Recension: Për portalet e SOROS-it simpatizuesit e VMRO-DPMNE-së nuk guxojnë të jenë prindër

Kurir-Plusinfo-09876-098-crop-resize

 

Bombardimi pothuajse njëjavor i lexuesve dhe shikuesve me deklarat të prindërve me të cilat ata kërkojnë ndërprerjen e grevës së SASHK-ut nga një pjesë e madhe e mediave në vend, kishte edhe kulmin e tij me sulmin mbi mediat që reaguan me arsye në drejtim të kundërt – si mundet prindërit, qoftë ata edhe me libreza partiake të “partisë së vërtetë”, ta kontestojnë të drejtën legjitime për ndërprerje të punës. Në fakt, disa media kësaj ngjarjeje iu qasën me gjerësinë e nevojshme dhe me informata të bollshme nga të gjitha palët e interesuara, që në rastin me këtë artikull është larg nga qëllimi i përcaktuar.

Kurir-Plusinfo-09876-098Linku deri te artikulli origjinal: Për portalet e SOROS-it simpatizuesit e VMRO-DPMNE-së nuk guxojnë të jenë prindër

Data dhe koha e publikimit: 27.01.2015

Data e recensionit: 31.01.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Portali Plusinfo, i udhëhequr nga Branko Gervoski dhe A1On, i udhëhequr nga ish-gazetari i televizionit A1 dhe zëdhënës joformal i Ljube Boshkovskit, Predrag Petroviq, duan ta devalvojnë revoltin e një grupi të prindërve nga Kumanova të cilët nuk pajtohen me grevën e shkollave ku mësojnë fëmijët e tyre.”

Ky citim është shembull tipik se si shkruhet për reagimet e pretenduara të prindërve, fëmijëve dhe për ndërprerjen e mësimit, nëse kjo është tema e lajmit. Që në fjalitë e para fitojmë një “karakterizim”të burimeve të informimit – të kujt janë, kush i ka themeluar, kush i udhëheq, si mund të mendojnë ata njerëz… Ky është një fishekzjarr inicial (spinim i publikut me koment të redaksisë),  me ç’rast elxuesit futen në temë dhe atyre u thuhet se është krejtësisht në rregull që prindërit të kërkojnë që fëmijët e tyre “të mos ngecin në mësim”. Me këtë rast, ashkush prej tyre, bile edhe raportuesi i këtij teksti nuk i pyet prindërit pse nuk bëjnë presion mbi palën tjetër – pse faji nuk është te Ministria për Arsim dhe Shkencë (MASH), për shembull, e cila nuk i sheh grevistët? Kush nuk uletë të tavolinën e negociatave? Madje as nuk ka ndonjë paralajmërim se MASH-i e ka ndërmend të fillojë t’i zgjidhë problemet. Si prindërve, sipas këtij artikulli, assesi nuk u vjen ndër mend shteti si partner social dhe si – nëse asgjë tjetër – ajo nuk është bashkëpërgjegjëse për gjendjet në arsim?

Në fakt, një medie me përgjegjësi duhet të theksojë se konflikti ndodhi në fillim të vitit shkollor (në fund të gushtit), kur grevistët aktualë i dhanë pushtetit afat prej gjysmë viti, me ç’rast mësim do të ketë (dhe kishte një gjysmëvjetor) mirëpu duheshte të ketë negociata të vazhdueshme. Dhe a hyri ministri në negociata? Jo, e interpreton këtë si dobësi të grevistëve dhe gjithçka shkonte me të vjetrën – mësim ka, geociata jo…

Problemi me prindërit e fëmijëve të cilët nuk duan që fëmijët e tyre të rijnë në shtëpi, është, domethënë, në një lloj defekti informativ në qasje, për të cilin, nëse kanë faj “mediat e Sorosit”, mund t’i mësojnë mediat tjera, të cilat edhe ashtu janë në shumicë. Apo ato nuk kanë ndikim? Puna qëndron në atë se ato deri dje thonin se grevë nuk ka, ajo ka dështuar dhe se mësimi zhvillohet! Ja edhe një lajm të tillë të datës 30 janar. A nuk është e çuditshme që prindërit janë të brengosur për një grevë e cila nuk ekziston? Ja edhe një ilustrim në këtë drejtim.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.