Recension: Samsung-u i pagoi 1 miliardë dollarë Apple-it me 30 kamionë monedha prej 5 centësh

Самсунг му исплати 1 милијарда долари-crop-rsize

“Sot në mëngjes mbi 30 kamionë të ngarkuar me monedha prej 5 centësh kanë arritur para zyrave të kompanisë Apple në Kaliforni. Sigurimi i firmës është përpjekur t’i bindë të shkojnë, por disa minuta më vonë drejtori i kompanisë Apple, Tim Kuk ka pranuar një thirrje telefonike nga Samsung-u, me ç’rast i është sqaruar se kompani nga Koreja Jugora ka vendosur në këtë mënyrë ta paguajë borxhin pas kontestit gjyqësore me Apple-in.”

Kështu fillon tregimi satirik që publikut i ofrohet si lajm i vërtetë, Në fakt, kjo informatë satirike është publikuar në shumë ueb-faqe botërore me profil dhe përmbajtje të këtillë që në gusht të vitit të kaluar. Në tekstin që e recensojmë, nuk ka asnjë distancim se bëhet fjalë për tallje dhe askund nuk është theksuar se bëhet fjalë për lajm që është marrë nga një ueb-faqe për “humor dhe satirë”. Ashtu siç është plasuar “lajmi” me titull “Samsung-u i pagoi 1 miliardë dollarë Apple-it me 30 kamionë monedha prej 5 centësh”, shkakton huti te lexuesit se para selisë së kompanisë Apple në Kupertino të Kalifornisë ka ndodhur një “ngjarje” e tillë. Disa nga komentet nën tekstin e publikuar e dëshmojnë mu këtë. Por, disa e kanë “gëlltitur” këtë fabrikat dhe ka vërejtje të tipit: “kanë rrëshqitur”, “dezinformojnë”,  “nuk dijnë as të kopjojnë”…

Самсунг му исплати 1 милијарда долариLinku deri te artikulli origjinal: Самсунг му исплати 1 милијарда долари на Apple во 30 камиони монети од 5 центи

Data dhe koha e publikimit: 20.11.2013, 23:06

Data e recensionit: 23.11.2013

Recensuese: Оlivera Vojnovska

Vërtetësia: БNuk ka kuptim të verifikohet vërtetësia e një lajmi të këtillë të vjetër dhe të kopjuar. Në të është plasuar një gënjeshtër që paraqet shkelje serioze të rregullave gazetareske.

Burimet e informatave: Në tekst nuk është theksuar asnjë burim i informatave, dhe ai është plasur pa pikë profesionalizmi.

Përmbajtësia: Bëhet fjalë për tekst që është krejtësisht i kopjuar, kështu që këtu as që mund të flitet për ndonjë përmbajtësi.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Nuk ka dyshim se materiali është i kopjuar, por nuk mund të thuhet me siguri se prej ku është marrë, Në fakt, informata origjinale është publikuar para më shumë se një viti në një ueb-faqe meksikane për lajme qersharake dhe të trilluara. Së shpjeti u plasuan edhe repordukime të këtij lajmi në media të tjera të huaja me përmbajtje satirike. Pothuajse material identik me titull “Samsung-u ia pagoi dënimin prej 1 miliardë dollarësh Apple-it, por në monedha!“ është publikuar dy ditë më parë – më 18 nëntor, në një ueb-faqe tjetër maqedonase. Vetëm se, po atë ditë në këtë medie është dhënë edhe informata: “Megjithatë Samsung nuk ka provuar ta paguajë dënimin në monedha”, ku sqarohet se bëhet fjalë për lajm të rrjeshëm.

Kualiteti i titullit: Titulli është shkruar në mënyrë senzacionaliste, dhe në të gjendet informata e rrejshme që është plasura në tekst.

Fotografia: Artikulli është ilustruar me fotografi që është shkarkuar nga interneti, ku është paraqitur një pamje se si derdhet një sasi e madhe monedh në një kontejner. Ajo duhet ta rrumbullakësojë rolin manipulativ të “lajmit”.

Përfundimi: Portali u ka ofruar lexuesve një informatë bajate satirike që është publikuar që moti në mediat e huaja, duke vlerësuar se në këtë moment ajo do të paraqesë një lajm interesant për publikun vendor. Është e qartë se “lajmi” i paketuar në këtë mënyrë ka për qëllim ta orientojë lexuesi në përfundim të gabuar. Me veprimin e këtillë, pikë së pari demonstrohet mungesë e përgjegjësisë ndaj publikut. Kjo assesi nuk mund të arsyetohet me trajtimin e lehtë të temave në rubrikën “Argëtim”, ku është publikuar “lajmi”.

Respektimi i parimeve kryesore profesionale dhe etike është standard në gazetari, pavarësisht se a bëhet fjalë për përgatitje dhe plasim i ndonjë teme politike, ekonomike apo ndonjë teme më të lehtë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.