Recension: Qytetarët i thanë Zaevit se qëndrojnë prapa reformave të qeverisë

Граѓаните-му-порачаа-на-Заев-дека-стоја_-http___sitel.com_.mk_gragjanite-mu-po-crop-resizeKy është njëri nga seria e teksteve propaganduese (të publikuara nga media e njëjtë) që i kushtohen paraqitjes së kryeministrit në tubimin partiak në Qendrën sportive “Boris “Trajkovski” (15 mars 2015). Kontributi, pa asnjë distancë kritike, e madhëron liderin e partisë në pushtet, me ç’rast ngjan si një material nga ndonjë revsitë partiake.

Граѓаните му порачаа на Заев дека стоја_ - http___sitel.com.mk_gragjanite-mu-poLinku deri te artikulli origjinal: Qytetarët i thanë Zaevit se qëndrojnë prapa reformave të qeverisë

Data dhe koha e publikimit: 16.03.2015

 Data e recensionit:  17.03.2015

Recensuese: Оlivera Vojnovska

RIPËRTYPJE

Materiali është publikuar një ditë pas tribunës partiake dhe në të, në fakt, vetëm janë “ripërtypur” disa pika nga fjalimi i kryeminstrit. Në fakt, për ngjarjen në sallën “Boris Trajkovski”, më 15 mars, media tashmë kishte raportuar gjerësisht (në disa kontribute), kështu që në artikullin që e recensojmë nuk tregon asgjë të re. Ai le përshtypje sikur është bërë që shikuesve edhe një herë t’u dërgojë porosi se “kryeministri gëzon përkrahje të madhe, edhe atë jo vetëm nga anëtarësia partiake, por në përgjithësi nga qytetarët”. Vetëm se, në këtë artikull, në vend të vlerësimit inicial euforik sе në tribunë janë mbledhur mbi 50.000 qytetarë, megjithatë, përdoret një formulim më i kujdesshëm “dhjetëra mijëra qytetarë”, gjegjësisht “mbi 15.000 qytetarë në qendrën sportive dhe dyfish më tepër jashtë saj”.

ÇDO GJË MIRË PËR PUSHTETTIN

Artikulli me ngulm përpiqet të krijojë atmosferë për drejtësinë e politikave të partisë në pushtet (kryeministrit), e në të njëjtën kohë me të gjitha forcat e sulmon liderin e opozitës. Faktikisht, nëpërmjet gjeneralizimit dhe spinit të llogaritur mirë, nëpërmjet titullit dhe fjalisë së parë, publikut i jepet një porosi manipuluese:

“Qytetarët i thanë Zaevit se qëndrojnë prapa reformave të qeverisë”, “Populli e rrëzoi skenarin e Zoran Zaevit”

Edhe është më se e qartë prezenca masive e anëtarëve partiakë dhe simpatizuesve të VMRO-DPMNE-së, të cilët, sipas një pjese të mediave, në tubim kishin ardhur me аutobusë nga gjithë vendi, kjo assesi nuk mund të interpretohet si përkrahje e gjithëmbarshme popullore dhe besim në projektet e qeverisë! Në këtë kontribut tepër tendencioz, të shkruar në stilin “çdo gjë mirë për pushtetin”, përkrahet edhe teza e partiasë në pushtet se opozita është futur në një skenar komploti kundër vendit të vet:

“Dhjetëra mijëra qytetarë mbrëmë fuqishëm i thanë jo përpjekjes së opozitës që me ndihmën e shërbimeve të huaja ta destabilizojë Maqedoninë.”

Edhe pse bëhet fjalë për një deklaratë krjetësisht të pabazë, media e ngre atë në nivel të të vërtetës së pakontestueshme. Padyshim, të udhëhequr nga ideja për ta diskredituar opozitën dhe liderin e saj, duke u vënë me këtë rast me vetëdije në funksion të qërimit politik të hesapeve. Kjo është e papranueshme dhe e palejueshme për standardet e praktikës së mirë gazetareske, që nënkupton se gazetari duhet të sigurojë distancë nga subjektet politike.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari