Recension: Shembuj të ri që udhëheqësinë e LSDM-së e bëjnë fashiste

Нови примери кои раководството на СДСМ го прават фашистичко-crop-resize

 

Teksti që është subjekt i këtij recensioni, në ditën e publikimit ishte subjekt i marrjes masovike nga mediat e tjera, duke i përfshirë edhe agjencitë, dhe për këtë arsye, gjithsesi, e tërheq vëmendjen. Ai, sipas formatit, përmbajtjes dhe strukturës, mundet, eventualisht, t’i përgjigjet diçkaje që do ta quanim koment gazetaresk ose të redaksisë, duke pasur parasysh se nuk është i nënshkruar edhe përkundër gjatësisë serioze, mirëpo assesi nuk përputhet me pozitën ku është vendosur, në mes të teksteve që janë lajme klasike. Kjo, gjithsesi, është vetëm vërejtja iniciale për prezencën e një paraqitjeje tekstuale në ueb-faqe, e cila vendos detyra ambicioze para autorit që të arsyetohet, së pari titulli pamfletist, i cili në vete nuk ka vetëm supozime statistikore (“shembuj të ri”), por edhe supozime ideologjike-teorike (fashizmi i të majtës!).

Нови примери кои раководството на СДСМ го прават фашистичкоLinku deri te artikulli origjinal: Shembuj të ri që udhëheqësinë e LSDM-së e bëjnë fashiste

Data dhe koha e publikimit: 07.12.2014 11:09

Data e recensionit: 08.12.2014

Recensues: Ljubomir Kostovski

“E madhe është lista e qërimit të hesapeve me ata që mendojnë ndryshe, për partinë për të cilën shembujt tregojnë se vetëm deklarativisht angazhohet për demokraci. Një incident i këtillë ndodhi të mërkurën, kur u sulmua banesa e deputetes Ljubica Buralieva. Dera e banesës së saj ishte shkruar me fjalët “Ku… e shitur”, dhe sipas të gjitha gjasave prapa këtij incidenti qëndrojnë aktivistët e LSDM-së.”

Me këtë shembull është bërë “qërimi i hesapeve” me një parti, duke thënë se ajo, nëpërmjet “postierit” të saj i ka dërguar porosi bashkëpartiakes së saj, e cila, siç dihet, e ka bojkotuar qëndrimin e LSDM-së për moshyrje në parlament dhe së bashku edhe me një deputete tjetër ka hyrë në sallën kuvendore.

Fillimisht për numërimin. Në tekst ka vetëm një shembull për këtë temë (kërcënimin), dhe menjëherë bie në ujë edhe ajo se ka “shumë shembuj” nga titulli edhe ajo se “e madhe është lista”… Domethënë kemi, një shembull për të cilin autori e pranon se gjendet në kategorinë “sipas të gjitha gjasave”, mirëpo, gjithsesi nuk ka asnjë fakt pët ta arsyetuar atë. Nuk dihen as motivet, as autori, përveç adresës së porosisë. Këtu duhet theksuar se edhe ky, përndryshe “shembull i vetëm i freskët” i dhunës nga LSDM-ja është adresuar në vend të gabuar, sepse katër ditë më parë vetë Buralieva, në një deklaratë për “Тelegraf”-in qartë tha se nuk dyshon në bashkëpartiakët e saj dhe dyshimin e hodhi mbi një gazetar dhe portalin e tij, i cili, nga ana tjetër, publikisht tha se është i pakënaqur që Buralieva dhe Sollza Gërçeva nuk kanë dashur t’i bëhen garantë për kredi që ka dashur ta marrë, ku gjithsesi, ka mundësi të ketë edhe elemente të reketit, mirëpo populli në këtë shesh, para së gjithash një shaka të suksesshme!

Në kontribut ka përpjekje që në mënyrë të pavërejtshme në numërim të futet edhe Gërçeva e cila u përmend më lartë, mirëpo pa ndonjë shembull të kërcënimit, dhe në këtë mënyrë kjo nuk llogaritet – dhe aq. Në tekstin e gjatë janë numëruar edhe dy shembuj “të plotë” individualë të kërcënimeve të pretenduara nga një e kaluar shumë më e largët (asses të freskëta). Shembulli më i afërt është prej muajit mars të vitit 2013, para pothuajse dy vitesh, kur për preesion është ankuar kryetari aktual i Karposhit, në një emision televiziv, përsëri pa argumente. Dhe i dyti, mund ta qëlloni, është ai i Vllado Buçkovskit nga viti 2006 (!), përsëri, duke iu referuar një kolumne deri tek e cila nuk ka ndonjë link, ndërsa citimi aspak nuk përputhet me “fiokën” kur shkruan – kërcënime! Ka edhe shembuj të tjerë, me të vërtetë komikë, se Radmilla Sheqerinska “nga radhët e para” në mënyrë brutale i ka sulmuar policët para Gjykatës themelore në vitin 2007 ose se tre deputete, përsëri në mënyrë brutale, janë sulmuar nga deputetë të LSDM-së (kur, cilat deputete dhe prej kujt, gjegjësisht kush kanë qenë sulmuesit nuk do ta kuptoni!).

Gjithsesi, shumë i rëndësishëm është edhe segmenti i dytë – përdorimi i mbiemrit fashist, mirëpo në asnjë fjali nuk ka asnjë sqarim për atë se çka nënkuptohet me këtë term dhe me cilin veprim të social-demokratëve lidhet ai.

Nuk ka asnjë arsyetim për pompezitetin në fillim të kontributit, e as nuk ekziston edhe arsyetim minimal në këtë kontekst.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.