Recension: Reagime të shumta për shkak të ritualit fetar në shkollë shtetërore

telmaa_00000000000_0000002345-crop-resize

Shembull i mirë i gazetarisë, që mund të jetë edhe kritikuese, por edhe edukuese në të njëjtën kohë, në aspekt të respektimit të standardeve gazetareske, kodit etik, si dhe profesionalizmit. Gazetari hap tema me interese publik. Për t’u lavdëruar është edhe diskursi “i shtrënguar” dhe suksesi i arritur në kohë të shkurtë, sa lejon hapësira e gazetarisë televizive, të vendosen shumë deklarata, të prezantohen pikëpamjet e më tepër palëve ose së paku t’i tregohet shikuesit se gazetari është përpjekur ta kuptojë qëndrimin e të gjitha palëve, por se ata kanë refuzuar ta thonë atë. Ky është kontributi i dytë me radhë, pasi është hapur çështja e kryerjes së ritualit fetar në shkollë.

telmaaLinku deri te artikulli origjinal:  Reagime të shumta për shkak të ritualit fetar në shkollë shtetërore

Data dhe koha e publikimit: 07.12.2013

Data e recensionit: 07.12.2013

Recensues: Мirosllava Burns

Vërtetësia: Faktet e prezantuara në kontributin televiziv, lënë përshtypjen e vërtetësisë mu për shkak të punës së kryer gazetareske, gjegjësisht verifikimeve të bëra, kontaktimit të shumë burimeve, si dhe për shkak të përparësisë së produksionit televiziv në krahasim me gazetat, e ajo është mundësia për të ofruar video inçizime të deklaratave të siguruara, që definitivisht shkon në favor të vërtetësisë. Gazetari i atribuon informatat e tij, që është veprim profesional.

Burimet e informatave: Numri i burimeve të shfrytëzuara është për t’u lavdëruar, e poashtu edhe veprimi i gazetarit t’ia bëjë me dije publikut se cilat burime të cilat i ka kontaktuar kanë refuzuar ta thonë qëndrimin e tyre. Janë shfrytëzuar vetëm burime zyrtare, e ka edhe anketë me prindërit e nxënësve, që është rast i rrallë i paraqitjes së qëndrimeve të tyre në fillim të tekstit.

Përmbajtësia: Теksti është përmbajtësor në aspekt të informatave që prezantohen, gjegjësisht ofron detaje të reja për zhvillimin e situatës, pasi në shkollë është kryer rituali me rastin e festës fetare. Mbahet tensioni, kërkohet përgjegjësi, prezantohet korniza ligjore në kuadër të të cilë smund të veprohet, me çka lexuesit i prezantohen më tepër anë të problemit.

Anshmëria: Nuk mund të vërehet ndoonjë anshmëri nga ana e gazetarit.

Komentimi: Në këtë kontribut televiziv nuk ka komente. Të gjitha deklaratat janë të atribuara ashtu siç duhet, gjegjësisht është theksuar burimi i tyre.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Bëhet fjalë për kontribut të krijuar në mënyrë burimore, ku shihet mundi i gazetarit t’i prezantojë qëndrimet e shumë palëve të involvuara për situatën që është me interes publik dhe që e tërheq vëmendjen e publikut.

Kualiteti i titullit: Titulli është korrekt, por jokreativ. Sidoqoftë, ai e pasqyron thelbësisht temën për të cilën shkruan teksti.

Fotografia: Fоtografia e vendosur është korrekte, është vendosur në mënyrë komplementare që ta plotësojë tekstin dhe videon.

Përfundimi: Bëhet fjalë për produkt shembullor gazetaresk, që është krijuar sipas kritereve të gazetarisë profesionale, që nënkupton diskurs që nuk njeh komentim, konsultim me të gjitha palët e involvuara, video-mbështetje përkatëse dhe diskurs të shtrënguar. Gazetari me një qasje serioze trajton një temë me interes publik, e sistematizon tekstin për ta gjetur se ku është problemi, me çka e kryen në mënyrë profesionale rolin e tij me përgjegjësi shoqërore. Autori në mënyrë kritike trajton një çështje që është me rëndësi për shoqërinë në Maqedoni, në mënyrë adekuate e tërheq vijën e kuqe, por nuk kalon në terrenin e anshmërisë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.