Recension: Rada nuk e lejon Brankon të kthehet

www_vecer_com_mk_default_asp_ItemID9F714E665306B54E89B70C0916627D2F-crop-resize

Bëhet fjalë tekst tendencioz i paralajmëruar në vend të dukshëm të gazetës. Ky artikull me titull provokues: „Rada nuk  e lejon Brankon të kthehet!“, del me pohim se ish-kryetari i shtetit dhe ish-lideri social demokratëve, Branko Cërvenkovksi, është personi më i dëshiruar për kandidat të mundshëm për kryetar të shtetit, i paarritshëm në vendin e parë në listat e komiteteve komunale të LSDM-së. Por, me sa duket, nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska në çdo formë të mundshme e pengon kandidimin e tij!

FireShot Screen Capture #198 - 'Рада не му дава на Бранко да се врати!' - www_vecer_com_mk_default_asp_ItemID=9F714E665306B54E89B70C0916627D2FLinku deri te artikulli origjinal: Rada nuk  e lejon Brankon të kthehet!

Data dhe koha e publikimit: 20.02.2014

Data e recensionit: 20.02.2014

Recensues: Olivera Vojnovska 

Vërtetësia: Artikulli është një përzierje e informatave të pabazuara ku edhe nga fakte vërtetësia nuk mund të vërtetohet.  Teza kryesore e plasuar nuk bazohet në fakte, por ne spekulime.  Gjegjësisht autori i panjohur i tekstit përdor formulime „spekulohet”.

Materiali nuk ofron tregues relevant për tu vërtetuar vërtetësia e pretendimeve:

…gati se në të gjithë listat në vend të parë, me shumë nominime, është ish-lideri dhe ish-kryetari i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, mirëpo zëvendëskryetarja Radmilla Sheqerinska në organizatat komunale me të gjitha forcat mundohet të pengojë kandidimin. 

Nuk ka kurrfarë dëshmi për pretendimet:

…nominimi masovik i gati të gjitha organizatave komunale të Cërvenkosvksit, krijon probleme serioze për lidershipin aktual të partisë. Në të shumtën rasteve arsyetimet për organizatat komunale për nominimin e Cërvenkovskit është se ai është kandidati i vetëm i cili mund të bëj ballë kandidatit të partisë qeveritare.  

Deklaratat e deputetit të VMRO-DPMNE, Antonio Miloshovski dhe zëdhëniet të BDI-së, Bujar Osmani (të dhëna në dy pres konferenca) saktësisht janë transmetuar:

Vendimin për kandidatit për kryetar të shtetit nga VMRO-DPMNE do ta sjellin delegatët, e cila është caktuar më 1 mars. Jemi të gatshëm në çdo rast dhe në çdo kohë për çfarë do lloj zgjedhjeve, pamarre parasysh janë presidenciale, lokale dhe parlamentare. Për momentin VMRO-DPMNE nuk diskuton dhe nuk ka vendim për zgjedhje të parakohshme, dhe si e tillë varet nga veprimi i opozitës dhe gjithë aktorëve politikë në RM, pamarre parasysh se bëhet fjalë për koalicionin qeveritar ose janë pjesë opozitës. (Miloshovski )

Nëse nuk ka kryetar konsensual, atëherë BDI aktivisht nuk do të merr pjesë zgjedhjet, por do ta promovojmë idenë para qytetarëve pse në të ardhmen pse duhet kryetar konsensual. (Osmani)

Burimet e informatave: Informata kryesore në tekst bazohet në burime anonime, ndërsa  në pjesën dytë artikullit shfrytëzohen burime zyrtare.

Përmbajtësia: Edhe pse artikulli ka informata për aktivitetet e qeverisë dhe opozitës për zgjedhjet ardhshme presidenciale, nuk është i plotë. Parë nga aspekti i përmbajtësor, aktron si thikë prerëse.

