Recension: Putini vjen në Beograd me aeroplan “të praruar!

FireShot-Screen-Capture-031-КАНАЛ-5-Телевизија-kanal5_com_mk_vesti_detail_asp_ID50953-crop-resize

Vizita e një udhëheqësi botëror në rajon, të shihet vetëm përmes përshkrimit të avionit është shumë jo serioze. I njëjti informacion është transmetuar edhe të gjitha mediat e tjera pro-qeveritare. Megjithatë është çështje e politikës editoriale, dhe ne do fokusohemi në metodologjinë me të cilën këto të dhëna meritojnë rishikim. Në stilin e serive turke, të dhënat  japin një përshkrim të detajuar të avionit të presidentit rus Vladimir Putin duke njoftuar se“Putini vjen në Beograd me aeroplan të praruar”!.

Të gjitha informacionet e tjera lidhur me këtë vizitë për mediumet janë periferike, edhe data e mbërritjes së Presidentit rus në Beograd.


FireShot Screen Capture #031 - 'КАНАЛ 5 - Телевизија' - kanal5_com_mk_vesti_detail_asp_ID=50953Linku deri te artikulli origjinal:
Putini vjen në Beograd me aeroplan “të praruar! !

Datа dhe koha publikimit: 13.10.2014 11:03

Data e recensionit: 14.10.2014

Recensent: Aleksandar Pisarev

 

A ËSHTË KJO E VËRTETË?

Si ti besojnë informacionit që nuk është thirrur në burim dhe përmbajtja është sensacionale duke e përshkruar avionin presidencial si në seritë turke:

“Në brendësi të avionit “Ilushin” ka tre bare, dhomë për pushim, dhomë pune, banjo me dush dhe lavamanë të praruar. Muret janë të mbuluara me mëndafsh dhe ulëset me lëkurë të çmuar” .

A është kjo gjëja më e rëndësishme në vizitën e Putinit dhe mund të besoni në një përshkrim të tillë të hollësishëm të një avioni presidencial, në qoftë se autori nuk thotë se në cilat burime është thirrur për brendësinë e avionit.

 

NJË NGA ELEMENTET E LAJMIT JANË “KUR? DHE PSE?”

Më e rëndësishme si duket është të tregohet se kur arrin makina e tij, se sa kur dhe pse në rajon vinë presidenti Vladimir Putin.

“Me Aeroplan të veçantë të enjten në Beograd do të arrijë makina e Putinit  Mercedes 5600 Pullman Guard “. Makina do të bashkohet me 30 makina dhe 10 motoçikleta tjera”.

Më poshtë vijojnë detaje tjera lidhur me protokollin e vizitës për të cilën deri në fundin e informacionit nuk mund të kuptohet kur do të ndodh.

“Me dy avionë tjetër do të mbërrijë stafi përcjellës i tij i përbërë prej rreth 150 njerëzve”.

Nuk janë respektuar nenet 1 dhe 4 të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë.

Neni 1.

Gazetari duhet të botojë informata të sakta, të verifikuara dhe të mos fshehë të dhëna esenciale.

Neni 4.

Gazetari duhet ta jep burimin e informacionit.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.