektohet parimi i supozimit të pafajësisë, të raportohet për të gjithë të involvuarit në kontest dhe të mos sugjerohet vendimi i gjykatës.

Teksti, qartazi, e përkrah tezën e VMRO-DPMNE-së se opozita, në krye me Zaevin, dëshiron të shkaktojë luftë qytetare në Maqedoni. Kryeministri Nikolla Gruevski tezën e këtillë e potencoi edhe në tribunën që u mbajt në QS “Boris Trajkovki”. Ai theksoi se “Tashmë të gjithë e kanë të qartë se çka ndodh dhe kush është caku i kësaj kanonade. Personi Zoran Zaev, është e qartë është i involvuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në aktivitete që kanë për qëllim destabilizimin e vendit”.

“Kjo është vetëm një pjesë e komunikimit ndërmjet këtyre dyve. Hetimi ka edhe shumë për të analizuar, ndërsa pjesët e këtij komunikimi që flasin për “luftë qytetare” janë shumë indikative për atë se çka, në fakt, është bërë fjalë në këtë rast. Megjithatë, hetimi ia ka për borxh publikut edhe shumë përgjigje të tjera.”

Ajo që është indikative është se autori i këtij teksti, me vetë titullin, e nxit idenë për luftë qytetare dhe me vetë këtë përhapet frikë te publiku. Manipulon me lexuesit, edhe pse për këtë nuk ka asnjë vërtetim, dëshmi të forta ose fakte. Askush me siguri deri tani nuk ka thënë se këto materiale nga hetimi, të cila pa dëshirë u paraqitën në disa media, a janë të vërteta.

Teza se opozita dëshiron luftë qytetare, bie në ujë duke i pasur parasysh deklaratat e një pjese të parisë së  LSDM-së. Në fakt, lideri i partisë, Zoran Zaevi, në fjalimin e tij në “Sallën universale”, në mënyr të qartë thekosi:

“As të mos u shkojë ndërmend të bëjnë përçarje ndërmjet njerëzve. Të mos u shkojë ndërmend të bëjnë trazira. Të mos u shkojë ndërmend të kërcënohen dhe të shantazhojnë. Të mos u shkojnë ndërmend skenaret e zeza që u rrotullohen në kokë, ta destabilizojnë vendin. Nuk do të lejojmë destabilizim të Republikës së Maqedonisë!”

Është e vërtetë se “hetimi ia ka për borxh publikut edhe shumë përgjigje të tjera”, mirëpo është e vërtetë edhe ajo se autori i këtij teksti ua ka për borxh t’u tregojë lexuesve se “cila është e vërteta?”.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari