Recension: Pronarët e “Netpres”-it të humbur në relacionin SHBA-Qipro, “Republika” në Karaibe

FireShot-Screen-Capture-020-Belize-crop-resize

Hulumtimi,që është pjesë e punimit të përbashkët të tre gazetarëve për pronësinë e internet portaleve në Republikën e Maqedonisë, paraqet një tregim atraktiv. Edhe pse bëhet fjalë për pjesën e parë të hulumtimit, artikulli „vlon” me të dhëna për lidhshmërinë e emrave të personave politikë dhe personave nga komuniteti i biznesit, me firma, pjesë të pronësisë në disa internet –mediume, me qëndrime radikale kritike ndaj opozitës. Mjaft i ilustruar, i mbështetur me pamje grafike për t’i kuptuar më lehtë relacionet e komplikuara politike-afariste-mediatike, për të cilat bëhet fjalë, artikulli paraqet një shembull të mirë të gazetarisë hulumtuese. Kuptohet, pasqyra e plotë për gjithë hulumtimin do të fitohet, pasi të publikohen edhe pjesët tjera.

Рецензија: Газдите на „Нетпрес“ загубени на релација САД-Кипар, „Република“ на КарибиLinku deri te artikulli origjinal: Pronarët e “Netpres”-it të humbur në relacionin SHBA-Qipro, “Republika” në Karaibe

Data dhe koha e publikimit: 4.02.2014, 13:33

Data e recensionit: 10.02.2014

Recensues: Jugosllava Dukovska

Vërtetësia: Duke pasur parasysh se rruga deri te të dhënat që kanë ardhur autorët e artikullit, detalishtë është përshkruar, i verifikueshëm në pjesën më të madhe  për faktet e prezantuara,  mund të konfirmohet vërtetësia e pretendimeve.

Burimet e informatave: Janë shfrytëzuar  burime zyrtare – të dhëna nga ООН, nga Banka Popullore e RM, Regjistri Qëndror. Një pjesë e të dhënave llogariten si publikisht të njohura, edhe pse për ato nuk janë dhënë burime  – se njëri nga biznesmenët që bëhet fjalë është kumbar i ministrit të për transport dhe lidhje, Mile Janakievski dhe se biznesmeni Orce Kmaçev vlen si person i afërt me drejtorin e UBK-së , Mijalkov, i cili, është kushëri i kryeministrit Nikolla Gruevski.

Përmbajtësia: Bëhet fjalë për hulumtimin në temë „Pronësia e internet mediumeve në Maqedoni”, të cilin ë bashku e kanë realizuar tre gazetar, të përkrahur nga BE  në kuadër të projektit „ Observatori i mediumeve në Evropën Juglindore“.

Anshmëria: Përshtypja është se nuk ka ndrydhje të së vërtetës, por janë publikuar fakte deri te cilat kemi arritur nëpërmjet hulumtimit. Më pas, është prezantuar për secilin fakt ndaras, rruga se si është arritur deri te fakti.

Komentim: Një pjesë e fakteve të publikuara janë komentuar.

Kualiteti i titullit: Deri diku i paqartë, pak sa ironik dhe jo shumë kreativ, titulli nuk është ana me e fortë e artikullit.

Fotografia: Fotografitë nuk kanë dhënë autorin, me përjashtim të dy ilustrimeve grafike, harta, me të cilat shpjegohet lidhshmëria në mes firmave, pronarëve të tyre dhe internet mediumeve. Një pjesë janë portrete, a një pesë ilustrime nga Beliz.

Përfundimi: Gazetaria hulumtuese është disiplinë gazetareske seriozisht e lënë anësh, edhe pse ajo paraqet angazhim më serioz, kulminacion në profesionin e gazetarisë, kurse storjet hulumtuese në mbarë botën janë kampion për lexueshmërinë, e fokusit publik, dhe kategoria më e shpërblyer. Në hapësirën mediatike të Maqedonisë, gazetaria hulumtuese me vite është duek vdekur, produksioni modest pothuajse gjithmonë është, në fakt, implementim i projekteve të financuara nga jashtë nga mediumet kryesore, ku punojnë gazetarët-hulumtues. Mirëpo, përsëri, hapësira mediatiek është e përmbytur me vogëlsira, artikuj plotë me kërkesa të pabazuara me fakte dhe tekste shpesh të motivuara vetëm nga nevoja për të transferuar mesazhe ose ofendim të personaliteteve rivale politike ose opsioneve politike që janë kontraktues të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të teksteve të tilla.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.