Recension: Përsëri aktiv sekti “Trëndafili i kuq” – vetëvritet studentja

05152014-Denesen-Crna-Ruza-crop-resize

Ka shumë gjasa që një dukuri që paraqitet në komunitet të shkaktojë brengosje, e madje mund të jetë edhe shqetësuese dhe paralajmëruese. Mediat duhet të tregojnë me gisht kah dukuritë e tilla, por produktet e tyre mediatike për këto tema duhet të jenë të argumentuara dhe të dëshmueshme sa i përket dukurive të cilat mund të jenë brengosëse. Aq më tepër, tekstet për këto tema nuk duhet të mbjellin pasiguri dhe frikë plotësuese për shkak se nuk janë elaboruar në mënyrë gjithëpërfshirëse të gjitha elementet që një tregim të këtillë gazetaresk do ta bëjnë produkt konstruktiv, e jo senzacionalist, që luan me ndjenjat dhe frikën e njerëzve.

05152014-Denesen-Crna-Ruza-Linku deri te artikulli origjinal: Përsëri aktiv sekti “Trëndafili i kuq” – vetëvritet studentja

Data dhe koha e publikimit: 14.05.2014, 13:18

Data e recensionit: 19.05.2014

Recensues: Zoran Bojarovski

Përveç faktit se një studente në Beograd është vetëvrarë, nuk ka asnjë argument që do të vërtetonte se ajo ka qenë anëtare e ndonjë sekte me emrin “Trëndafili i kuq”. Përveç – perit të zi në dorë. Në tekst nuk ka asnjë burim, asnjë njohës të rrethanave, që do të konfirmonte se peri i zi është element indikativ në vetëvrasjet e pretenduara të pjesëtarëve të këtij sekti.

“Informata” më e pakuptimtë dhe njëkohësisht më e rrezikshme në këtë tekst është referimi në “disa hulumtime” për shkaqet e vetëvrasjeve te të rinjtë dhe përfundimi se sekti për të cilin shkruan media e shfrytëzon këtë që “t’i nxisë” të rinjtë për këtë.

Kur bëhet fjalë për “informata” të këtilla frikësuese nuk mund të kalojë termi “disa”. Kjo është shumë joserioze dhe e rrezikshme. Pohimet e këtilla duhet të mbështeten me burimin e këtyre “informatave”, nëse fare bisedohet për hulumtime reale.

Pastaj, linja e tregimit transferohet në Maqedoni që të mbjellë të dhëna dhe mite të pabazuara për veprimet e këtij sekti dhe për atë se si i zgjedhin viktimat e tyre, në cilat qytete janë më aktivë… Asgjë nga kjo nuk është vërtetuar nga ndonjë burim relevant, njohës, institucion…

Dhe në fund, kur i përmendëm institucionet, a nuk mendoni se në qoftë se numri që e përmend teksti, prej 200 mijë deri në 350 mijë anëtarë të këtij sekti, nuk do të ishte sinjal për ministritë kompetente që të reagojnë, në qoftë se kjo sektë ka karakteristika të tilla.

Nuk ka asgjë nga kjo. Ka vetëm edhe një tekst që don të ketë sa më tepër klikime duke luajtur me frikën e publikut të tij.

SOS_linija_3136-400

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.