Recension: Rasti “Monstra”: “Gjuajmë të Enjten e madhe që t’ua përgjakim Pashkët”

05302014-Republika-Monstrum-crop-resize

Teksti që e recensojmë është edhe një tekst nga ato që ia siguroi vetes vendin në “murin e turpit” të gazetarisë. Për disa arsye.

Si e para, titulli i tekstit është krejtësisht jokorrekt, keqdashës dhe frikësues. Është marrë nga fjalët përfundimtare të prokurorisë në rastin “Monstra” dhe i vendosur në këtë mënyrë del se është deklaratë e të akuzuarve. Kjo është joprofesionalizëm tendencioz që shkon në favor të nxitjes së mosdurimit ndëretnik në kushte kur vendi jonë është nën presion dhe provokime të vazhdueshme sa i përket ambientit multietnik.

05302014-Republika-MonstrumLinku deri te artikulli origjinal: Rasti “Monstra”: “Gjuajmë të Enjten e madhe që t’ua përgjakim Pashkët”“

Data dhe koha e publikimit: 30.05.2014, 13:57

Data e recensionit: 30.05.2014

Recensues: Zoran Bojarovski

I gjithë teksti, nga i cili del edhe ky titull krejtësisht joadekuat dhe frikësues, është deklaratë politike e prokurorisë që të arrihet “përshtypja artistike” në pjesë e gjykimit të të akuzuarve në procesin “Monstra” për vrasjen e disafishtë te Liqeni i Smillkovës në vitin 2012. E të mos e përmendim atë se emërtimi i aksionit policor për atë rast pastaj vazhdoi të përdoret edhe nëpër media dhe në procesin gjyqësor me çka u prish koncepti i supozimit të pafajësisë derisa nuk dëshmohet vepra.

Askush në publik nuk dyshon se vrasja e lartëpërmendur është një vepër e llahtarshme dhe se autorët duhet të ndëshkohen. Në një proces që nuk do të lë asnjë dyshim se janë gjetur autorët e vërtetë dhe se policia dhe prokuroria i kanë dëshmitë e pakontestueshme, në një gjykim korrekt dhe të drejtë.

Por, në raportimin nga seanca e fundit e këtij procesi në këtë fazë, në tekstin që e recensojmë, përveç kësaj, pjese me ngjyrim poltik nga fjalët përfunimtare të prokurorisë, nuk ka asnjë fjalë për faktet dhe dëshmitë për të cilat prokuroria konsideron se janë të pakontestueshme që të mund të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe në përputhje me këtë të kërkohet dënimi sa më i ashpër.

Ky tekst është shembull për veprim të papërgjegjshëm, i cili në vend që të bëjë një raportim të kujdesshëm dhe të matur nga kjo seancë gjyqësore, i lejoi vetëvetes që ta ndajë vetëm dhe vetëm porosinë politike të prokurorisë, pa menduar se një raportim i tillë do të shkaktojë reagim në një mjedis ku tensionet ndëretnike janë mjaft të ndjeshme.

Dhe në fund, por gjithsesi jo me më pak rëndësi, ky tekst, duke tentuar që ta fshehë qëllimin e tij që të përzgjedhë në mënyrë tendencioze mbetet e paqartë se kush e thotë deklaratën frikësuese të potencuar në titull, e për këtë teksti i referohet raportit të një medie tjetër nga ky gjykim, por me asgjë nuk bën me dijse se teksti burimor është korrekt për shkak se në të, te titulli thuhet qartë se deklarata frikësuese është e prokurorisë publike.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.