Recension: Shqiptarët nuk janë për union ballkanik, por kryeqytet të jetë Tirana

dnevnik-albancite-ne-se-za1 crop resize

“Kryeministri shqiptar Edi Rama, të martën pasdite e mbajti konferencën e tij të parë onlajn, ku u përgjigj në shumë pyetje të parashtruara nga qytetarët. Vëmendje më të madhe në mediat shqiptare shkaktuan përgjigjet në pyetjet për formimin e unionit ballkanik, të përbërë nga Maqedonia, Serbia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina, i cili, sipas publikut shqiptar, është projekt i rrezikshëm për ringjalljen e Jugosllavisë dhe projekt që i provokon shqiptarët. Kryeministri i Shqipërisë theksoi se projekti për Jugosllavinë e re nuk ekziston dhe mohoi se Sali Bershia ka qenë i përzier në këtë punë, i cili, sipas MPJ-së malazeze, ka dhënë pëlqim për këtë gjatë një vizite të fshehtë në Mal të Zi. ‘Nuk ka projekt të këtillë. Qeveria e mëparshme ka shumë faje, por jo edhe për këtë’ – tha Rama.”

Edhe një artikull për një farë mini-Jugosllavie, e cila do të duhej të ishte zëvendësim për BE-në ose një paradhomë e saj, sipas modelit 4 plus 2, gjegjësisht katë republika jugosllave që nuk janë në BE, plus Kosova dhe Shqipëria. Edhe pse me citimin e mësipërm qartë thuhet se kjo ide nuk gëzon përkrahje të pjesës shqiptare në gadishullin ballkanik, megjithatë redaksia ka vendosur se kjo temë “mba ujë”.

Дневник: Албанците не се за балканска нија, ама главен град да биде ТиранаLinku deri te artikulli origjinal: Shqiptarët nuk janë për union ballkanik, por kryeqytet të jetë Tirana

Data dhe koha e publikimit: 03.10.2013 18:42

Data e recensionit: 07.10.2013

Recensuesi: Ljubomir Kostovski

Vërtetësia: Përsëri theksohet se ministrat për punë të jashtme të gjashtëshes ballkanike janë takuar në margjinat e Kuvendit të përgjithshëm të KB-ve. Është e çuditshme që një takim i tillë, për shumëçka kontraverz, të mos dalë në shesh, së paku në disa media, ose për këtë të mos deklarohen, së paku ata që gjithsesi apriori janë kundër. Posaçërisht i çuditshëm është fakti ku thuhet se më të interesuar për këtë ide janë serbët, e ata nga ana tjetër, realisht janë më afër hyrjes në biseime me BE-në, gjegjësisht tashmë janë duke realizuar një pjesë të agjendës negociatore. Përmenden edhe interesa globale, të cilat gjoja diku janë parë ose janë treguar.

Burimet e informatave: Teksti bazohet në një burim – “Sot news” dhe vazhdimisht e citon atë. Praktikisht kemi ritregim të artikullit të kësaj gazete, por nuk nxirren në “dritë të bardhë” se cilët janë atë burime ruse dhe amerikane që përpiqen të ringjallet, siç thuhet “Jugosllavia e shkurtuar e Millosheviqit, por me Tiranën si kryeqytet”. E as që vërehet se është bërë përpjekje të sigurohen burime vetjake për këtë temë.

Përmabjtësia: Теksti, duke iu referuar tërë kohën storjes së “Sot news”, askund nuk ka qëndrim decid ose deklaratë të marrë prej dikujt për këtë temë. Në teskt ka një referim të ish-minsitrit shqiptar, Aldo Bumçi, por pa ndonjë deklaratë konkrete që do të ishte e vërtetë. Pastaj, në tekst thuhet se Podgorica ka një “po të fortë”, por përsëri pa ndonjë deklaratë ose dokument (fakt) për këtë. Pastaj, ky artikull, gjegjësisht “Sot news” thotë se edhe Shqipëria dhe Kosova do të ishin në favor të kësaj ideje sikur kryeqyteti të mos ishte në Beograd ose në ndonjë qytet tjetër sllav. Pse kjo do t’ua ndërronte mendjen, nuk ka asnë sqarim.

Përjashtim është qëndrimi i Ramës, i cili është cituar, si dhe deklarata e ministrit kosovar “Enver Hoxhaj”, që thotë se është “i shqetësuar” nga kjo ide!

Anshmëria: Pa marrë parasysh shkrimin që është publikuar në “Sot news”, në artikullin që e recensojmë është dashur të verifikohen dy fakte: a ka pasur takim të tillë në New York (të fshehtë) dhe e dyta, a është Maqedonia, siç thotë burimi i tyre kundër, edhe atë vetëm për shkak të zgjedhjes së kryeqytetit. Kjo për shkak se këtu flitet për shumë detaje, e madje edhe për numrin e anëtarëve të parlamentit të ardhshëm ballkanik (60 veta), ku shqiptarët në mënyrë magjike do të kishin shumicë të madhe! Në përgjithësi, artikulli sikur dëshiron t’i japë shtytje kësaj ideje pa mos shumë mund vetjak, por gjithsesi që të arrihet njëfar efekti.

Komentimi: Komenti gjendet në titull. Poashtu, edhe fotografia mund të vlerësohet si komentuese.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Teksti ka nënshkrim, gjegjësisht është theksuar autori, por në esencë, ky  autor nuk ka dhënë asnjë kontribut të tijin në ët, përveç që e ka dhënë përkthimin dhe e ka redaktuar për ta paraqitur para lexuesve. Është bërë një angazhim i konsiderueshëm në pajisjen e tekstit dhe kjo flet për shtytjen e brednshme që një tekst i këtillë të gjendet në faqet e gazetës.

Kualiteti i titullit: Titulli padyshim është origjinal dhe komentues. Në esencë ai përmban një ironi ndaj qëndrimit të pretenduar shqiptar se nuk duan (kon)federatë ballkanike, por se u vjen mirë nëse e kanë kryeqytetin.

Fotografia: Fotografia është mjaft ironike. Në të është paraqitur fotografia e Edi Ramës (politikani, i cili që në start e refuzon këtë ide), por ajo është e ngjitur në një furgon me derë të hapur dhe brenda shohim një përmbajtje tjetër. Porosia është se qëndrimi i Ramës (i shqiptarëve) është i dykuptimtë (mund të ndryshojë) dhe se ekziston një “Kalë Troje” në gjithë këtë punë.

Përfundim: Logjika e ngjarjeve në Ballkan flet se pas pranimit të Kroacisë në BE, të gjitha shtetet e tjera ballkanike janë në një “aut” të thellë. Përjashtim, tani për tani, është Serbia e cila i është afruar pak më tepër Brukselit, e deri diku edhe Mali i Zi. Numri më i madh i vendeve të tjera do të donin ta ngadalësonin Serbinë, dhe të marrin ndonjë kompensim tjetër. Njëkohësisht, përmbahet ideja sa prapa kësaj qëndrojnë Moska dhe Washingtoni!

Teksti sikur dëshiron të përcjellë një porosi të dykuptimtë. Nga njëra refuzohet ideja për parlamentin në të cilin shqiptarët do të kishin shumicë të qartë, e ndoshta “do ta fitonin” dhe kryeqytetin. Por, i këndshëm për veshin është konstatimi se nuk është dëm që “na largohet Brukseli”, në qoftë se ka ndonjë ide tjetër për rregullimin gadishullit ballkanik, për të cilën “kujdesen të tjerët”.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.