Recension: Pronarit i Miravcit i ka rrahur futbollistët e tij për shkak se nuk ia kanë pasuar topin – djalit të tij!

Газдата-на-Миравци-ги-тепал-своите-фудбалери crop resize

“Deklaroj publikisht se edhe pa mos më ndërruar unë do të largohesha nga klubi për shkak se në ndeshjen me Lokomotivën, ku nuk arritëm të fitojmë gjatë gjithë ndeshjes, në mënyrë vullgare i shante lojtarët dhe në fund të ndeshjes erdhi dhe i ra Tomçe Mizhorovit. Arsyeja – për shkak se nuk ia ka dhënë topin djalit të tij Darko Shterjov. Me këtë krejtësisht e shkatërroi atmosferën në ekip dhe kjo është arsyeja e vetme për mosmarrëveshjen dhe prandaj unë largohem nga klubi”, thotë Shterjovski”.

Portali “mkd.mk”, i cili ka ofertë të madhe të lajmeve sportive tregon se ka lidhje të mira me të ashtuquajturën provincë dhe arrin të nxjerrë tema atraktive edhe atje ku pjesa më e madhe e portaleve të tjera nuk gjejnë asgjë interesante ose edhe më shpesh – nuk u kushtojnë vëmendje. Në këtë rast, një lajm i shkurtër mund të bëhet kronikë shoqërore. Forma e dhënë në fillim le përshtypjen sikur më tepër ka qenë e imponuar nga normat përmbajtësore dhe vizuale të vetë portalit. Tekst, i cili, nëë shikim të parë, duket sikur duhet të shërbejë si shembull për gazetari hulumtuese. Por, pas leximit të tij, shihen disa lëshime, pa marrë parasysh se ai është transmetuar dhe është redaktuar. Dhe ato të shënohen, që të shihet se si një temë e mrekullueshme, me titull të shkëlqyeshëm, pastaj është prishur, sidomos në planin e burimeve të informimit dhe gjithëpërfshirjes.

'Газдата на Миравци ги тепал своите фудбалери зашто не му ја додавале топката на – син му!

Linku deri te artikulli origjinal: Pronarit i Miravcit i ka rrahur futbollistët e tij për shkak se nuk ia kanë pasuar topin – djalit të tij!

Data dhe koha e publikimit: 08.10.2013

Data e recensionit: 08.10.2013

Recensues: Ljubomir Kostovski

Vërtetësia: Nga më tepër artikuj që në mënyrë të vazhdueshme ose ndoshta edhe paralelisht e ndoqën aferën me futbollistin “vetjak” Mizharov, i cili nuk e ka pasuar topin “atje ku duhet”, shihet se në këtë klub ndodhin gjëra të pahijshme, e ka pasur edhe ndryshime të vazhdueshme në këtë klub, me ç’rast janë ndryshuar njerëzit e gabuar. Mediat e sforconin këtë aferë me qëllim që shtëpia e futbollit – FFM-ja, të reagojë, por si duket atje KF Miravci, që garon në Ligën e dytë është i paprekshëm.

Burimet e informatave: Burimi i informatave është njëri nga aktorët në gjithë këtë tollovi në terren, i cili ka dhënë deklaratë për portalin sportiv “Efe”: trajneri i klubi. Ai pastaj është ndërruar. Në bazë, kjo qasje është e njënashme, pa marrë parasysh sharmin që na ofrohet në përshkrimin e ngjarjeve që kanë ndodhur në terren. Është e qartë se këtu kemi një lajm në rrjedhë (që përcillet prej më parë), i cili, siç është rendi, duhet në çdo artikull – qoftë edhe në mënyrë shumë të redukuar – të përfshihet, kështu që ata që nuk janë në rrjedhë me ngjarjen që ka ndodhur në KF Miravci, të “futen në film”.

Përmbajtësia: “Aplikacionet kohore” që mungojnë në këtë teks, pa të cilat nuk do të ketë pasqyrim të plotë të dramës që ka ndodhur në rrethin e Gjevgjelisë, ndikojnë shumë në përmbajtësinë, për shkak se, të përkujtojmë, KF Miravci është ekipi që para disa vitesh ia dhuroi vendin e tij në Ligën e parë KF Vardarit, kur ai duheshte të hyjë në atë ligë. Vardari pastaj u “fuzionua” me klubin nga Miravci, e më pas u harrua emri i fuzionuar dhe Vardari vazhdoi të luajë në Ligën e parë me emrin e vjetër, ndërsa Miravci me po të njëjtin emër vazhdoi të luajë në shoqërinë e vjetër. Para do kohësh, qarqet e larta politike ia morën stadiumin KF Kozhufit nga Gjevgjelia dhe ia dhuruan klubit “Miravci” që ësht skandal që duheshte patjetër të regjistrohet, por si duket kjo dhuratë duheshte të fshehet. Prandaj jepet edhe ky sqarim që të kuptohet se sa njerëzit e fuqishëm të futbollit i kanë borxh KF Miravcit, gjegjësisht pronarit të tij.

Anshmëria: Kështu, diçka që duhet të meriton të jetë kronikë shoqërore, siç thamë më lartë, gazetari e shndërron në një anekdotë të hareshme, që mund të tregohet nëpër kafene dhe bastore një ditë ose dy, por që nuk e prek thelbin: se pronari i klubit Miravci jo vetëm që mund t’u japë flakaresha futbollistëve “vetjakë”, por me gjasë mund të bëjë çka të dojë. Kur një gjest jomoral i inskenuar në FFM me KF Vardarin, i cili “nuk guxonte” të bjerë nga liga, do të vihet si rregull e zakonshme, atëherë gjithçka lejohet në terren! Nuk ka etikë, nuk ka rregulla…

Origjinaliteti/Plagjiatura: Teksti është marrë dhe është kopjuar, që mund të shihet pas një hulumtimi të vogël, nga një ueb-faqe sportive jo shumë e njohur “Sportefe”. Për fat të keq, më mirë do të ishte sikur të ishte marrë në tërësi, së paku do të fitonte në përmbajtësi.

Kualiteti i titullit: Titulli gjithsesi është gjëja më e vlefshme në tekst dhe ai do të mbahet mend si i gjatë (në gazetari ka edhe shkollë të tillë, posaçërisht në mediat kroate). Ai vetëvetiu e transmeton thelbin, ndërsa lexuesin e le që pastaj të kënaqet me detajet, të cilat, për fat të keq, nuk janë të mjaftueshme.

Fotografia: Teksti ka vetëm një fotografi që ilustron një lojë sportive dhe asgjë më tepër e as më ambicioze se aq.

Përfundimi: Ky tekst është shembull se si gazetaria jonë lehtë mjaftohet me anën sipërfaqësore të çështjeve. Një barcoletë e mirë dhe nga druri nuk mund ta shohim pyllin e futbollit ku jetojnë dhe mbijetojnë shumë gjëra që t’i vrasin sytë, vetëm se nuk ka kush t’i përshkruajë ato.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari