Recension: Pse vazhdon të fshehet lajmi për arrestimin e djalit të Veljanovskit nga mediet maqedonase?!

Është lajm që zgjon interes sidomos për faktin që në Greqi është arrestuar djali i kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski. Sipas këtij lajmi, ai është arrestuar për posedim të mjeteve narkotike dhe të një arme të ftohtë. Fokusimi i këtij lajmi në, siç thuhet,  fshehjen e tij nga mediat maqedonase e bën interesante për analizë. Ky lajm duket i orientuar ngase paragjykon se lajmi është fshehur.

Рецензија: Зошто продолжува да се крие веста за апсењето на синот на Вељановски од македонските медиуми?!Linku deri te artikulli origjinal: Pse vazhdon të fshehet lajmi për arrestimin e djalit të Veljanovskit nga mediet maqedonase?!

Data dhe koha e publikimit: 21.05.2013, 13:29

Data e recensionit: 22.05.2013

Recensues: Bardhyl Zaimi

Vërtetësia: Teksti ka fakte të diskutueshme pasi nuk saktësohet se nga cili medium jane marrë, por vetëm bëhet parafrazimi i reportazhit i cili nuk dihet në cilin medium është publikuar në Greqi.

Burimet e informatave: Në tekst thuhet se lajmi është marrë nga mediat greke, por nuk citohet burimi i saktë se prej cilit medium është marrë. Burimi mbetet i papërcaktuar dhe jozyrtar dhe mund të konsiderohet jorelevant për lajmin.

Përmbajtësia: Lajmi nuk e saktëson burimin nga cili medium grek është marrë, por vetëm e parafrazon se është bërë reportazh nga mediat greke. Gjithashtu nuk ka burime të tjera që duhet të përfshihen në tekst: prononcim nga MPB-ja, nga i arrestuari dhe nga ndonjë medium maqedonas për shkak se thuhet se është fshehur nga ato.

Anshmëria: Është i orientuar politikisht për shkak se vihet në spikamë se është fshehur nga mediat maqedonase, që nënkupton se mund të jenë të kontrolluara politikisht.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Janë sjellë në lajm informacione të pjesshme që nuk mund të verifikohen. Nuk është cituar asnjë burim, por në mënyrë të përgjithësuar.

Fotografia: Është ilustrim standard me foton e atij që fokusohet në tekst. Nuk ka foto nga arrestimi ose ndonjë foto tjetër nga djali i Veljanovskit që ndërlidhet me këtë ngjarje.

Gjuha e urrejtjes: Nuk mund të thuhet që artikulli diskriminon, por në një mënyrë paragjykon në aspketin nacional dhe politik. Është një stereotip që përdoret për të krijuar lajm senzacional dhe të orientuar, jo për të sjellë lajmin, por për të paragjykuar politikisht.

Përfundimi: Ky lajm në aspektin kualitativ ka disa mangësi profesionale. Në lajm nuk citohen burime të sakta, ndërkohe që mbetet i orientuar politikisht. Që në titull lajmi është paragjykues, ndërsa në brendi të tij nuk sqarohet asgjë nga ajo që paralajmërohet në titull. Gjithë kjo e bën këtë lajm më tepër senzacional, të patrajtuar si duhet në aspektin profesional.

Do të duhej të citohej burimi prej nga është marrë lajmi, të zgjerohej me burime të tjera të informacionit dhe të mos paragjykohej në titull se mediat maqedonase e fshehin këtë lajm, sepse kjo qasje hap dilema të tjera brenda tesktit të cilat nuk kanë marrë përgjigje gazetareske.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.