Recension: Shokuese: Fëmijët e vaksinuar kanë deri në 500% më shumë sëmundje se sa fëmijët e pavaksinuar

vakcini-09876-098-crop-resize

 

“Nuk shkruhet për “studime shkencore” pa theksuar citime dhe referenca. Edhe më trishtuese është të nxirren përfundime të cilat nuk kanë asnjë lidhje me studimin e realizuar. Madje edhe kërkimi më i thjeshtë në “Google” jep si rezultat një artikull (të vjetër tre vite) që e demanton spektaklin e lartëpërmendur “shkencor”. Ky është komenti i lexuesit që kërkoi të recensohet ky lajm dhe plotësisht ka të drejtë. Teksti që është subjekt i këtij recensioni ka problem me elementet themelore të një lajmi – kush, ku, kur, çka. I gjithë artikulli ka problem edhe me përmbajtësinë edhe me burimet. Nuk ka as burime, as nuk theksohet se cilat studime, përveç “studimit të madh të fundit” (!?), nuk tregohet as se qëndrimet e kujt janë ato që janë shënuar, prej kujt janë marrë. Teksti ka problem edhe me gramatikën. Nëse mund të thuhet me një fjalë, ky është artikull pa fakte, vetëm me supozime.

vakciniLinku deri te artikulli origjinal: Shokuese: Fëmijët e vaksinuar kanë deri në 500% më shumë sëmundje se sa fëmijët e pavaksinuar

Data dhe koha e publikimit:  21. 11. 2014, 18:59

Data e recensionit: 26.11.2014

Recensues: Vllado Gjorçev

 

PUNA ME “GOOGLE TRANSLATE”

Ky tekst është qull i vërtetë. Përveç asaj se është përplot me gabime gramatikore, dhe për këtë arsye vështirë se mund të kuptohet se për çka bëhet fjalë, duket sikur është ngjitur në mënyrë artificiale. Në fakt, nëse teksti lexohet me vëmendje, vërehet se bëhet fjalë për pjesë të veçanta (të pavarura nga njëra tjetra), të cilat janë ngjitur në mënyrë të ngathtë. Kështu është fituar një produkt, i cili nuk ka kalim prej një momenti në tjetrin, por duket sikur është prerë me thikë. Prej së largu duket se është përkthyer me “Google translate”, e pastaj sikur aspak nuk është rregulluar. Kështu, në të shumë fjalë janë shkruar gabimisht.

Teksti gazetaresk, përveç rregullave të cilat duhet t’i respektojë, e të cilat janë kryesore në këtë profesion, duhet të jetë edhe i saktë, korrekt në aspekt gjuhësor dhe i shkruar në mënyrë precize. Lexuesit duhe t’i jepet mundësia që “me të parën” ta interpretojë teksin, pa pasur nevojë që të lodhet dhe t’i analizojë zgjidhjet e mundshme.

“Studimi i madh i fundit i vërteton njohuritë nga studimet e tjera të pavarura ku është krahasuar shëndeti i fëmijëve të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar. Në fakt, të gjitha këto studime kanë treguar se fëmijët e vaksinuar kanë janë sëmurë dy herë më shumë nga sëmundjet dhe alergjitë fëmijërore se sa fëmijët e pavaksinuar.”

Teksti ka problem edhe me burimet dhe të vërtetën. Nuk mund të quhet i vërtetë artikullku si burim është përmendur “studimi i madh i fundit”. Prej ku, kur, kush e ka bërë, ku është publikuar… dhe shumë pyetje të tjera të rëndësishme që mungojnë. Pse atëherë të besohet se me të vërtetë ekziston një studim i tillë? Të mos flasim për atë se teksti nuk ka asnjë link edhe pse në këtë mënyrë janë përmendur edhe disa studime të tjera, që janë pa emër, pa titull dhe pa e theksuar se kush është bartës i hulumtimit. Është shumë e qartë se, çdo hulumtim ka titull dhe bartës të projektit, e poashtu duhet të jetë i publikuar diku.

“Në vitin 1992 në një hulumtim në Zelandën e Re janë anketuar 245 familje me gjithsej 495 fëmijë. Fëmijët janë ndarë në 226 (që janë vaksinuar) dhe 269 që nuk janë vaksinuar, ndërsa 81 familje kanë pasur edhe fëmijë të vaksinuar edhe të pavaksinuar. Dallimet kanë qenë dramatike. Në fakt, te fëmijët e pavaksinuar është vërejtur sa janë sëmurë më pak nga sëmundjet e fëmijëve, për dallim nga fëmijët e vaksinuar.”

Në mënyrën e njëjtë vazhdon teksti edhe më tutje, pa e theksuar asnjë burime të fakteve, as medien prej ku është marrë ky lajm, prandaj nuk mund të bëhet fjalë për objektivitet, relevancë, aktualitet…

Teksit është i gjatë dhe për këtë shkak vetëm vizualisht duket sikur është përmbajtësor. Nëse lexohet me kujdes, vërehet se shumica e informatave janë konfuze.

” A t’i vaksinojnë fëmijët tanë dhe me çfarë vaksinash? Këto janë pyetje që e prekin një numër të madh të prindërve të rinj.

Përderisa disa pa asnjë dyshim dhe ngurrim i vaksinojnë fëmijët e tyre me vaksinat përkatëse sipas vaksinimit kalendarik, të tjerët mundohen t’i shmangen këtij obligimi ligjor në të gjitha mënyrat e mundshme. Këtë e bëjnë para së gjithash për shkak të dyshimit në vetë vaksinat, të cilat lidhen me autizmin dhe metalet e rënda.”

Në fund, teksti në mënyrë epokale pyet se a duhet të vaksinohen fëmijët tanë. Gazetaria duhet të ofrojë përgjigje, e jo të pyesë, mirëpo nga ky tekst nuk mund të nxirret asnjë përfundim. Kur një tezë vetëm do të plasohet se vaksinat janë të lidhura me autizmin, menjëherë fitohet përshtypja se është edhe një kurth konspiracioni. Me këtë rast, artikulli nuk ofron argumente. Kështu, ky konstatim ka për qëllim vetëm të frikësojë. Çështje tjetër është nëse qëllimi ka qenë që të bëhet analizë e vaksinarve dhe për (mos)dëmin e tyre, e të konsultohet edhe ndonjë ekspert. Kjo, në tekst, nuk është bërë, e nuk ka as një deklarat të vetme, qoftë edhe të marrë nga ndonjë artikull tjetër, e që lidhet me këtë temë.

Marrë në përgjithësi, ky tekst nuk ka as kokë e as bisht. Nuk është bërë sipas standardeve gazetareske, nuk ka burime, nuk ka fakte, nuk ka përmbajtje. Edhe pse titulli është bombastik (500%?!), kjo askund nuk është bazuar me argumente. Prandaj tekti edhe iu nënshtrua recensionit me propozim të lexuesit i cili me kujdes ka vërejtur dhe saktësi ka vërejtur se: “është e tmerrshme të nxirren përfundime të cilat aspak nuk kanë kuptim me studimin e përmendur”.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.