Recension: Rrëfimi i prostitutes së mitur: Në mëngjes në shkollë, pasdite me pasanikë

Исповед-на-малолетна-проститутка-crop-resize

Lajm me titull senzacionalist që e manipulon lexuesin të mendojë se bëhet fjalë për ngjarje që kanë ndodhur në Maqedoni. Me marrjen dhe kopjimin e disafishtë nga njëri portal në tjetrin, lajmi humb elemente të rëndësishme dhe këtu e kemi “të sakatuar” dhe jo të vërtetë, por në masë të njëjtë senzacionale.

Исповед-на-малолетна-проститутка-Наутро-на-училиште-попладне-со-богаташиLinku deri te artikulli origjinal: Rrëfimi i prostitutes së mitur: Në mëngjes në shkollë, pasdite me pasanikë

Data dhe koha e publikimit: 18.11.2013

Data dhe koha e recensionit: 23.11.2013

Recensues: СSonja Zdraveska

Vërtetësia: Nga informatat që gjenden në lajm mund vetëm të supozohet se ato janë të sakta – bëhet fjalë për gjykatën në Romë, për një rrjet të prostitucionit me vajza të mitura, por në tekst nuk ka asnjë referencë (përveç “mediave italiane”), e as ndonjë link deri te burimi që do ta përforconte vërtetësinë e lajmit.

Burimet e informatave: Теksti së pari i referohet një psikiatri, i cili e transmeton deklaratën e një vajze të mitur që është e përfshirë në prostitucion, e që është dhënë në hetim. Më poshtë në tekst përmendet “hetuesi”, kështu që është e paqartë se a bëhet fjalë për njeriun e njëjtë, çfarë hetimi është në pyetje dhe kur ka ndodhur. Fitohet përshtypja se deklaratat e shfrytëzuara janë jozyrtare – por pasi të verifikohet lajmi origjinal që buron nga agjencia ANSA, bëhet e qartë se burimi në fakt është policia italiane, e cila ka publikuar një pjesë të dëshmisë së vajzës.

Përmbajtësia:  ВLajmi është transmetuar në mënyrë jo të plotë dhe sipërfaqësore – janë lënë anash informatat e “mërzitshme” për burimet dhe kohën kur kanë ndodhur ngjarjet, ndërsa janë potencuar dhe janë transmetuar në mënyrë të saktë detajet nga rasti i prostitucionit me vajza të mitura.

Anshmëria: Vërtetësinë e lajmit e dëmton titulli, ku nuk theksohet se kjo ka ndodhur në Itali, që e manipulon lexuesin dhe ia imponon përshtypjen se bëhet fjalë për ngjarje që kanë ndodhur në Maqedoni.

Komentimi: Artikulli është lajm i transmetuar dhe nuk përmban komente.

Plagjiatura: Bëhet fjalë për lajm të kopjuar agjencie, ku nuk ka as link deri te artikulli origjinal, e as që është theksuar burimi i informatave.

Kualiteti i titullit: Problemi kryesor i këtij lajmi është titulli, ku autori, me gjasë që të tërheqë sa më tepër njerëz ta lexojnë lajmin, e le anash informatën kryesore – se ngjarja ka ndodhur në Itali. Kjo paraqet manipulim me lexuesit.

Фотографија: Është publikuar një fotografi e dy vajzave në rrugë, të veshura me veshje provokative, që duhet ta ilustrojë prostitucionin. Fotografia është stereotipe, e poashtu edhe joadekuate – vajzat për të cilat flitet në tekst nuk kanë fituar para duke kërkuar klientë në rrugë.

Gjuha e urrejtjes: Теksti nuk diskriminon, por nëpërmjet përzgjedhjes së fotografisë imponohet një stereotip i caktuar për punëtoret seksuale.

Përfundimi: Ky është një shembull se si një lajm legjitim me transmetim (kopjim) të pakujdeshëm, shndërrohet në artikull senzacionalist me vërtetësi të dëmtuar. Lajmin e transmetuan disa portale maqedonase, por vetëm njëri nga ata e thekson burimin, ndërsa në të njëjtën kohë, detajet për të miturën që ka qenë pjesë e rrjetit të prostitucionit transmetohen në mënyrë precize dhe të detajuar. Lajmit i është vënë titull senzacionalist, që duhet të tërheqë sa më tepër “klikime” pa e theksuar se bëhet fjalë për lajm që ka ndodhur jashtë vendit, që është praktikë e palejuar, por, për fat të keq, e shpeshtë në hapësirën maqedonase të internetit.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.