Recension: Rusia – Ukrainës: Dorëzohuni ose sulmojmë në 5 të mëngjesit

03042014-Rusite-napagjaat-N-crop-resize

Lajmin të cilin e recensojmë këtu është një lloj precedenti në praktikën e gazetarisë së  Maqedonisë dhe të themi të vërtetën edhe në botë, sepse në qoftë se ndonjëherë dhe diku është shpallur ndonjë lajm i tillë, ai me siguri se do të hyjë në tekstet shkollore të historisë. Për arsye se autori i këtij recensioni nuk të njohur një fakt të tillë, për atë me siguri të lartë pohojmë se është një precedent, për arsye se, noviteti i paralajmëruar në titull, demantohet vetë në fjalinë e parë.

Që t jemi të drejtë , duhet të themi se këtë informacion me 3 mars e kanë publikuar shumë mediume, por ajo që na shtyu që të zgjedhim këtë medium është publikimi i pakuptimtë i vetë-demantit. Kjo tregon se redaksia ka  pas njohuri për demantin, por janë nënshtruar sensacionalizmit që shkakton pretendimi në titull, edhe pse, kur është botuar nuk kishte asnjë bazë.

03042014-Rusite-napagjaat-NLinku deri te artikulli origjinal: Rusia – Ukrainës: Dorëzohuni ose sulmojmë në 5 të mëngjesit

Data dhe koha e publikimit:: 03.03.2014, 20:01 

Data e recensionit: 04.03.2014

Recensues: Zoran Bojarovski 

Vërtetësia: Sigurisht që nuk është e vërtetë edhe autorët (gazetari dhe redaktori) i këtij informacioni vetë kanë ngritur një deklarim kategorik në titull se Rusia do të sulmojë n Ukrainën në ora 5 të mëngjesit.

Demanti i titullit që e transmeton mediumi i cili i ka publikuar këtë përmbajtje nën një titull të tillë sensacional, vinë nga kreu i Ministrisë së mbrojtjes ruse. Kategorik dhe pa asnjë kalkulim më të vogël.

Burimet e informatave: Mediumi lajmin e të cilit e recensojmë, thirret në agjencinë ruse Interfaks, e njëjta agjenci e cila pak më vonë e publikoi demantin e Ministrisë së mbrojtjes ruse. Nëse vlerësojmë sipas tajmingut kur është publikuar lajmi për gjoja ultimatumin e agjencisë MIA, demanti ka ardhur pas 2 orëve e 10 minutave. Ato dy orë e bëjnë dallimin e madh.

Përmbajtësia: Ka një vështrim interesant kur bëhet fjalë për çështjen e përmbajtjes ose gjithëpërfshirjes me këtë lajm, nga ku si përvojë mund të nxirret, se maturia dhe durimi janë një veti shumë e mirë e gazetarëve. Gjegjësisht, pasqyra  e mediumeve në atë periudhë me (3 mars) kur ky informacion doli në krye të listës të lajmeve aktuale, tregon se një numër i mirë i këtyre mediumeve kanë treguar maturi dhe për një ose dy orë e kanë shtyrë publikimin lajmit. Kjo ka qenë e mjaftueshme që të arrijë demanti dhe pastaj u lëshua në lajmet që rusët të mohuar dhe të argumentojnë se një informacion i tillë është e pakuptimtë.

Lajm i tillë nuk është një lodër dhe është më mirë të pritet një orë ose dy për të kontrolluar dhe madje edhe të publikohet. Kështu, ky lajm bëhet një studim rasti “se si nuk duhet të veprohet”.

Përfundimi: Sa shumë që të jemi të rreptë në vlerësimin tonë, pranojmë: sfida është madhe, të publikohet apo jo? Por, pse të mos kontrollohet edhe me një burim. Që të fitohet në kohë. Në këtë rast çmimi ka qenë „dy orë e 9 minuta” që të jetë i matur një medium relativ. Ky nuk është një çmim i lartë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.