Përderisa në pjesën e dytë pa mos u përmendur burimi dhe pa argumentim dilet me pretendim konkret:

gati se në të gjithë listat në vend të parë, me shumë nominime, është ish-lideri dhe ish-kryetari i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, mirëpo zëvendëskryetarja Radmilla Sheqerinska në organizatat komunale me të gjitha forcat mundohet të pengojë kandidimin…,

Jepen edhe kandidatët tjerë potencial:

I dyti me nominime është bashkëpunëtori i ngushtë Stevo Pendarovski, dhe me njëherë pas tij Vanço Uzunov, nënkryetar i LSDM-së. Në listat janë propozim kandidatët për kryetar Radmilla Sheqerinska, Ilinika Mitrevska, Petar Goshev dhe Denko Malevski …

Pjesa e dytë e tekstit bazohet në burime zyrtare, por lexuesve ju ofrohet informata e njohur teknike nga VMRO-DPMNE :

Vendimin për kandidatit për kryetar të shtetit nga VMRO-DPMNE do ta sjellin delegatët, e cila është caktuar më 1 mars….

Si dhe qëndrimin njohur të BDI-së:

Nëse nuk ka kryetar konsensual, atëherë BDI aktivisht nuk do të merr pjesë zgjedhjet, por do ta promovojmë idenë para qytetarëve pse në të ardhmen pse duhet kryetar konsensual.

Anshmëria: Mënyra sesi është shkruar dhe është plasuar ky material tregon anshmëri për partinë në qeveri. Përshtypja është se qëllimi është krijohet opinion se opozita nuk mund të gjej kandidatë, i cili do të do t mundët të përballet me “madhështinë” e kandidatit e VMRO-DPMNE :

Burimet partiake nga LSDM thonë se nominimi masovik i gati të gjitha organizatave komunale të Cërvenkosvksit, krijon probleme serioze për lidershipin aktual të partisë. Në të shumtën rasteve arsyetimet për organizatat komunale për nominimin e Cërvenkovskit është se ai është kandidati i vetëm i cili mund të bëj ballë kandidatit të partisë qeveritare

Komentim: Artikulli për mbanë elemente komentimi të cilat ofrohen si njohuri të fituara nga burime partiake:

Radmilla Sheqerinska në organizatat komunale me të gjitha forcat mundohet të pengojë kandidimin e Cërvenkovskit.

 

… nominimi masovik i gati të gjitha organizatave komunale të Cërvenkosvksit, krijon probleme serioze për lidershipin aktual të partisë

 

Në të shumtën rasteve arsyetimet për organizatat komunale për nominimin e Cërvenkovskit është se ai është kandidati i vetëm i cili mund të bëj ballë kandidatit të partisë qeveritare

Në stil komentimi është shkruar edhe mbititulli, titulli dhe nëntitulli i tekstit.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Artikulli është pa nënshkrim të autorit, mund të përfundohet se bëhet fjalë për material redaksie.

Kualiteti i titullit: Titulli: „ Rada nuk  e lejon Brankon të kthehet!“  është tendencioz dhe në shikim të parë e tërheq vëmendjen e lexuesve. Në kombinim me nëntitullin:

Partia kërkon që Cërvenkovski të jetë kandidat i LSDM-së për kryetar të Maqedonisë – Kuadri udhëheqës fundoset në dëshprim

E serojnë në tabakë tezën kryesore nga teksti. Në pjesën e dytë nëntitullit vërehet doza e portretizimit, me qëllim është përdorur serbizmi  „rukovodeqi” .

Fotografia: Teksti është ilustruar me fotografi të Cërvenkovksit, ku ai është i nëngjeshur, me cigare në gojë dhe me një pamje prej bosi.

Përfundimi: Materialin që e recensojmë, vetëm jep informatë deri ku është procedura për nominim për president në të dy partitë më të mëdha të bllokut maqedonas. Por, në të vërtetë fokusin e vë në disa lojëra të kurdisura nga bahçja e opozitës. Më pas, shihet brengosja për pengesat, të cilat  supozohet i vënë lidershipi i ri për kandidimin e Cërvenkovksit, çfarë duket mjaft simpatike, duke pasur parasysh se pikërisht kjo gazetë, së bashku me disa mediume tjera e kritikonin çdo lëvizje të Cërvenkovskit.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari