Recension: Shoku Zaev nuk e deshka pushtetin, do zgjidhje të lirë?!
Si të prishet një raport gazetaresk në tre hapa? Hapi i parë: në mbititull vendoset pyetja si tezë. Hapi i dytë: vendoset titull që ironizon dhe pyet në mënyrë plotësuese. Hapi i tretë: Teksti fillon me komente dhe konstatime të anshme me të cilat sulmohet bartësi i temës së raportit gazetaresk dhe – kryhet puna.
Gjithçka që pason më tutje është brenda kornizave të këtyre tre hapave. Kjo në propagandë quhet kornizim (framing) – kur autori e përcakton kornizën e tekstin ku “hyn” përmbajtja që është përcaktuar nga ajo kornizë.
Ky, shkurtimisht, është rasti me tekstin që e recensojmë.
Linku deri te artikulli origjinal: Shoku Zaev nuk e deshka pushtetin, do zgjidhje të lirë?!
Data dhe koha e publikimit: 04.07.2014
Data e recensionit: 07.07.2014
Recensues: Zoran Bojarovski
Përndryshe, pastaj, trupi i raportit i ka të gjitha elementet e nevojeshme: sfondin, parafrazat, atribuimin e pjesëve të tekstit ose citimet autorëve përkatës në tekst, përshkrimet… Por, e gjithë kjo tashmë është kornizuar nga titulli dhe elementet hyrëse të storjes dhe ajo gjuhë dhe ton i komentimit dhe anshmërisë mbisundon në gjithë tekstin.
Aq më tepër, gjegjësisht të jemi më precizë, në fund të tekstit është dhënë një pjesë e komunikatës së partisë rivale, që është në pushtet, me të cilën korniza mbyllet me kanonadë, që përkon me gjuhën dhe komunikimin partiak, por krejtësisht joadekuate si veprim profesional gazetaresk, pasi shkilet rregulla e distancimit nga subjektet politike, siç thekson neni 14 i Kodit të gazetarëve.
“Raportimi nga proceset policore, veçanërisht nga zgjedhjet, duhet të jenë i paanshëm dhe i balancuar.
Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.”
Në këtë rast, korniza e vendosur që më parë për përmbajtjen e tekstin, e ka eliminuar distancën dhe për këtë arsye lexojmë tekst të anshëm.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari