Recension: Pendarovski përsëri me ofendime për qytetarët – për të ata janë të korruptuar
Para nesh kemi një tekst tendencioz, manipulativ dhe spinues. Me këtë produkt që ka qëllim të caktuar, publikut i imponohet një konstruksion se kandidati i LSDM-së për kryetar shteti, Stevo Pendarovski, i ka ofenduar qytetarët e Maqedonisë, gjoja, duke i quajtur të korruptuar. Në fakt, është përdorur një fragment prej njëzet sekondash nga paraqitja e tij në tribunën me titull: “Çka duhet bërë që të rifitohet liria” dhe me këtë rast që në fjalinë e parë plasohet një informatë jo e vërtetë se Pendarovski ka thënë:
“Maqedonasi është i korruptuar, konsideron kandidati për kryetar shteti i LSDM-së, Stevo Pendarovski.”
Në këtë mënyrë, faktikisht është bërë shkelje thelbësore e Kodit të gazetarëve, gjegjësisht është shkelur preambula ku thuhet se “detyra kryesore e gazetarëve është ta respektojnë të vërtetën”.
Linku deri te artikulli origjinal: Pendarovski përsëri me ofendime për qytetarët – për të ata janë të korruptuar
Data dhe koha e publikimit: 03.07.2014, 14:26
Data e recensionit: 04.07.2014
Recensues: Оlivera Vojnovska
28 SEKONDA PËR SPIN
Artikulli bazohet në një burim zyrtar – tribuna e organizuar nga opozita e bashkuar. Por, jo që t’i përcjellë pikat e këtij takimi, por që ta nxijë Pendarovskin. Për këtë qëllim, nga fjalimi i tij që zgjat 8:48 minuta është “këputur” një phesë(prej minutës 3:53 deri në minutën 4:21) ku ai flet për korrupsionin zgjedhor.
Praktikisht, vullneti i masës së qytetarëve u kidnapua në mënyrë sistematik, korrupsioni zgjedhor kishte përmasa tmerruese, vlerësimi që e bëra unë me shtabin tim zgjedhor pas zgjedhjeve tregon se në zgjedhjet e fundit të dyfishta, korrupsioni zgjedhor ka qenë më i madh për 30% në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit të kaluar edhe për 50% më i madh se në vitin 2011.
Dhe pikërisht me këtë fragment prej 28 sekondash bëhet spini edhe në tekst edhe në titull: “Pendarovski përsëri me ofendime për qytetarët – për të ata janë të korruptuar”
Edhe pse, siç mund të shihet nga video-materiali të cilin e transmetuan një pjesë e mediave, Pendarovski këtë aspak nuk e thotë, por në rastin konkret bëhet fjalë për interpretim arbitrar të autorit të paemërtuar të tekstit.
INFORMATË E HESHTUR
Poashtu, askund në artikull nuk përmendet se Pendarovski këtë e tha, pasi paraprakisht e paraqiti qëndrimin e tij kategorik (prej minutës 2:33 deri në minutën 3:53) se opozita duhet të qëndrojë në vendimin e saj për veprim jashtëparlamentar.
Në interes të së vërtetës, po e përcjellim atë pjesë të deklaratës së Pendarovskit për shkak se i jep një kontekst krejtësisht tjetër deklaratës së tij:
Domethënë teza kryesore është: assesi nuk ka kthim në institucionin e ashtuquajtur parlament. Asnjë lloj kthimi, me asnjë lloj kushti. Përveç, nëse nuk miratohen kërkesat e opozitës, veçanërisht ajo për qeveri teknike. Dhe ata që nuk e dijnë këtë, mendoj se strategjia e LSDM-së do t’u sqarojë këtë më mirë kur të jetë gati. Bëhet fjalë për katër resorë të rëndësishëm, të cilët duhet të udhëhiqen nga teknokratë, ose nga njerëz për të cilat do të merren vesh pushteti dhe opozita: MPB-ja, financat, puna dhe politika sociale dhe bujqësia. Prje këtu vijnë resurset me të cilat u jepet mitë qindra mijëra njerëz para ditës së zgjedhjeve, ndërsa dita zgjedhore është e qetë. Pra, debati i i pafrytshëm që mund ta zhvillojmë të gjithë ne që konsiderohemi opozitarë, pavarësisht nga anëtarësimi formal në partitë e këtij blloku, është të analizojmë kush është fajtor për humbjen zgjedhore. Ne nuk kishim humbje zgjedhore. Ne nuk e dijmë vullnetin e vërtetë të qytetarëve, për shkak se qindra mijëra njerëzve nuk iu lejua ta thonë mendimin e tyre. Domethënë, mund të bëjmë analizë. Mund të analizojmë se pse dikush ka humbur dhe a është Zoran Zaevi mjaft i mirë, a është Stevo Pendarovski mjaft i mirë, a duhet bërë ndryshime: edhe personale edhe politike edhe ideologjike. Por, jo në këtë situatë.
Është me rëndësi të theksohet edhe ajo se vërejtjet për presionet nga ana e partisë në pushtet (veçanërisht mbi administratën) dhe për keqpërdorimin e resurseve shtetërore për qëllime zgjedhore, u përmendën që në deklaratën për konstatimet dhe përfundimet fillestare për zgjedhjet të misionit mbikëqyrës të OSBE/ODIHR-it dhe KPPE-së.
SULM I SINKRONIZUAR
Toni i theksuar kritikues ndaj Pendarovski, përkujtimi i një deklarate të tij të ngathtë nga periudha zgjedhore, si dhe etiketimi i disa intelektualëve me qëllim që të margjinalizohen prezantimet e tyre dhe tribuna në tërësi, tregojnë qartë se anën e kujt e mban ky artikull joobjektiv. Paraqitja, e pothuajse tekstit identik njëkohësisht në disa media, hap dyshime se bëhet fjalë për sulm të sinkronizuar mbi personalitetin e Pendarovskit.
Dhe krejtësisht në fund, të themi se bie në sy edhe ajo që në vend të ilustrimit nga ngjarja, për tekstin është përdorur një fotografi e vjetër nga Pendarovski (nga zgjedhjet për kryetar të shtetit). Kjo, poashtu, paraqet lëshim dhe e rrumbullakëson përshtypjen se lexuesve u është ofruar një produkt krejtësisht i keq gazetaresk.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari