Recension: Protestë kundër pagesës së kontributeve për honoraristët

Протест против плаќањето придонеси за хонорарците-crop-resize

 

Sipas mëngjesit, shihet dita, apo jo. Ashtu është edhe nga jehona e ngjarjes më të rëndësishme në Maqedoni, të hënën, më 22 dhjetor, në numrin më të madh të mediave tona, elektronike dhe të shtypura. Nëse diçka heshtet, gjithsesi tregon edhe për qëndrimin ndaj asaj ngjarjeje post-festum. Domethënë, protesta e honoraristëve, ngjarja për të cilën bëhet fjalë, nuk kaloi në mënyrë “të famshme” edhe gjatë raportimit për të pas ngjarjes! Në disa media nuk pati njoftim për atë që ishte dalja e tretë masovike e popullit nëpër rrugë gjatë 40 ditëve të fundit dhe që, pa asnjë dyshim, ishte një lloj “tërmeti politik”. Jehona e protestës të nesërmen, së paku sipas këtij teksit, ishte, siç prisnim, në standardet e lejuara.

Протест против плаќањето придонеси за хонорарцитеLinku deri te artikulli origjinal: Protestë kundër pagesës së kontributeve për honoraristët

Data dhe koha e publikimit: 22.12.2014, 18:10

Data e recensionit:
23.12.2014

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Të ndërpritet zbatimi i ndryshimeve me të cilat parashihet pagesa e kontributeve për sigurim të detyrueshëm social për honoraret, si  dhe të hapet mundësi për ndryshimin dhe tërheqjen e tyre – theksojnë protestuesit.”

Besoni ose jo, kjo është fjalia e vetme me të cilën duhet të arsyetohet protesta, edhe pse bëhet fjalë për një sërë kërkesash që lidhen me ndryshimin e sistemit tatimor! Këtu, në impresion, nuk e shohim objektivisht motivin për protestë, kohëzgjatjen e saj, përmbajtjen e parave, numrin e protestuesve (i cili edhe ashtu do të minimizohej, megjithatë, është pjesë përbërëse e raportimit normal nga këto ngjarje), organizatorët, përmbajtjen e fjalimeve, si dhe disa detaje që nuk janë të rëndësishme (për shembull, hudhjen e parave të imëta në oborrin e qeverisë). Kështu, i hedhur pa përmbajtje, titulli sugjeron se protestuesit janë kundër parimit të solidaritetit në shoqëri!

Nuk ka nevojë të flitet për atë se sa hapësirë i është dhënë javëv të fundit lavdërimit të kësaj mase të qeverisë. Mirëpo, kjo nuk mjaftoi, kështu që në lajmin për protestën, mbi një të tretën e tekstit ndahet hapësirë për citimin e argumenteve të atyre që, praktikisht janë kundër kërkesave të protestuesve. Në këtë konteskt ka citime nga madje dy institucione – LSM-ja dhe Lidhja e odave ekonomike, e më lartë thamë se nga protestuesit, si arsyetim për motivet e tyre, ka vetëm një fjali nga një njeri anonim apo vetëm si përjetim i raportuesit (nuk është e qartë)!

Aq nga profesionalizimi i këtij teksti.

Ta themi edhe atë se edhe në raportin e parë në versionin onlaj (shih këtu), të publikuar rreth orës 15, kishte disa rreshta, përsëri pa përmbajtje elementare – për organizatorët, pjesëmarrësit, parollat, … vetëm me përshkrim të drejtimit të lëvizjes së protestuesve.

Vetëm si ilustrim – “Al Jazeera Balkans” i kushtoi një pjesë të madhe të lajmeve protestës në Shkup me tre kontribute të veçanta (reportazh i shkurtër nga ngjarja, mini-reportazh për një honorarist dhe intervistë me disa punëtorë kulturorë) në kohëzgjatje prej pesë minutash! Gjithsesi, së paku atje mund të shihet lehtë se cilat elemente kryesore duhet t’i ketë një lajm. Protestuesit nuk janë interesantë për popullin e vet, mirëpo janë interesantë për mediat botërore!

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari