Recension: Princi Çarlls i thotë Kamillës: “Pijanece, prej teje nuk bëhet mbretëreshë”!

2-09876009977-09800-crop-resize-002

Në shikim të parë duket tekst “i lehtë-zbavitës”, së paku për publikun maqedonas, për shkak se merret me pallatin mbretëror anglez, por del se është tekst problematik edhe atë për disa arsye. T’i numërojmë shkurtimisht: nuk ka kur, nuk ka ku, e gjithsesi nuk ka as ndonjë burim për një informatë të këtillë serioze, e cila bazohet në “dikë” nga pallati i Bakingemit.

2Linku deri te artikulli origjinal: Princi Çarlls i thotë Kamillës: “Pijanece, prej teje nuk bëhet mbretëreshë”!

Data dhe koha e publikimit: 01.06.2014, 02:18

Data e recensionit: 03.06.2014

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

PALLATI I BAKINGEMIT NUK ËSHTË NJËSOJ SIKURSE EDHE SHOU I “KARDASHIJANËVE”

Nëse neve, e kam fjalën për publikun e vendit, lajmet nga pallati mbretëror në Londër më tepër na ngjajnë në show-biz të pastër, besoni se nuk është ashtu në vendet e tjera evropiane, e gjithsesi jo në Britaninë e Madhe, ose në SHBA. Gjatë transmetimit të informatave që kanë të bëjnë me “Familjen nga Uindzori” mediat relevante tregojnë dozë të madhe të kujdesit dhe të ndjesisë për rëndësinë dhe peshën e kësaj familjeje mbretërore, për shkak se, megjithatë, bëhet fjalë për njërën nga monarkitë më të vjetra botërore, e jo por ndonjë shou realiteti të llojit të “Keeping Up with the Kardashians“. Е, pikërisht qasje e tillë vërehet në këtë tekst. Më saktë kemi të bëjmë me artikullt të tipit “filani ka thënë”. Shihni, nuk them se ndoshta nuk ka ndodhur që princi Çarlls t’i ketë thënë bashkëshortes së tij se pi shumë, por në këtë rast kjo na është transmetuar thuajse nga dora e parë. Dikush bile mund të mendojë se ka mundësi që ndonjë portal maqedonas i internetit të ketë burime të tija bredna pallatit?!

Pastaj, nuk kemi lokalizim të qartë se ku ka ndodhur ky incident, kur ka qenë ngjarja, zënka a ka ndodhur para njerëzve të tjerë… Domethënë, kemi informatë që nuk i plotëson elementet kryesore për të qenë lajm.

Në fund, vijmë deri te problemi më i madh – mungesa e burimeve. Është e qartë se me gjasë bëhet fjalë për informatë të marrë prej dikund tjetër, por askund nuk thuhet se prej ku. Kemi citime, edhe nga princi edhe nga bashkëshortja, por e përcaktuar në mënyrë precize se ku dhe kur e kanë thënë atë. Pyetja është se ku të bazohemi që të besojmë në atë që na është ofruar – në burime të portalit maqedonas nga familja mbretërore ang? Qesharake!

 

SHEMBULL PËR GAZETARI TË KEQE “COPY-PASTE”

Prandaj, teksti është me përmbajtje tabloide dhe tepër “i verdhë”, por edhe pse e vendosim në atë zhanr, megjithatë, duhet të potencohet se është jo i plotë. Dikush sikur ka filluar të shkruajë diçka, por nuk e ka kryer punën deri në fund. Më saktë, e pashmangshme është ndjenja se kemi të bëjmë me një tekst copy-paste, por edhe ajo është bërë shumë keq, e të mos flasim për atë se nuk është theksuar se prej ku është “huazuar” materiali, i cili, i treguar në këtë mënyrë, as nuk është nënshkruar si duhet – vetëm emri pa mbiemër!

Titulli Princi Çarlls nga Kamilla: “Pijanece, prej teje nuk bëhet mbretëreshë”! e paralajmëron vijën tabloide të përmbajtjes.

Në fund, nga ajo që u tha lehtë vihet në përfundim se ky tekst nuk është autorial, por është marrë prej dikund, por është transmetuar në mënyrë joadekuate duke mos i respektuar një sërë rregullash gazetareske. Thjesht thënë – keq.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.