Recension: SHOKUESE: 20 kilometra larg Shkupit NATO-ja ka hedhur 10 tonë uranium, ndërsa Kombet e Bashkuara e kanë fshehur këtë edhe pse e kanë ditur

brif_mk__p=134510comment-357-crop-resize

Lajmin që e recenzojmë këtu, është, as më pak e as më shumë, nga shekulli i kaluar. Informatat për të cilat flitet në lajm, sipas Blic-it të Beogradit, për herë të parë janë publikuar në qershor të vitit 1999, në të përditshmen  zvicerane “Le Courier“. Për fat të keq, gazeta zvicerane nuk e ruan arkivin e saj nga shekulli i kaluar në internet (në dispozicion janë vetëm artikujt nga viti 2001 e këndej) dhe nuk mundemi që burimisht ta paraqesim storjen origjinale të gazetarit Robert James Parsons, gazetar “freelance” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, gjurmë nga storja e tij mund të gjenden nëpër shumë dokumente dhe publikime të tjera që e kanë trajtuar temën e bombave me uranium të varfëruar në intervenimin ushtarak të NATO-s në RF të Jugosllavisë në vitin 1999, si për shembull, në Blic-in e lartëpërmendur, Educate-Yourself  i cili me një ton relativisht kritik e trajton përdorimin e pretenduar të bombave me uranium në Serbi dhe në Kosovë.

brif_mk__p=134510comment-357Linku deri te artikulli origjinal: Recension: SHOKUESE: 20 kilometra larg Shkupit NATO-ja ka hedhur 10 tonë uranium, ndërsa Kombete e Bashkuara e kanë fshehur këtë edhe pse e kanë ditur

Data dhe koha e publikimit: 05.03.2014, 17:39

Data e recensionit: 06.03.2014

Recensues: Zoran Bojarovski

 

MANIPULIM GAZETARESK ME TË VËRTETËN DHE GJYSMË TË VËRTETËN

Në njoftimin për media të UNEP-it, аgjencisë së Kombeve të Bashkuara për programe për mbrojtjen e mjedisit njerëzor të datës 21 mars 2000, thuhet se agjencia ka marrë informata prej NATO-s se gjatë intervenimit ushtarak në Serbi në vitin 1999 është përdorur armë me uranium të varfëruar. Por, kjo agjenci, si dhe të tjerat siç janë Organizata botërore e shëndetësisë, UNHCR – аgjencia për refugjatë, Agjencia ndërkombëtare për energji atomike (ИАЕА), si dhe Instituti suedez për mbrojtje nga rrezatimi, që kanë punuar në dëmet ndaj njeriut dhe mjedisit njerëzor nga bombardimi në RF të Jugusollavisë dhe në Kosovë, në njoftimin e njëjtë kanë theksuar se informatat e NATO-s nuk janë të mjaftueshme që shkalla e rrezatimit të mund të matet në mënyrë adekuate.

Këto agjenci, sikurse edhe shumë agjenci të tjera shëndetësore dhe ekologjike me renome, që janë nën patronazhin e UNEP-it, ishin pjesë e Balkans Task Force (BTF), mision që ishte i obliguar ta shqyrtojë kontaminimin e natyrës dhe të mjedisit njerëzor nga intervenimi ushtarak në RF të Jugosllavisë në vitin 1999. Në krye të këtij misioni ishte Peka Haivisto, ish-ministër për mjedisin jetësor i Finlandës, ndërsa i famshmi Bakari Kante ishte anëtar i bordit të misionit të UNEP-it.

Këtë e precizojmë që të theksojmë se nuk ekziston raport i Kantes, por raport i BTF-së. Burimi tjetër i famshëm për këtë lajm, gazetari Robert James Parsons, në vitin 1999 ka arritur të nxjerrë disa informata nga Kante, por nuk bëhet fjalë për ndonjë raport i papublikuar ose i ndaluar. Ai raport është i gatshëm dhe i plotë gjendet në internet (Balkans Task Force).

Të bëjmë një përmbledhje sa i përket vërtetësisë dhe burimeve të kësaj informate që e recenzojmë, që është publikuar në një portal që atë lajm e ka marrë nga një medie tjetër në internet nga Kosova: Lajmi definitivisht është nga shekulli i kaluar (1999), ndërsa është shfrytëzuar vetëm një burim, ai i storjes gazetareske së gazetarit Robert James Parsons që është publikuar në gazetën zvicerane. Kjo, tregoi edhe shqyrtimi jonë i informatave që janë në dispozicion, nuk mjafton që vërtetësia e kësaj storjeje të jetë e plotë dhe gjithëpërfshirëse.

 

NJË LAJM – KONFUZION I DYFISHTË

Që në fillim duhet të jetë e qartë se ne nuk i kontestojmë kontroverzat e lidhura me përdorimin e armëve me municion me uranium të varfëruar, por ta vëmë në pikëpyetje reciklimin e një informate të vjetër 15 vjet. Pse? Nuk ka ka asnjë arsye, ndonjë njohuri të re, të dhëna të reja… Asgjë prej kësaj, përveç motiveve të panjohura të medies nga Kosova që e nxorri këtë informatë nga naftalini. Por, për ne, kjo nuk është e rëndësishme. Por, shumë me rëndësi është se pse, pa asnjë distancë kritike, ky lajm është marrë dhe është publikuar te ne. Aq më tepër, i është dhënë një senzacionalizën i panevojshëm dhe një titull shqetësues.

Kjo nuk është sjellje adekuate profesionale që udhëhiqet nga standardet etike gazetareske. Kjo është një përmbajtje mediatike që shkakton konfuzion të dyfishtë në mesin e lexuesve: еdhe publikohet një lajm bajat pa asnjë arsye, edhe frikësohet populli pa asnjë bazë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.